Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: “Vendet e rezervuara”, si modeli i dështuar i KQZ-së

by Te Sheshi
15/06/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: “Vendet e rezervuara”, si modeli i dështuar i KQZ-së

Partia Demokratike ka refuzuar kompromisin për reformën në drejtësi dhe ka deklaruar se do ta japë votën vetëm nëse pranohet që katër institucionet e reja të drejtësisë të ndërtohen me formulën e të ashtuquajturave “vende të rezervuara”, pra, që të ketë një kuotë pozita, e një kuotë opozita.

Këto institucione janë: Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Verifikimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe Komisioni i Apelimit të Verifikimit.

Sipas variantit të draftit, anëtarët e këtyre trupave zgjidhen me një formulë të ndërlikuar. Si bazë janë kritere të përcaktuara qartë, profesionale dhe morale, që kalojnë në filtrin e një këshilli i cili kontrollohet nga SHBA-të dhe BE-ja.

Ndërkaq, nëse do të ndahen sipas modelit pozitë-opozitë, siç e kërkon Partia Demokratike, do të vinim tek modeli që kemi prej vitesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve: një përplasje dhe politizim maksimal, por në fund vendos shumica. Pra, as këtu nuk ka garanci se opozita do të arrijë ta kontrollojë atë që e cilëson si “kapje të drejtësisë” nga Rama.

Dhe duhet pasur parasysh se në KQZ ka një skemë vertikale emërimesh proporcionale. Që do të thotë se, në emërimin e komisionerëve, KQZ-ja vetëm kalon propozimet që vijnë nga partitë për komisionerë vendorë, pa i verifikuar.

Kurse në rastin e institucioneve të drejtësisë, do të ketë emërime dhe shkarkime duke u kaluar në sitë të hollë, dhe, në fund, trupat institucionale që ndërtohen në bazë proporcionale do të votojnë me shumicë. Nëse është shumicë e cilësuar, këto trupa bllokohen, e nëse është shumicë e thjeshtë, emërimet bëhen me mazhorancë kartonash.

Pra, ku jemi? Asgjëkundi!

Por më e keqja e KQZ-së është se të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri tani kanë qenë palo zgjedhje, jo pse njerëzit shkaktojnë probleme në votime, por sepse komisionerët bëjnë hile në numërim. Fusin fletë, ndryshojnë kuti, falsifikojnë procesverbale, ndërkohë që KQZ-ja e kontrolluar nga shumicat administron magazinimin e fletëve të votimit, shtypjen e tyre, duke bërë allishverishe që prishin procesin zgjedhor.

Zgjedhjet janë prishur, pra, vetëm se partitë që e drejtojnë dhe e përbëjnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duan ta devijojnë për pushtet votën popullore.

Pikërisht për këtë model famëkeq, e të provuar si i dështuar, misionet ndërkombëtare të OSBE-ODIHR-it kanë kërkuar që të ndryshohet totalisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas një ndërtimi profesional, dhe jo politik.

Nëse PD-ja me të drejtë kërkon influencën e saj në zgjedhjen e trupave gjyqësore, ka rrugë pa fund, por jo me vende të rezervuara. Ndërkaq, ajo që po kërkojnë jo direkt Basha me Berishën është kontrolli i të gjithë procesit të emërimit apo i filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht kjo pikë konsiderohet si e papranueshme nga ndërkombëtarët, sepse nuk do të kemi asgjë tjetër, por thjesht modelin që kemi patur për 20 vite, me një gjyqtar dhe një prokuror që duhet të bëjë lobim politik për t’u zgjedhur dhe për të qëndruar në punë.

Modele për të ndërtuar trupa gjyqësore profesionale dhe të pastra ka shumë, dhe mund të ndiqen edhe precedentë të përzier apo origjinalë, por në fund nuk ka rrugë tjetër, por shkohet tek vullneti personal dhe ndërgjegjja e çdo gjyqtari, i cili duhet të vendosë me koshiencë të japë drejtësi, se përndryshe nuk do të jetë i tillë.

Njerëzit e kontrolluar, apo marionetat, edhe pse duket se mund të jenë më të brishtë, kthehen në “monstra” pasi u ekspozohen korrupsionit dhe klientëve. Pasi një njeri i tillë nuk ka koshiencë, ngaqë vepron sipas fijeve që ia lëvizin nga lart. Pra, një kukull, por që mund të shkaktojë padrejtësi të pafundme me veprimet e tij apo të saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kryeprokurori Lumezi: Të hetohen Prokurorët që bëjnë lëshime të rënda profesionale

Kryeprokurori Lumezi: Të hetohen Prokurorët që bëjnë lëshime të rënda profesionale

Si të bëjmë sarma me gjethe spinaqi

Si të bëjmë sarma me gjethe spinaqi

Alarmohet policia belge: një grup i ISIS është nisur për në Europë

Alarmohet policia belge: një grup i ISIS është nisur për në Europë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni