Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Rama-Meta, të ndarët që kanë frikë të shpallin divorcin

by te Sheshi
04/07/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Rama-Meta, të ndarët që kanë frikë të shpallin divorcin

Nëse Edi Ramës, Ilir Meta iu desh të fitonte një siguri për të mundur Sali Berishën, sot pas 3 vjetësh qeverisjeje të përbashkët, u kuptua se koalicioni me LSI-në nuk u bë në asnjë ditë një aleancë politike, e gjithashtu strategjike, por ishte vetëm një ndarje zonash influence, apo më mirë të definohet si “plaçkë pushteti”.

Në kulmin e synimit politik të së majtës shqiptare të shpallur që në fushatën e zgjedhjeve të 2013-ës, pra spastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit, e ashtuquajtura: reforma në Drejtësi, e cila ka mobilizuar një lobing të pazakontë ndonjëherë, po sheh një ndarje drastike, gati- gati antagoniste, ndërmjet dy aleatëve në qeveri, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Nëse kreu i LSI-së do të donte ta votonte reformën në Drejtësi, ajo do të miratohej pa asnjë problem. E thotë matematika: PS ka 63 deputetë, LSI 20,  PDIU-ja 5, ndërsa 4 votat e tjera janë gjetur pa u mbyllur dita.

Por LSI-ja nuk e ka premtuar votën “pro” reformës, pasi Ilir Meta nuk i beson Edi Ramës, siç ky fundit nuk i beson kreut të LSI-së.

Ata kanë qeverisur me zona të blinduara influence, ku asnjëri nuk prekte zonën e tjetrit, dhe të dy palët i kanë punuar intriga pas shpine shoqi- shoqit.

Por aleanca qeverisëse mes Edi Ramës dhe Ilir Metës është prishur realisht pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, atëherë kur po bënin negociatat për qeverinë e re.

Kur kreu i LSI-së kërkoi për vete Ministrinë e Drejtësisë, të cilën Rama ia kishte premtuar avokat Ngjelës dhe kishte marrë për këtë edhe “ok”-in paraprak të aleatit të tij.

Ministër i Drejtësisë që u emërua në atë kohë ishte i besuari i Metës, Nasip Naço. Pas largimit, ai deklaroi se nuk kishte marrëdhënie me kryeministrin e tij, madje tregoi se reforma në Drejtësi është përgatitur pa e llogaritur fare atë.

Naço u largua dhe në vend të tij u emërua Ylli Manjani, i cili nuk ka asnjë raport me shefin e tij kryeministër.

Madje merr pjesë në mbledhjet e qeverisë kur mungon Rama. Zakonisht dërgon zëvendësat.

Ka kërkuar publikisht hetime për ministrat e qeverisë ku bën pjesë dhe ka hartuar deklarata kundër sitës së gjyqtarëve dhe prokurorit nga komisioni i Vettingut.

Ministrat e LSI-së sulmojnë apo fajësojnë shpesh kolegët e tyre të kabinetit nga PS-ja për probleme apo skandale, siç ndodh dhe anasjelltas.

Rasti më i fundit është pas grabitjes në Rinas, ku Ninistria e Brendshme e Tahirit fajëson Transportet e Haxhinastos se ka injoruar raportin për sigurinë në Rinas.

E nga ana tjetër, Sekretari i LSI-së, Luan Rama sulmon Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për lejimin e grabitjes.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sulmon kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk ka ndrequr rrugën ku ndodhet selia e partisë së tij dhe e akuzon për vendime partiake.

Kurse mediat pranë LSI-së, kanë ditë që e kanë bërë fakt se Edi Rama do të japë dorëheqjen pas 21 korrikut dhe po vënë skedina se kush do ta zëvendësojë, Majko apo Veliaj.

Këtë e thotë Artur Zheji, analisti par exellance pranë kreut të LSI-së, në një shkrim të tij të fundit, ndërkohë që në disa më përpara e ka të vulosur se Edi Rama do të rrëzohet.

Atëherë pse nuk shpallet e mbyllur martesa politike Rama-Meta, kur ata thuajse nuk kanë lidhje fare, edhe pse takohen dy herë në javë?!

Por duket se është diçka më shumë dhe më e rëndë, që siç duket do të ndodhë pas 21 korrikut dhe mund të ketë zhvillime më drastike se përmbysje karrierash.

Edi Rama, përsërit non-stop frazën “koalicioni funksionin” si për të bindur se politikisht qëndron e kundërta.

Me Metën, por edhe ministrat e tij, Rama komunikon me kode që shërbejnë si ushqim për mediat, por jo si zhvillim politik i koalicionit që si i tillë nuk ka funksionuar asnjëherë.

Ai vazhdon thjesht si inerci dhe dy krerët flenë të veshur dhe me një sy hapur, me diçka poshtë jastëkut.

Po pse nuk ndahen më mirë?!

Apo edhe këtë herë s’kemi parë gjë akoma…

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Republikanët kritikojnë ashpër Trumpin për politikën e tij të jashtme

Republikanët kritikojnë ashpër Trumpin për politikën e tij të jashtme

Gjen fokën e vogël dhe e merr me vete në shtëpi: ja çfarë ndodhi më pas

Gjen fokën e vogël dhe e merr me vete në shtëpi: ja çfarë ndodhi më pas

Rrëfimi i një ish-zyrtari ministrie në Kosovë: mafioziteti i uzurpimit të disa pronave shtetërore gjatë pasluftës

Rrëfimi i një ish-zyrtari ministrie në Kosovë: mafioziteti i uzurpimit të disa pronave shtetërore gjatë pasluftës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni