Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Pse dhe kush i frikësohej Reformës në Drejtësi?!

by Te Sheshi
24/07/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Pse dhe kush i frikësohej Reformës në Drejtësi?!

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese që ngre nga e para gjyqësorin dhe prokurorinë në vend ishte një odise e lodhshme, që solli kundërshtime aq të ashpra, sa tronditi politikën shqiptare. U fol për zgjedhje, për shkatërrim mazhorance, për djegie mandatesh e shumëçka, por në fund të gjithë shkuan dhe e votuan draftin, që në thelb nuk ndryshoi asgjë.

Por ka shumë aktorë e komentatorë që thonë se drafti ka ndryshuar aq shumë, sa u shpëtua sistemi nga kapja që do i bënte Edi Rama. Kastriot Islami ngre kultin e Venedikut, dhe nga shkrimi i tij duket se “Doxha” i madh, Buqquichio (kryetari i Komisionit të Venecias), ndali perandorinë e së keqes të hynte në Canal Grande.

Por nëse shikon me vëmendje të gjithë draftin e Reformës në Drejtësi dhe përpjekjen e dëshpëruar të natës së 20 korrikut, kupton se lufta e madhe ka një arsye dhe një shpjegim. Kjo pasi në sistemin e drejtësisë që dizenjohet në reformën e sapomiratuar, emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk varet fare, po fare, as nga parlamenti, as nga presidenti, e as nga ministri i Drejtësisë.

Gjithçka futet në një sistem të koklavitur kriteresh, aplikimesh dhe shortesh, ku një person që e ka ndarë mendjen të japë rryshfet, nuk ka kujt t’ia japë atë. E gjithë armata e re e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të dalë nga një procedurë që ka gjasa që 70% ose më shumë t’ia lërë rastësisë. Që do të thotë se rrëzon kastën aktuale. Dhe rrëzimi i kastës aktuale do të sjellë një prishje të të gjithë ekuilibrave që këtu e 25 vjet ekzistojnë.

Doni fakte?

Në Gjykatën Kushtetuese dhe në atë të Lartën janë emëruar njerëz të afërt të kryeministrave, deri avoketër të tyre, janë emëruar kunetër të ministrave të Drejtësisë së radhës,  miq e farefis të kryetarëve të grupeve parlamentare. Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë janë futur nipa e mbesa, shokë klase dhe ortakë biznesi të familjarëve të “të paprekshmëve”.

Dhe kështu avash- avash u krijua një kastë që zuri rrënjë dhe u betonua. Kush vinte i ri në sistemin e drejtësisë nuk prishte rregullat, por i zbatonte ato duke u përshtatur.

E mbani mend videon “Meta-Prifti”, ku zv.kryeministri fliste për punësimin e vajzës së kreut të Gjykatës së Lartë në diplomaci? Kjo ndodhte kudo. Shembulli më klasik është Fullani si guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe e shoqja në Gjykatë të Lartë. Nga një institucion kushtetues për kokë!

Por ky sistem i ri i vë “minat” sistemit aktual. Është një “bombë atomike” reale që zbërthen deri edhe elementet më të vogla të gjyqësorit dhe prokurorisë, duke fshirë çfarë gjen para. Gjithçka!

Realisht sistemit aktual, i cili ka pjesë të mira dhe njerëz të ndershëm e profesionistë, nuk do t’i ngelet as nami e as nishani. Brenda tetë muajve do të zgjdhet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët do të kthehen më të fuqishëm se presidenti i Republikës. Këto dy trupa do të kenë fuqinë për të ndryshuar fatet e vendit, pasi njerëzit që do të emërohen do të kenë aq pushtet sa për të futur në burg dhe dënuar të gjithë ata që shqiptarët i kanë mallkuar për 25 vjet.

Ndaj dhe reforma u kundërshtua dhe u bë presion deri në orët e fundit. Madje pikërisht natën e fundit palët u përplasën për KLGJ-në dhe KLP-në, të cilat do të jenë qeveritë e gjykatave dhe prokurorisë. PD-ja e PS-ja kërkuan që në këto dy institucione të emërohen anëtarët sipas skemës së vettingut, me një balancë: pra, 6 mazhoranca (5 PS-ja dhe një LSI-ja) dhe 6 opozita. Në fund u pranua varianti që kur nuk arrihet konsensus të hidhet shorti. Siç funksionon thuajse në të gjithë draftin.

Shkoqur e qartë: gjyqtarët dhe prokurorët e sotëm i largojnë ndërkombëtarët nëpërmjet vettingut, dhe të rinjtë i zgjedh sistemi, që bazë ka kriteret dhe shortin.

Por institucioni që ngrihet më shpejt se të gjithë në sistemin e ri të drejtësisë është Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të bëjë gati dosjet e “peshqve të mëdhenj”. Ajo mund të instalohet që në shtator.

Në tetor është mbledhja e Komisionit Europian, i cili duhet të miratojë ose jo rekomandimin që Shqipëria të hapë ose jo negociatat me BE-në. Por para se të merret ky vendim, një nga “katër peshqit e mëdhenj” duhet të përfundojë prapa hekurave. Ndryshe, ç’u pa… /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Prokuroria Speciale: ja si zgjidhen ata që do të arrestojnë politikanët

Prokuroria Speciale: ja si zgjidhen ata që do të arrestojnë politikanët

Turqia bëhet gati për një tubim të unitetit ndërpartiak, për të dënuar përpjekjen për grusht shteti

Turqia bëhet gati për një tubim të unitetit ndërpartiak, për të dënuar përpjekjen për grusht shteti

Mbyllet përgjithmonë kompania e fundit e prodhimit të videokasetave

Mbyllet përgjithmonë kompania e fundit e prodhimit të videokasetave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni