Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Yasin AKTAY*: Të menduarit gabim në luftën ndaj terrorizmit

by te Sheshi
26/03/2016
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Yasin AKTAY*: Të menduarit gabim në luftën ndaj terrorizmit

Sapo isha ulur për të shkruar për sulmet terroriste në Ankara dhe Stamboll  e ende isha duke u përpjekur të kuptoja plotësisht dëmin e shkaktuar nga ato sulme, kur e gjeta veten duke parë raportimet në lajme për sulmet në Bruksel.

Sulmi në Ankara u krye nga dy militantë të krahut të majtë të lidhur me partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Një grup i quajtur Fajkonjtë e Lirisë së Kurdistanit mori përsipër përgjegjësinë për sulmet : në të vërtetë grupi ishte ngritur nga PKK për të marrë përsipër qëllimisht pretendimin e këtyre lloj incidentesh.

Bomba u shpërthye mes civilëve që prisnin të ngjiteshin në autobuzë në stacionin më të populluar të Ankarasë, një stacion që përdorej nga të varfrit dhe qytetarët e shtresës së mesme, dhe la pas 36 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Për shkak se sulmi ndodhi në të njëjtën ditë që mbaheshin edhe provimet e pranimit në universitete, kishte më shumë studentë dhe të rinj në stacionin e autobuzit. Ky sulm ishte i ngjashëm me atë kishte ndodhur një muaj më herët, po në Ankara, e që kishte rezultuar me vdekjen e 30 personave dhe me plagosjen e të paktën 100 të tjerëve. Agresorët ishin militantë të PKK-së të trajnuar në kampet e PYD në Siri.

Sulmi në Stamboll, nga ana tjetër, ishte gjithashtu një shpërthim kamikaz, por kësaj radhe përgjegjës ishte ISIS. Pesë persona – mes tyre tre izraelitë dhe një iranian – u vranë në sulm, por incidenti dukshëm krijoi një përshtypje më të madhe tek komuniteti ndërkombëtar.

Një gjë e tillë në pjesën më të madhe ishte për faktin se tre nga të vdekurit ishin izraelitë dhe për shkak se agresori ishte anëtar i ISIS.

Ne nuk i dimë ende detajet e plota për sulmet në Bruksel, por të dhënat e para tregojnë se ISIS ka marrë përgjegjësinë për to, dhe se individët e përfshirë ishin anëtarë të këtij grupi.

Ajo që të gjitha këto sulme kanë të përbashkët është dëshira për të terrorizuar dhe paralizuar jetën civile dhe rutinën e përditshme të qytetarëve të zakonshëm, për të sakrifikuar pa hezitim apo pendesë jetët e njerëzve që nuk kanë marrë asnjë anë në asnjë konflikt.

Këtu vijmë në pikën përtej së cilës nuk ka më rëndësi se kush e merr përsipër përgjegjësinë apo se kujt i përkasin agresorët e  sulmeve për shkak se të gjitha nisin të ngjajnë me njëri-tjetrin dhe ndikimin e kanë të njëjtë.

Sulmet e kryera në mes të qyteteve të mëdha si Parisi, Ankaraja, Stambolli dhe Brukseli janë një manifestim i dhunës në format më ekstreme, dhe për një farë kohe paralizuese të jetës së qyteteve.

Rezultati është se njerëzit ndjehen të prekshëm dhe të frikësuar për të shkuar në vende me shumë njerëz apo të marrin mjetet e transportit publik. Edhe pse jeta, me kalimin  e ditëve i kthehet normalitetit, këto sulme të kryera njëra pas tjetrës kanë një ndikim të madh negativ mbi besimin e njerëzve në qytete tek njëri-tjetri.

Besimi publik është një nga asetet më të rëndësishme sociale të shoqërisë dhe terrorizmi e grryen atë në mënyrë domethënëse.

Metodat e përdorura në të gjitha këto sulme terroriste janë praktikisht të njëjta. Bombat mund të jenë shpërthyer në vendndodhje të ndryshme  nga grupe të ndryshme terroriste, por rezultatet janë të njëjta.

Njerëz të pafajshëm vdesin; jetët e tyre kanë marrë fund apo ata janë plagosur nga një goditje pikërisht në momentin që ndjeheshin më të sigurtë.

Edhe pse rezultatet janë të njëjta, qëndrimi i botës ndaj këtyre tragjedive, për fat të keq, ndryshon në varësi se ku shpërthyen bombat dhe se kush i shpërtheu ato.

Reagime diskriminuese

Pas sulmeve mbi Charlie Hebdo dhe në Paris, e gjithë bota shprehu simpatinë për viktimat e Parisit dhe liderët nga e gjithë bota u mblodhën në shenjë zie.

Një reagim emocional u ngrit ndaj akteve djallëzore të grupit terrorist ISIS që shkaktoi dhunën.

Shohim të njëjtën gjë të ndodhë në Bruksel. Madje, në Shtetet e Bashkuara flamujt u ulën në gjysmështizë dhe u shpall zia. Të gjithë u bënë belgë.

Por, kur të njëjtat bomba shpërthejnë në Ankara dhe në Stamboll, reagimi nuk është i njëjtë. A do të thotë fakti që ne nuk kemi të njëjtën simpati për Ankaranë se thjesht, vdekjet janë më të merituara në Ankara sesa në Stamboll?

Nëse një organizatë terroriste mund të shndërrohet në një grup tërheqës dhe të ketë jehonë sepse po lufton kundër ISIS, atëherë a mund të marrim me mend se ISIS mund të shndërrohet në të ardhmen në një grup legjitim dhe tërheqës, nëse lufton kundër një grupi terrorist edhe më të ashpër e më të pamëshirshëm se vetja?

Kjo qasje e dyfishtë është identike me perspektivën që disa guxojnë të propozojnë që refugjatët të mbahen brenda kufijve të Turqisë. Në mënyrë të dukshme, refugjatët janë më të përshtatshëm për Stambollin dhe Ankaranë e quhen të pavlefshëm për Europën.

Dhe, madje nuk po i referohemi moskokëçarjes së pabesueshme të shfaqur në perëndim kur vjen puna për bombat që shpërthejnë nga organizatat terroriste në Bagdat apo rajone të tjera të Lindjes së Mesme.

Është për të ardhur keq që terrorizmi nuk gjen një kundërshtim universal thjesht për shkak se mbjell terror dhe se është një krim kundër njerëzimit.

Terrorizmi nuk trajtohet në mënyrë të barabartë. Disa akte terroriste nuk shkaktojnë shtangie të madhe për shkak se shihen nga disa si funksionale.

Në qytetet turke, çdo ditë, PKK ndërmerr sulme të ngjashme me ato që ndodhën në Bruksel, por përsëri, ne shohim sesi ajo mbahet në kryeqytetet europiane ende si një lëvizje e pafajshme që lufton për lirinë e vet.

Europianët janë shumë moskokëçarës në drejtim të terrorizmit të PKK-së, madje edhe pse qasja, filozofia dhe rezultatet janë të njëjta.

Kjo është arsyeja përse ata mbështesin hapur PYD, e cila është vetëm një zgjatim i PKK-së. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se do të vazhdojnë mbështetjen pavarësisht rritjes së akteve terroriste fatale e të dhunshme të PKK-së.

Kjo qasje jo e qëndrueshme ndaj organizatave terroriste është, për fat të keq, jo një pikëpamje anësore apo një përjashtim.

Jemi mësuar tashmë të dëgjojmë deklarata të tilla si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga zyrtarët europianë për çdo ditë, gjë që na bën të ndjehemi se lufta ndaj terrorit është pak e pasinqertë, në mos vërtet hipokrite.

A po luftojmë terrorizmin apo disa terroristë? Kjo është pyetja e mbetur pa përgjigje që ne i bëjmë vetes. Pothuajse askush nuk e vë në dyshim se PYD është një zgjatim i Bashar al-Assad. U caktua nga Assad dhe u armatos me armë të rënda për të mbrojtur zona të caktuara për interesin e tij.

Spastrimi etnik që ka praktikuar që nga fillimi sidomos ndaj komuniteteve të tjera kurde si dhe ndaj arabëve e turkmenëve në rajon, nuk e bën aspak të ndryshëm nga ISIS sa i takon qasjes.

Por, të gjitha krimet e saj kundër njerëzimit falen, dhe justifikimi është se “lufton mirë” kundër ISIS. Praktikisht, është autorizuar të angazhohet në terrorizëm.

E gjithë retorika për luftën kundër terrorit është bërë e dyshimtë nga autoriteti që i është dhënë PYD.

Problemi i Turqisë me terrorin

Turqia është një vend që është goditur rëndë nga terrorizmi për 35 vjet, një vend që ka bërë sakrifica të mëdha në luftën kundër terrorit.

Kjo përvojë i ka mësuar Turqisë disa mësime të rëndësishme. Vendet që tashmë përballen me problemin e terrorizmit kanë shumë për të mësuar nga përvoja e Turqisë. Por, gjëja e parë që duhet të mësojnë është të ndalin ndarjen që i bëjnë terrorizmit dhe terroristëve.

Sot, ata që nxisin njerëzit për veprime terroriste dhe përdorin banorët e lagjeve historike të qyteteve si mburoja njerëzore në vend që të kërkojnë zgjidhje politike në arenën politike ekstremisht të hapur në Diyarbakir, për fat të keq marrin mbështetje domethënëse nga politikanët europianë.

Parlamentarët europianë që vizitojnë Diyarbakir, të shoqëruar nga ata që nxisin terrorizmin, përçojnë perspektivën e terroristëve tek populli i tyre kur kthehen në shtëpi, por ata neglizhojnë të bëjnë një pyetje të thjeshtë ndaj terroristëve: përse po hapni llogore në këtë qytet?

Çfarë kontrate keni bërë me zgjedhësit që ju lejon t’i përdorni ata si mburoja njerëzore kur sulmoni forcat qeveritare dhe t’i ktheni lagjet e njerëzve që votuan për ju, në zona lufte?

Forcat e sigurisë, që kanë marrë masa të kujdesshme që nga nisja e konfliktit për të parandaluar viktimat civile, kanë pasur rreth 250 viktima.

Por ende anëtarët e partisë me shumicë kurde Partia Demokratike e popullit kurd, HDP – që në thelb vepron si përfaqësuese politike e PKK-së – përdor vrer në propagandë dhe akuzon shtetin se po masakron njerëz dhe ç’është më e keqja, ka një treg të konsiderueshëm për këtë propagandë qesharake në qarqet politike perëndimore dhe në media.

Njerëzit që blejnë këto marina nuk ndalen madje, as të pyesin veten përse këta njerëz që po vuajnë nga operacionet qeveritare, kanë qenë në gjendje të vrasin 250 ushtarë dhe policë.

Falsiteti që shfaqet sa i takon terrorizmit është edhe më i rrezikshëm sesa vetë terrorizmi për shkak se masat e nevojshme për të adresuar murtajën e terrorizmit nuk mund të ndërmerren sa kohë që ekziston një qasje e tillë.

* Yasin Aktay është anëtar i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe kreu i grupit turk të unionit ndërparlamentar.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Rrëfimi i fotografe Marjanës: Fotoshopi i 40 vjet më parë dhe një histori që e la jashtë partisë

Rrëfimi i fotografe Marjanës: Fotoshopi i 40 vjet më parë dhe një histori që e la jashtë partisë

Kombëtarja humb miqësoren me Austrinë

Kombëtarja humb miqësoren me Austrinë

Manovra e re e Beogradit: Gati kërkesa për të marrë 44 mijë prona në Kosovë

Manovra e re e Beogradit: Gati kërkesa për të marrë 44 mijë prona në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni