Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Opozitat shqiptare antisistem dhe leksioni “Erdogan”

by Te Sheshi
24/02/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Protesta ditën e Pavarësisë, “festa” më e mirë se ahengu!

Imazhi i tërheqjes së llamarinave që rrethonin objektin e emërtuar si kënd lojrash nga Bashkia e Tiranës tek Parku i Liqenit ishte posteri i aksionit opozitar në Shqipëri ditët e fundit. Këtë aksion, Partia Demokratike e ka cilësuar si “përkrahje e reaksionit qytetar”.

Si përkrahje të reaksionit, deputetët e PD-së jo vetëm qëndruan duke bërë sehir në aksionin e thyerjes së makinerive ndërtuese të një kompanie, por edhe nxitën aksionet prishëse.

Dhe paralel me këtë akt, opozita dërgoi një padi zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Pas dërgimit të padisë, kryeprokurori Adriatik Llalla tha se do të nisë hetimi. Pra, me një këmbë në sistem e me tjetrën jashtë sistemit.

Me veprimin e fundit, pra, atë të çuarjes në prokurori të Veliajt, opozita kreu një veprim normal brenda sistemit, për të denoncuar diçka që e cilëson të paligjshme. Ndërsa me atë protestën bajate para godinës së Bashkisë, ku përveç vezëve dhe bojës së lëshuar pati si aksion dhe reagimet fizike tek Liqeni, opozita u bë njësh me paligjshmërinë e pretenduar të Erjon Veliajt, sepse vetë veproi paligjshmërisht.

Pra, po ndodh ajo që për 15 vjet është pjesë normale e politikës: kundërshtohet një institucion si shkelës i ligjit duke i shkelur rregullat e ligjin po e po, e më pas vetë etikën e sistemit, principin e saj.

Në të njëjtin nivel është edhe opozita e Kosovës, e cila ka arritur në një stad më të lartë kontestimi, ku prej gjashtë muajsh e ka kthyer përdorimin e gazit lotsjellës në një mjet politik.

Objekti i kundërshtimit të opozitës kosovare ndaj qeverisë Mustafa-Thaçi janë dy marrëveshjet: “Zajednica” dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Për të dyja çështjet, tre partitë opozitare bënë padi në Gjykatën Kushtetuese, e cila dha një verdikt final pasi pezulloi zbatimin paraprak të marrëveshjeve. Vendimi final ishte se marrëveshjet duhet të respektojnë Kushtetutën.

Pas këtij qëndrimi, nëse pushteti nuk pranon t’i bindet verdiktit kushtetues, siç dhe pretendohet se po ndodh, opozitës i mbetet vetëm rruga e krijimit të kauzës, e t’i përdorë të gjithë mekanizmat politikë brenda sistemit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ose, në të kundërt, t’i presë ato deri në afatin e vet; dhe kur të mbërrijë ky moment, të jetë e aftë që t’i bindë zgjedhësit ta votojnë atë që të vijë në pushtet. Pushteti është instrumenti i vetëm i arritjes së synimit. Pasi fiton zgjedhjet dhe merr frenat e qeverisjes, mund t’i shpallësh nul, pra, t’i shfuqizosh si “Zajednicën”, ashtu edhe Demarkacionin.

Ky sistem nuk njeh rrugë të mesme. Protestat janë një instrument kontestimi dhe propagande gjithashtu, por asnjëherë që të  konkretizojnë një politikë të caktuar pa patur mandat. Partitë nuk janë si e ashtuquajtura “shoqëri civile”, e cila në mungesë të një mandati politik për të bërë atë që do, shkon e kacafytet duke vetëprodhuar heronj kauzash për t’u vetëpërmbushur.

Leksionin më të freskët, e gjithashtu më frymëzues, opozitat në Shqipëri e Kosovës mund ta marrin nga rasti “Erdogan”. Partia prej nga ai vinte, ajo e Nexhmedin Erbakanit, u nxor jashtë ligjit; ai vetë u plas në burg, dhe, edhe pse kishte një popullaritet të jashtëzakonshëm, edhe për shkak të një qeverisjeje model të Stambollit, ai nuk i nxiti njerëzit të dilnin në rrugë e ta kthenin Turqinë përmbys. Ai zgjodhi të durojë, të investojë si pa u ndjerë në etikën politike, t’i bindet sistemit, ta luajë të gjithë lojën politike pa dalë jashtë saj, duke zgjedhur rrugën e komunikimin me publikun. Derisa arriti t’i fitojë zgjedhjet e përgjithshme e të vijë në qeverisje, diçka që as mund të imagjinohej se mund të ndodhte në Turqinë e para viteve 2000. Pra, deri në këtë kohë nuk mori asnjë masë antisistem; as dogji, as prishi, e as nuk bojkotoi. Dhe pas ardhjes në qeverisje, Erdogan zbatoi pikë për pikë të gjitha çfarë kishte premtuar në fushatën elektorale. E kësisoj, ka mbi 20 vjet që nuk humb asnjëherë…

Rruga antisistem të fut në një rreth vicioz, ku ti me atë që bën bie viktimë e ligjësisë së fugë-s (jo Endrit, as prof. Tanit), që e hedh përpara e ajo e të kthehet më pas ty. Ndodh, dhe turinjve. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Alonso mund të tërhiqet nga Formula 1? Përgjigjen e jep vetë spanjolli

Alonso mund të tërhiqet nga Formula 1? Përgjigjen e jep vetë spanjolli

Disa acarime të këndshme që vetëm prindërit me fëmijë të vegjël i kuptojnë (foto)

Disa acarime të këndshme që vetëm prindërit me fëmijë të vegjël i kuptojnë (foto)

Arrestohet nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, Aida Dërguti e VV-së

Arrestohet nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, Aida Dërguti e VV-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni