Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Wolfgang MUNCHAU*: Gjermania po provon shijen e revoltës britanike

by te Sheshi
17/02/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Wolfgang MUNCHAU*: Gjermania po provon shijen e revoltës britanike

Ajo që ndodhi në Britaninë e Madhe në vitin 2016, tashmë po ndodh në Gjermani. Referendumi brenda social-demokratëve nëse duhet mbështetur qeveria Merkel, po shkakton trazira të përgjithshme në sistemin politik. Në rastin gjerman, nuk bëhet fjalë për një referendum kombëtar, por një marrje mendimi të 464 mijë anëtarëve të partisë së qendrës së majtë Social-demokrate.

Nëse ata votojnë për të refuzuar koalicionin e madh me Angela Merkel, kancelaren dhe shefen e kristian-demokratëve, mbretërimi i saj politik mund të pësojë një frenim të papritur. Ose mund të tërhiqet zvarrë për pak kohë, derisa zgjedhjet e reja të mund të prodhojnë një mazhorancë të re, me gjasa pa të. Rezultatet e referendumit në SDP do të bëhen të ditura në 4 mars. Do të jetë një ditë e madhe për Europën, pasi edhe Italia shkon në zgjedhje.

Pak kohë më parë, CDU, motra e saj binjake bavareze, CSU dhe SPD ranë dakord për të rinovuar koalicionin e madh aktual. Por strategjistët e SPD dhe komentatorët politikë në Berlin e kanë nënvlerësuar masivisht revoltën që zjen midis anëtarëve të bazës së social-demokratëve, të cilët janë ngopur me koalicionet e mëdha të vazhdueshme. Ata argumentojnë, ashtu si edhe unë, se koalicionet e mëdha gjysmë-permanente dobësojnë qendrën në terma afatgjatë dhe forcojnë partitë më të vogla radikale, si Alternativa për Gjermaninë.

Një një farë niveli, SPD ka korrur një sukses të madh në negociata. Pavarësisht humbjes masive të votave në zgjedhjet e fundit, partia e mbylli me disa prej detyrave kryesore në qeveri. Ministria e Financave do të shkojë për kryebashkiakun social-demokrat të Hamburgut, Olaf Scholz, një mbështetës konservator fiskal. Martin Shulc dëshironte të bëhej ministër i Jashtëm.

E gjitha kjo jo vetëm që nuk arriti të impresionojë bazën, por rikonfirmoi dyshimet e tyre se koalicioni i madh është në radhë të parë për limuzinat ministeriale dhe aspak për përmbajtjen. Kevin Kühnert, kreu i organizatës së të rinjve social-demokratë, e artikuloi saktë kur tha se ishte i tmerruar që SPD po bisedonte për detyrat e veta qeveritare dhe jo për politikat.

Ajo që e përkeqësoi gjithçka shumë më rëndë, ishin kthesat 180 gradëshe të Shulcit. Në natën e zgjedhjeve, më 24 shtator 2017, ai premtoi se nuk do të hynte në koalicion të madh me Merkelin. Më herët, ai kishte premtuar se nuk do të hynte shërbente kurrë si ministër në qeverinë e saj. Në krye të këtyre kthesave, ai u angazhua për një të tretë. Shulc gjithnjë fliste si mik për Sigmar Gabriel, ministrin e Jashtëm aktual dhe paraardhës i tij në krye të SPD. Por në fund të bisedimeve për koalicionin, Shulc zhvendosi Gabriel, mikun e tij, nga lista e ministrave të SPD dhe vendosi ta marrë detyrën vetë. Kjo ndodhi pavarësisht faktit që Gabriel është politikani më popullor i SPD-së.

Përgjatë dy ditëve në vazhdim, revolta shpërtheu hapur. Lidershipi i SPD-së i kërkoi Shulcit të tërhiqej. Dhe kështu ndodhi. Ai tashmë e kishte njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga kryetar partie. Konsideruar si një politikan me të ardhme të ndritur një vit më parë, Shulci humbi gjithçka: zgjedhjet, drejtimin e partisë dhe tashmë edhe punën si ministër i Jashtëm. Gabriel, por ashtu me gjasa do detyrohet të largohet. Një ngatërresë e madhe.

Pyetja e madhe është nëse sakrifica e Shulc do të jetë e mjaftueshme për të bindur shumicën e anëtarëve social-demokratë të votojnë në favor të koalicionit të madh. Lidershipi i SPD-së kanë hequr dorë prej kësaj duke u shfaqur si tradhtarë komplotues. Me siguri që është joshëse, nga perspektiva e një anëtari të SPD-së, t’i heqë qafe ata dhe të kërkojë një nisje të re.

Një mësim nga referendumi britanik është se rezultati është fundamentalisht i pasigurtë. Nocioni se vota Brexit ishte e pashmangshme – apo se një votim i dytë Brexit do të rezultonte domosdoshmërisht në këtë apo atë rezultat – nuk ka kuptim. Pasiguria është fundamentale.

Në Gjermani, nuk ka sondazhe të publikuara për anëtarësinë e SPD-së. Unë pres që ekzekutivi i partisë të ketë kryer sondazhe private dhe ngjarjet e jashtëzakonshme të kohëve të fundit sugjerojnë se ato nuk duken edhe aq mirë. Kjo përputhet me të dhënat si anekdota që kam dëgjuar. Nuk jam i sigurtë nëse largimi i Shulcit, edhe pse i nevojshëm, do të jetë mjaftueshëm. Në fakt, shumë e shohin atë si viktimë të një komploti më të madh. Motra e Shulcit u ankua për “qoshet e gjarpërinjve” në politikën e Berlinit – diçka që vëllai i saj e nënvlerësoi një vit më parë kur u kthye nga Brukseli, ku ishte president i Parlamentit Europian.

Referendumi në SPD zhvillohet nga 20 shkurti deri më 2 mars. Kundërshtarët e koalicionit të madh, të drejtuar nga Kühnert, rekrutuan 24,300 anëtarë të rinj këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëve pritet të votojnë kundër. Anëtarët e rinj përbëjnë rreth 5 për qind të totalit dhe mund të ndikojnë votën. Dhe këtu ka një paralele tjetër me Britaninë. Ishte fushata e rekrutimit të anëtarëve të rinj që e zgjodhi Jeremy Corbyn si kryetarin e partisë Laburiste.

Nuk mund të përjashtoj që anëtarët e SPD-së të votojnë ngushtë në favor të koalicionit, por aktualisht unë nuk mendoj se lidershipi i partisë ka shumicën, edhe me Shulcin jashtë panoramës. Madje, nëse do të kishte një votë të ngushtë pro, është e vështirë të parashikosh sesi ky koalicion, dhe Merkel mund t’ia dalin deri në fund të mandatit.

*Wolfgang Münchau është redaktor në “Financial Times”, ku shkruan një kolonë të përjavshme për Bashkimin Europian dhe ekonominë europiane. Përpara këtij pozicioni në shtator 2003, ka mbajtur detyrën e bashkë-redaktorit të “Financial Times” për Gjermaninë, për dy vjet.  

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Xhenova rikthen Interin në krizë

Xhenova rikthen Interin në krizë

20 fotografitë më të mira të javës nga “The Guardian”: nga protestat në Ramallah tek Olimpiket Dimërore

20 fotografitë më të mira të javës nga "The Guardian": nga protestat në Ramallah tek Olimpiket Dimërore

Negociatat me Greqinë: ngrihen çamët, protestë para ambasadës greke

Negociatat me Greqinë: ngrihen çamët, protestë para ambasadës greke

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni