Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylli PATA: Lazarato(fobia)mania

by te Sheshi
26/06/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Lazarato(fobia)mania

Ka pesë ditë që kanë mbaruar zgjedhjet lokale e kanë dalë rezultatet, dhe kryetarja e re e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, nuk ka thënë asnjë fjalë për Lazaratin, sido që ai, si një zonë e madhe e territorit që ka për të administruar, është përfshirë nga trazirat, është bërë lajmi i parë, fatkeqësisht për një fjalor ushtarak, por çka është më e rënda, sepse atje u vra një pjesëtar i forcave të sigurisë, i ndjeri Ibrahim Basha.

Kryetarja e re nuk ka bërë një deklaratë të vetme, edhe pse duke qenë grua duhej të shkonte në ish-komunën që tashmë e drejton, e të fliste në fillim me pak njerëz, me krerët e komuniteteve, me kryepleqtë, me mësuesit, dhe më pas të shprehej në emër të tyre, duke qenë se i përfaqëson, të negocionte, të diskutonte, të kërkonte. Nuk ka se ç’flet më për Lazaratin selia blu, apo ish-kryeministri Berisha. Normalisht që është e drejtë e çdokujt të ngrejë zërin, por Zamira Rami është e detyruar institucionalisht ta përfaqësojë Lazaratin. Ajo duhej t’i telefononte Roland Bejkos si bashkëkëshilltar në bashkinë e re, dhe së bashku të shkonin e të bënin apel. Nuk e bëri këtë, dhe mjetet e informimit përcollën një opinion që nuk ekziston në fshat. U desh që gazetarët Spartak Koka dhe Dashamir Biçaku të drejtonin mikrofonin për të kuptuar më tutje diçka se çfarë mendon fshati.

Po ku është elita intelektuale e Lazaratit, përse nuk flet? Mustafa Nano, pa iu dridhur qerpiku, e mallkon fshatin se ka votuar në bllok për një grupim politik. Por si mund të ndodhte ndryshe, kur ne nuk e dimë si është votuar aty, kur nuk ka pasur një kamerë, e as vëzhgues. Kandidatja për kryetare bashkie nuk shkoi një ditë në Lazarat për të diskutuar e për të ndarë me banorët programin e saj; diçka krejt e natyrshme dhe e pritshme. E bëri këtë Erjon Veliaj në zgjedhjet e shkuara, kreu i listës së PS-së për qarkun. Ai postoi foto nga një lokal i fshatit, duke sjellë një frymë paqtuese dhe një shpresë për integrim. PS-ja në 2011-ën kandidoi për kryetare komune një vajzë, e cila u bë e famshme edhe nga Big Brother-i. Ajo vërtet nuk fitoi, por u krijuan  premisat që fshati të dalë nga llumi ku e mban peng krimi.

Kulmi qe pas dy ditësh, kur ca njerëz që nuk njohin as kryeqytetin e Sirisë, apo se ku bie Babilonia e lashtë, mëtuan të flasin për një ardhje të ISIS-it, a për ecejake të trupave të elitës shqiptare që el-Bagdadi na i paska përzgjedhur në Lazarat! Edhe më i padituri e di se këtu nuk hyn fare feja apo dogmatizmi, ashtu siç e tha qartë edhe Gentian Pollo, imami i Lazaratit: këtu kemi një problem ligjor, që ka të bëjë me shkelësit e ligjit. Teza e mësipërme është e rrezikshme; ajo minon paqen sociale dhe krijon një hendek të madh mes shtetasve.

Sot është ushtruar terror nga policia në xhaminë e Gjirokastrës, duke krijuar ndjesinë e pasigurisë te qytetarët. Por ç’po ndodh realisht? Mos dikush ka në mendje një skenar të ngjashëm me atë të Kumanovës?! Po si kështu? Ja, edhe unë mund të sajoj diçka. Po, po, duke shtënë si hartues skenarësh figura e figurantë që flasin shqip, por edhe gjuhë fqinjësh; kushdo mund ta bëjë këtë. Veçse kjo nuk duhet bërë, sepse njerëzit janë në ankth, sepse nuk e meritojnë këtë; ata janë në pritje të dorës së zgjatur të shtetit, të premtuar një vit më parë, por të pashtrirë.

Nuk u ndërtua një lulishte, një fushë futbolli, nuk u kujdes kush për shqetësimet e njerëzve. Por ta lëmë këtë. Pse hesht Zamira Rami, kryetarja e re e bashkisë? Çfarë pret ajo kur qytetarët e saj kanë probleme, çfarë pret kur pjesë të caktuara të shoqërisë kthehen në kontigjent të policisë, kur administrimin e jetës së tyre nuk e bën kreu i komunitetit, por një komandant efektivi, i cili flet vetëm për taktika luftarake e për asgjësim? Gjirokastra me indiferencën e saj “borgjeze” e shpërfillte dikur Lazaratin, ndërkohë që u pa se ku çoi kjo sjellje. Mbase ashtu donin qytetarët e saj, ngase ishin subjekt juridik më vete. Ndërsa sot ajo e ka detyrim interesimin, pasi janë bashkëqytetarët e saj!/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Fotografitë më të mira në garën e lundrimit – Baku 2015

Fotografitë më të mira në garën e lundrimit - Baku 2015

Si të ngrijmë siç duhet ushqimet

Si të ngrijmë siç duhet ushqimet

FORUM/ Analistët: Pas dështimi të Speciales, presioni ndaj Kosovës do të rritet  –  s’përjashtohet sponsorimi i ngutshëm i Rusisë në KS të OKB-së

FORUM/ Analistët: Pas dështimi të Speciales, presioni ndaj Kosovës do të rritet - s’përjashtohet sponsorimi i ngutshëm i Rusisë në KS të OKB-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni