Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Rënia e Isës në gropën që hapi Albini dhe një rezyme morale e pasluftës

by te Sheshi
29/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Rënia e Isës në gropën që hapi Albini dhe një rezyme morale e pasluftës

Isa Mustafa ka rënë në grackën politike të Albin Kurtit duke e arrestuar në ditën që lideri real i Vetvendosjes e kishte planifikuar si kohën më të përshtatshme për t’u përballur me rivalët e tij.

Por nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës ka vulosur një akt që përçan edhe më shumë shoqërinë, e ndan edhe me shumë vendin dhe ka e majisur edhe më shumë plagën e shoqërisë së ndarë dhe të traumatizuar shqiptare.

Albini sfidoi pushtetin dhe, si një “gjuetar” i sprovuar e “joshi prenë” e tij për të ardhur aty ku donte. Dhe normalisht, opozitari reaktiv i ka shënuar vetes në CV-në e tij të pasur me arrestimin dhe burgosjen në ditën e Festës Kombëtare. Dhe jo nga regjimi serb por nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Në fakt, Isa Mustafa, si kryeministër dhe menaxhues i situatës së djeshme, meqë partia e tij mban edhe Ministrinë e Brendshëm, do të duhej të jepte një mesazh të qartë e të fortë më 28 nëntor: pajtimin dhe bashkimin drejt një shteti më të mirë të të gjithëve dhe për të gjithë, dhe jo një pjesë kundër të tjerëve.

Mustafa, njeriu që ka pushtetin më të madh, ditën e djeshme nuk duhej ishte fare para dilemës nëse duhej vendosur ose jo autoriteti i një shteti të rrëzuar nga Albin Kurti dhe opozitarët që ia kanë bërë mankth jetën në Kuvend.

Pasi një pushtet i ka të gjitha, “edhe gurin edhe arrën”, mosarrestimi i djeshëm i Albinit do t’i jepte Mustafës një mundësi për të udhëhequr një proces që shkon drejt një paqtimi dhe rrugëtimi të përbashkët për zgjidhur ngërçin politik.

Dhe këtë proces normalisht që duhet ta udhëheqë mazhoranca, pasi ka numrat, ka forcën si dhe legjitimitetin për ta bërë atë.

Nëse Mustafa kërkon të vëndos në vend nderin e nëpërkëmbur të shtetit nga ana e Albin Kurtit, atëherë kishte më shumë se dy rrugë, por dy po i themi tani: e para ishte mbyllja e festë-protestës pa asnjë reagim, pa asnjë incident, edhe me tentativën djallëzore për ta sfumuar, dhe sot kishte gjithë ditën para për ta bërë atë që bëri dje, me duart dhe forcën e policisë; e dyta, policia mund të udhëhiqte një proces juridik duke shkuar në gjykata dhe të kërkonte ndëshkimin me kundravajtje penale, pra me gjobë ndaj tribunit opozitar për aktin e rëndë të hedhjes së bombës tymuese në Kuvend.

Vetë arrestimi në ditën më të rëndësishme për shqiptarët, që për shumë simbolizon dritën në kohën kur ishin në errësirë, të cilëin ditë e kanë festuar edhe kur kanë qenë në burgjet serbe, është një vendim, e pakta i menduar gabim, pasi intepretimi shkon edhe më tej: tek një inat me 28 nëntorin që në fakt në Kosovë jo rrallë herë shfaqet.

A nuk ndodhi vjet në mes të Prishtinës kur u përurua busti i Ismail Qemalit dhe analistë si Berat Buzhala sulmuan Edi Ramën, duke folur për vlera të ndryshme e të tjera nga ato me shqiptarët e Shqipërisë zyrtare?!

Realisht, që për prej çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb në vitin 1999, shteti i ri ka shfaqur përditë e më shumë mungesa vlerash dhe vit pas viti është hapur humnera e madhe e krimit, korrupsionit, por edhe e ndarjes së shoqërisë në pjesë që ndërtojnë bunkere dhe ushqejnë urrejtjen mes vedit.

Ndryshe nga Bosnja që ka problem të mëdha mes etnive, Kosova është një shtet homogjen me 80% shqiptarë që fare lehtë mund të niste rrugëtimin drejt një shteti e shoqërie model, mjaft që të kishte vullnet të mirë prej atyre që do e udhëhiqnin.

Por nuk ndodhi kështu. Sapo u çlirua Kosova, u dhanë sinjalet e para që lufta më armë me shkjaun paska qenë hiçgjë në raport me tjetrën që po trokiste, ajo mes vedi për arsye të paarsyeshme. Përplasja e parë dhe e madhe shoqërore ishte mes përkrahësve të UÇK-së dhe kundërshtarëve të tyre. Në faqet e shtypit u hodh helm e qelb me shumicë duke mbjellur vetëm urrejtje dhe akuzuar për krime monstruoze njëri-tjetrin.

Më pas nisi urrejtja mes vetë luftëtarëve, të cilët për pushtet u grinë mes njëri-tjetrit.

Nuk kaloi shumë dhe nisi gjuetia e arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së, që nga heronj të Kosovës u kthyer në njerëz që duhet të përgjigjen për krime, por ndaj kujt?!

Vitet ecnin dhe në sfond u shfaqën të tjera vatra konfliktualiteti dhe urrejtje. Një gjueti shtrigash nisi ndaj figurave dhe sjelljes fetare, që vijon sot e kësaj dite, duke mos kursyer dhe aty prangat. Pra, nuk qenka vetëm Albin Kurti “delja e zezë” e punëve të mbrapshta të një udhëheqësie. Ah, sikur ta kuptonin…se janë ata vetë!

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Një pemë rekord, me plot 518.838 drita (video)

Një pemë rekord, me plot 518.838 drita (video)

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hisni Shaqiri: Flamuri shqiptar jo vetëm në nivel lokal po edhe shtetëror

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hisni Shaqiri: Flamuri shqiptar jo vetëm në nivel lokal po edhe shtetëror

E gjen në rrugë dhe e shpëton, falënderimi e mirënjohja e qenit të lë pa fjalë

E gjen në rrugë dhe e shpëton, falënderimi e mirënjohja e qenit të lë pa fjalë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni