Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Çfarë po ndodh me ne dhe realitetin rreth nesh, afër apo larg

by te Sheshi
27/06/2025
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
40
SHARES

Përtej çdo ngjarjeje, sado serioze të jetë, madje edhe ato që tejkalojnë çdo përmasë të zakonshme të seriozitetit, sot po jetojmë në një kohë kur edhe episodet e luftës mbyllen me gallatë, deri në kufijtë e banalitetit. Kështu ndodhi së fundmi me dy figura të mëdha botërore: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilët mbyllën një kapitull të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare me një dozë humori që sfidon ndjeshmërinë e momentit. Edhe samiti i zhvilluar në Tiranë nisi në të njëjtën frymë: në hyrjen zyrtare, liderët botërorë shfaqeshin nën imazhin e disa fëmijëve, një metaforë naive për një nga samitet më të rëndësishme në një nga kohët më delikate.

Në kohën e banalitetit, çdo gjë serioze kthehet në gallatë dhe çdo gallatë merret seriozisht.

Kjo kohë ka nxitur lindjen e një forme të re të inteligjencës: inteligjenca banale. Është ajo lloj qasjeje që, për shkak të thjeshtësisë dhe mungesës së thellësisë, bëhet e kapshme për një publik të gjerë. Si rrjedhojë, banaliteti jo vetëm që shpërndahet me lehtësi, por merr edhe statusin e vlerës. Në këtë mënyrë, banaliteti është kthyer në njësi matëse të ndikimit dhe suksesit publik.

Ky trend ka ndikuar edhe në fushat më të shenjta të jetës njerëzore: teologjia, lufta, vdekja, lindja, të gjitha këto çështje madhore tashmë mbartin doza të larta banaliteti. Diskursi për to nuk zhvillohet më në terrenin e thellësisë metafizike, por në sipërfaqësinë e perceptimit masiv, ku gjithçka duhet të jetë e shpejtë, e kuptueshme dhe mbi të gjitha e konsumueshme.

Nuk ka më biznes, treg, takim apo ligjëratë publike që të mos përmbajë doza të dukshme banaliteti. Banaliteti është bërë pjesë përbërëse e çdo komunikimi dhe shpesh, themeli i tij.

Shikoni mënyrën si reklamohen produktet: promovohen nga figura me një inteligjencë të reduktuar në nivelin më të thjeshtë të përthithjes, me një fjalor banal dhe një stil akoma më banal. Nuk ka më asgjë për t’u interpretuar gjithçka është e qartë, sipërfaqësore dhe e konsumueshme.

Shikoni si trajtohen sot tematika teologjike: me gjuhë vulgare, me qasje edhe më vulgare, pa asnjë metodologji argumentuese dhe me mungesë totale të logjikës në ndërtimin e arsyetimit. Në vend të një trajtese të thelluar, të bazuar në traditën filozofike e teologjike, mjafton një gallatë e rastësishme, dhe publiku ndjehet i “qartësuar”.

Shikoni politikën bashkëkohore, banaliteti nuk është më rastësi, por është shndërruar në strategji të mirëfilltë komunikimi. Diskursi politik ka braktisur me vetëdije analizën serioze, argumentin racional dhe përgjegjësinë etike. Në vend të tyre, kemi spektakël, populizëm të zbrazët dhe një gjuhë që shpesh i afrohet gjuhës së rrugës më shumë sesa gjuhës së shtetit.

Fjalimet politike janë gjithnjë e më shumë të ndërtuara për efektin mediatik, jo për përmbajtjen. Në vend të ideve, kemi slogane. Në vend të vizionit, emocione të lira dhe premtime të thata. Politikanët nuk prezantohen më si burra shteti, por si personazhe të një reality show, të ndërtuar për t’u pëlqyer, jo për t’u besuar.

E shenjta, e vërteta dhe e ndërlikuara janë zëvendësuar nga të lehtat, të qeshurat dhe klishetë.

Ndaj, në një shoqëri ku banaliteti është bërë standard suksesi, nuk ka më nevojë të luftosh për të qenë dikush, mjafton të specializohesh në banalitet. Kjo është valuta e kohës sonë.

Related Posts

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!
Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

19/06/2025
Next Post
Paralajmërim nga Prishtina për Vidovdanin serb

Paralajmërim nga Prishtina për Vidovdanin serb

Jo vetëm gjenocid: një tjetër poshtërsi pa kufi e Izraelit në Gaza

Jo vetëm gjenocid: një tjetër poshtërsi pa kufi e Izraelit në Gaza

Safe Online Online Casino: A Guide to Secure Betting

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni