Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Protesta ditën e Pavarësisë, “festa” më e mirë se ahengu!

by te Sheshi
13/02/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Protesta ditën e Pavarësisë, “festa” më e mirë se ahengu!

Opozita e Kosovës, me caktimin e protestave në ditët e festave kombëtare, nuk ka bërë ndonjë risi tek shqiptarët.

Gjithmonë në historinë tonë, datat e shënuara janë përdorur si mjet komunikimi me publikun për atë që është arritur deri atëherë dhe për t’i dhënë një shtysë më të madhe proceseve politike, social-ekonomike por edhe shtet-formuese.

Këto ditë, në Kosovë janë formuar dy rryma të ndara: njëra thotë që më 17 Shkurt, pra ditën e 8-vjetorit të pavarësisë duhet festuar dhe nxjerrë fundin me aheng, valle e ku di unë, siç ç’bëjmë shpesh.

Rryma tjetër mbron qëndrimin se më 17 shkurt duhet protestuar dhe fort madje, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Me një fjalë: njëra palë është e qeshur, e ulur me gostira e stolira, e pala tjetër e ngrysur dhe e inatosur.

Por ka edhe një rrymë tjetër, ajo e pjesës që është në shumicë dhe më e papërfaqësuar në politikë. Ajo pjesë që çdo ditë rropatet të mbajë familjen por dhe i kryen në mënyrë perfekte detyrimet në komunitet dhe shtet; pra rryma që kërkon nga politika t’i japë përgjigje halleve dhe kërkesave.

E kjo rrymë, më 17 shkurt mund të përputhet shumë mirë me thirrjen për protestë, nëse ajo do të kanalizohet mirë dhe pa një skenar gueril nga opozita.

Opinioni i “heshtur” publik përputhet me protestuesit, pasi realisht 8 vjet pas Pavarësisë nuk ka shumë për të gëzuar dhe vallëzuar.

Por edhe nëse do të kishte, Ditët Kombëtare janë thirrje për reflektim e jo ftesë për party të shfrenuara që të marrin mendtë e kokës.

Sot, 8 vjet pas Pavarësisë, mund të themi se Kosova është e pavarur, por ende jo një shtet; mund të themi se Kosova është një shtet në ndërtim, por jo një shoqëri.

Madje mund të themi me plot gojën se në Kosovë po ndërtohet një shoqëri e padrejtë dhe e pabarabartë. Kosova u mbajt me dekada dhe mbahet sot nga mërgimtarët dhe shteti i trajton vetëm si statistikë e remitancave. E të tjera e të tjera, kushdo mund të shtojë nga një arsye.

Me një fjalë një protestë edhe e fortë, bën mirë!

Bën mirë për qeverinë që t’i thërrasë mendjes e t’i kthehet prioriteteve të saj. Bën mirë për politikën që të jetë faktor zhvillimi e jo aktor i skenareve destruktive.

Bën mirë për shoqërinë e opinionin publik se e shkund nga harlisjet alla reality shoë dhe telenovelave që po ia kthejnë trurin shqiptarit në një çip që inçizon një lloj kasete, e cila kontrollohet nga larg.

Pra, një protestë është festë më e mirë sesa një aheng i shfrenuar. Një protestë e orientuar mirë është shënimi më solemn i pavarësisë, duke protestuar për harresën dhe talljen me të rënët, harresën e tmerrshme me të zhdukurit që nuk dimë ku i kanë nam e nishan.

Ndërkohë që Serbia dhe aleatë të tjerë tallen me skenarë filmash horror që shpikin nga shërbimet sekrete, askush nuk e ngre zërin për mijërat e të zhdukurve, të pagjeturit, të desaparesitos-ve shqiptarë që janë ndërgjegja e vrarë e Kosovës.

Një protestë serioze dhe e orientuar drejt, është festa më e madhe dhe e duhur për të bërë një bilanc: ku ishim, ku jemi dhe ku do të shkojmë. Të gjithë bashkë dhe jo të ndarë. Ndryshe nuk ka shtet, por vetëm tribu…

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Në Argjentinë nuk duan që Napoli të dalë kampion në seria A…për nder të Maradonës

Në Argjentinë nuk duan që Napoli të dalë kampion në seria A...për nder të Maradonës

Arsyet pse pesë Sekretarë Shteti të SHBA vizituan Shqipërinë

Duhet të bëhet dhe në Shqipëri kjo lloj proteste që u bë në Shkup

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni