Kryeparlamentari, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me kryeministrin Isa Mustafa, ku biseduan për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.
Në fillim të takimit, Mustafa përgëzoi Veselin për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike.
U bisedua po ashtu për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet. /tesheshi.com/