Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir Gjinishi: Turbulencat mediatike dhe dritëhijet e sulmit tokësor në Gaza

Profecia e “mallkimit të dekadës së tetë” po kthehet në makth kolektiv

by te Sheshi
03/11/2023
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ermir Gjinishi: Turbulencat mediatike dhe dritëhijet e sulmit tokësor në Gaza

Konflikti i rindezur palestinezo-izraelit në 7 tetor dhe rreziku i përshkallëzimit në një luftë rajonale e ndoshta botërore, ka hapur një debat publik në mbarë botën. Përtej aleancave politike, ai dominohet nga ekspertët më të njohur të atij rajoni, në politikë, diplomaci dhe çështjet e sigurisë. Kritikat e dështimit të politikës për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, standartet e dyfishta të ndjekura në mbështetjen e palëve në konflikt duke anashkaluar të drejtën ndërkombëtare dhe skenarët e mundshëm të eskalimit të situatës, janë tri boshtet e këtij debati.

Në Financial Times, ish-shefi i shëbimit britanik John Sawers e vlerëson të paarritshme sipërmarrjen e qeverisë së Netanyahut për shkatërrimin e Hamasit. Sipas tij, objektivi kryesor duhet të jetë stabiliteti në Gaza dhe ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit në një konflikt rajonal.

Gil Troy, profesor në McGill University, shkruan në The Jerusalem Post se dorëheqja e Netanyahut do të ndihmojë Izraelin të kalojë nga politika e turmës dhe ndarjeve, në epokën e një qeverisje serioze të pjekur. Përtej sulmit të 7 tetorit nga Hamas, The Washington Post, në artikullin “Izrael says Hamas is ISIS. But it’s not” i referohet historianit dhe ekspertit të lëvizjeve islamike në Universitetin Haifa të Izraelit Isaac Wiseman, i cili e konsideron Hamasin një organizatë që reflekton realitetin e krijuar në Gaza. Kohë më herët, Amos Oz, autor i 40 librave të përkthyer në 45 gjuhë të botës, përfshirë dhe në gjuhën shqipe, shprehej se Hamasi është një ide. A mund të luftohet një ide me bomba është pyetja retorike?

Ndërkaq, kultura puniste dhe lejfenizmi jonë publik dominant, janë kthyer vërtetë në skenar për humor të zi. Absurdi më i madh në mediat shqiptare këto ditë është përcaktimi me kë je, me Izraelin apo Palestinën? Kjo lloj dikotomie përballë një katastrofë njerëzore ku civilët nga të dy palët mbushin statistikat me viktima të pafajshme, të sjell ndërmend fshikullimin e Hanah Arendt kur thonte se “vdekja e keqardhjes njerëzore është shenja e parë që tregon se kultura e një vendi po fillon të bjerë në barbarizëm”.

Shembulli brilant i një debati publik të hapur vjen nga vetë Izraeli. Mediat reflektojnë ndarjet e brendshme. Kanali N12 dhe N13 kundërshtojnë deklaratat raciste të së djathtës ekstreme qeverisëse dhe dënojnë vrasjen e civilëve në Gaza. Frymëzimin religjioz të Netanyahut në cilësimin e vetes “populli i dritës” dhe palën kundërshtare në konflikt “populli i errësirës”, mediat izraelite e konsiderojnë paranojë. Shoqëria civile proteston për vrasjen e qytetarëve civilë nga të dyja palët. Në parlamentin izraelit Kneset, deputetët e majtë bëjnë përgjegjës Netanyahun për situatën në Gaza. A e shkatërron vrasja e civilëve Hamasin, është dilema që qeveria izraelite nuk po mund ta bindë opinionin publik izraelit.

Pas tre javë luftimesh me mbi 1400 izraelitë dhe 8700 palestinezë të vrarë, nisja e ndërhyrjes tokësore në Gaza ka shtuar mbështetjen ndaj Palestinës dhe e ka vendosur qeverinë e Netanyahut në një pozitë mjaft delikate brenda dhe jashtë Izraelit. Votimi me 120 vota pro rezolutës në OKB javën e kaluar, kritikat ndaj qëndrimeve të njëanshme të Ursula von der Leyen në Parlamentin Europian, deklarata e Borell-it për ekuilibër midis të drejtës së vetmbrojtjes dhe viktimave civile, cilësimi gjenocid dhe krim kundër njerëzimit nga Amnisty International dhe Human Rights Watch të asaj që po ndodh në Gaza apo protestat pro-palestineze në kryeqytet e vendeve perëndimore, po dobësojnë mbështetjen politike ndaj Izraelit. Nga rritja e anti-semitizmit në Perëndim e deri te refuzimi i rikthimit të hebrejve në Dagistan, janë vetëm një pjesë e eskalimeve të paparashikuara.

Shoqëria izraelite nuk është ekstremiste, por ekstremistët pakicë kanë dominuar qeverisjen vitet e fundit. Ndarjet e brendshme sociale e politike në Izrael janë thelluar. Që nga vrasja e Is’hak Rabinit më 1995 nga një ekstremist i djathtë, asnjë qeveri nuk ka mundur të përmbyllë një mandat të plotë katër vjeçar. Ndërsa katër vitet e fundit ka patur zgjedhje çdo vit. E djathta e Netanyahut ka mundur të mbijetojë në koalicion me të djathtët ekstrem dhe ultraortodoksët haridinë që kanë 15 % të deputetëve. Të majtët në qeverinë e unitetit nuk e kanë miratuar ndërhyrjen tokësore në Gaza, ndërsa tre ministra kërcënojnë me dorëheqje për t’a detyruar Netanyahun të marrë përsipër përgjegjësinë e dështimit ndaj sulmit të 7 tetorit.

Kriza demografike është sfida më e madhe që nga themelimi i shtetit të Izraelit më 1948. Deri në 2022 numri i të larguarve nga Izraeli ishte rreth 500 mijë. “Fight or flight” e cilëson gjendjen e shumë izraelitëve e përditshmja Haretz duke theksuar se mbështetja ndaj qeverisë ka rënë në rreth 20%, ndërsa 30% e izraelitëve të moderuar dhe liberalë duan të largohen nga Izraeli për shkak se e ardhmja politike e Izraelit po dominohet nga e djathta ekstreme dhe ultraortodoksët. Kërkesat për emigracion në vendet e BE janë rritur me 15%.

Kriza ekonomike është thelluar. Shpenzimet ditore të luftës janë 246 milion. Deri tani fatura e luftës është rreth 7 miliardë dollar. Sipas Eyal Winter, profesor në Hebrey University of Jerusalem, mobilizimi i 360 mijë rezervistëve paralizon ekonominë e vendit. Sipas Bloomberg, mbi 100 kompani izraelite shënojnë rënie drastike në bursat amerikane. Turizmi është krejtësisht i bllokuar, ndërkohë shpërngulja e 500 mijë izraelitëve dhe mijëra të tjerëve nga territotet kufitare me Gazën të cilat prodhojnë rreth 75% të produkteve bujqësorë, ka impakt katastrofik në ekonomi. Bursa e Tel Avivit shënon rënie drastike ndërkohë që Banka Qendrore ka hedhur 45 miliardë dollar për të mbrojtur monedhën vendase shekel nga inflacioni.

Opinion publik izraelit është i shokuar nga përformanca e sigurisë. Megjithëse ka nga sistemet më të sofistikuara kibernetike në botë, një aleancë hakerash ka vënë në pikëpyetje sigurinë kibernerike në Izrael, nga sulmet në institucione deri tek ndërhyrjet live në televizionet izraelite. Profecia e “mallkimit të dekadës së tetë” po kthehet në makth kolektiv.

Parashikimi për humbje të mëdha të cilat opinioni publik në Izrael nuk mund t’i pranojë po frenon ndërhyrjen tokësore në Gaza. Tunelet e Hamasit, rreth 500 km nëntokë, janë enigma më e madhe e pazgjidhur në planet e ndërhyrjes tokësore izraelite, ndaj SHBA insiston në mosfutjen e trupave në Gaza. Nga ana tjetër, acarimi i vendeve arabe rrezikon t’i kthejë marrëdhëniet izraelito-arabe dekada pas.

Pika më sensitive mbetet e ardhmja e 242 izraelitëve që Hamasi mban si kartë për t’i këmbyer me të gjithë të burgosurit palestinezë. Ndërkohë që Hamasi ka deklaruar 50 pengje të vrarë nga bombardimet, në mugesë të një plani për lirimin e tyre, opinioni i zemëruar izraelit ngre pikëpyetje mbi aktivizimin e protokollit “Hanibal” – “një ushtar i vdekur më mirë se një ushtar peng”.

Por hapja e fronteve të reja në Bregun Perëndimor apo me Hizbullahun në Liban, milicitë shiite në Siri, Irak, Jemen, sipas ekspertëve është e papërballueshme për ushtrinë izraelite. Ankorimi i kapaciteteve ushtarake ruse, amerikane, iraniane, turke, kineze në shtetet kufitare, në Detin Mesdhe dhe Detin e kuq, përtej misionit të frenimit të eskalimeve të mundshme, me futjen në konflikt të aktorëve të tretë rrezikon ta kthejë konfliktin në rajonal, ndoshta dhe më shumë. Ndaj Presidenti Biden insiston se opsioni i zgjidhjes mes dy shteteve është versioni optimal për frenimin e konfliktit. Ata që mendojnë se ekzistenca e Izraelit është në pikëpyetje, janë viktima të paranojave emocionale. Ndërsa ata që mendojnë se Hamasi nuk do të ekzistojë, anashkalojnë mënyrat e adaptimit të një populli për mbijetesë.  Por një gjë është e vërtetë: Izraeli i pasluftës nuk do jetë si Izraeli i paraluftës!

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Aktivistja hebreje nga SHBA: Pse Biden i mundëson Izraelit gjenocid në Gaza

Aktivistja hebreje nga SHBA: Pse Biden i mundëson Izraelit gjenocid në Gaza

Telashet e lojtarit të Bundesligës nga “liria e fjalës”

Telashet e lojtarit të Bundesligës nga “liria e fjalës”

Jeff Bezos, zhvendosja në Miami me pamje nga garazhi ku ai themeloi Amazon

Jeff Bezos, zhvendosja në Miami me pamje nga garazhi ku ai themeloi Amazon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni