Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga VEHAP KOLA/ Kërkohet një aktor për avokat

by te Sheshi
18/03/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A

Para disa vitesh, Spartak Ngjela, i njohur me epitetin arketipor Avokati, i tha gazetarit përballë tij se avokatia është teatër. Me siguri ai i referohej aftësive të domosdoshme interpretative, shprehëse, gjuhës së trupit dhe një përdorimi të zhdërvjellët dhe të kombinuar të logjikës dhe retorikës për të ndërtuar në favor të klientit një skenar të besueshëm për jurinë. Deri këtu, avokatia mund të jetë teatër dhe të duartrokitet nga çdo audiencë: klientë (pra të pandehur) apo prokurorë qofshin. Por askujt nuk i kishte shkuar ndërmend që përmbysja e radhëpasradhshme që kaploi çdo institucion, dispozitë, praktikë ligjore, procedurë administrative apo normë protokollare me ardhjen në pushtet të të majtës në Shqipëri, do të sillte edhe një theqafje të tillë të postulatit të Avokatit.

Por, pas akuzave të deputetit Tom Doshi ndaj Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për orkestrimin e vrasjes së tij dhe të deputetit të opozitës Mëhill Fufi, si dhe për shkak të një simpatie të gjerë publike ndaj akuzuesit si viktimë e mundshme, dy bashkëkryetarët e mazhorancës iu drejtuan seriozisht një skenari teatral të mbrojtjes. Një video e një aktori të humorit në rolin e një vrasësi të penduar u shpërnda në rrjetet sociale në mënyrë të organizuar nga vetë Kryeministri dhe shpura e Kryetarit të Kuvendit.

Ideja është qartësisht një produkt i mendjes perverse të spin-doktorëve të Kryeministrit për të zbutur irritimin e publikut dhe për të ndihmuar procesin treditor të kohëzgjatjes së çudisë më të madhe. Si pjesë e këtij skenari, më herët Kryeministri Rama kishte deklaruar publikisht se skenari i vrasjes së deputetëve nga Kryetari i Kuvendit ishte thjesht e vetëm një paranojë e Tom Doshit dhe këtë përfundim e kishte arritur vetë policia.

Ndonëse kjo do të ishte e mjaftueshme si provë se Kryeministri e ka penguar hetimin profesional të prokurorisë dhe do të duhej të ishte në qendër të vëmendjes, me ndihmën e medias ajo u përdor si trial për filmin që do të lançohej më vonë.

Koha për shfaqjen erdhi. Përdja ra. Akuza u zbeh. Militantët morën frymë thellë dhe u qetësuan. Tani edhe ata kishin një video. Heroi i tyre ishte më i famshëm se heroi i videos së Tom Doshit. Heroi i tyre të bën të qeshësh. Ai tjetri të kall datën. Tashmë askush nuk e di cila është e vërteta e akuzave për porositje vrasjesh në Kuvend. Të gjithë do të donin të mos ishte e vërtetë.

Se po të ishte i vërtetë plani për vrasjen e njerëzve kaq të pushtetshëm, për ne shqiptarët pa imunitet dhe pa pushtet nuk do të kishte më gjumë. Tom Doshi e vrau gjumin e shqiptarëve. Ose më saktë, ua ngjiti pagjumësinë e tij të gjithë shqiptarëve. Edi Rama dhe Ilir Meta, me heroin e tyre Besart (!) ua kthejnë gjumin shqiptarëve. Ashtu si çdo mbrëmje të këtyre tetëmbëdhjetë muajve në pushtet, ata i vënë shqiptarët të flenë me video, me televizor, me shfaqje, me teatër.

Përdorimi i një metode kaq të paskrupullt për të mjegulluar një skandal nuk është zbatuar nga asnjë qeveri apo organizatë serioze deri më sot. Të paktën këtë nuk e kanë bërë ata që politika jonë i merr për model dhe u referohet. Presidenti Klinton rrezikoi të shkarkohej për shkak të një skandali seksual. Por, çuditërisht, ai nuk u mundua ta përtallë lajmin si një fiksim i akuzueses për të shkuar me Presidentin. Ai nuk prodhoi një video me Xhulia Roberts apo me ndonjë aktore tjetër, dedikuar këndelljeve komedizuese presidenciale. Përse nuk e bëri Bill Klinton këtë gjë? Gaboi apo e konsideroi të gabuar të vepronte në këtë mënyrë? Mos ndoshta këshilltarët e tij të marrëdhënies publike nuk ishin kaq gjenialë sa spin-doktorët e Edi Ramës?

Në fakt duhet shtruar pyetja: a mund të guxonte një president, një kryeministër, një kryeparlamentar, një drejtues publik në një vend demokratik, me institucione solide dhe zbatim e respekt ndaj ligjit të tallej me akuzat për organizim vrasjesh në Parlament? Kurrë. Përse kjo është e mundur dhe pa asnjë pasojë në Shqipëri? Sepse kjo është e pandëshkueshme. Nga askush. As institucionet e kërcënuara nga skenarët mafiozë të shfarosjes apo nga dosjet korruptive të titullarëve. As nga publiku.

Për shkak se mekanizmi i gjykimit dhe ndëshkimit apo shpërblimit të politikanëve nga publiku është asgjësuar. LSI është vetë kampionia e këtij asgjësimi. Ajo nuk ka simpatizantë. Nuk ka histori. Nuk ka shtresa që t’i përfaqësojë. Ajo ka vetëm drejtorë, administratë dhe shitës votash. Ata nuk gjykojnë, as ndëshkojnë, as besojnë. Ata të gjithë “punojnë”. Ata janë publiku i këtij teatri të përçudnuar. Prandaj, duartrokasin.

Me fushatën tallëse të zhurmimit të akuzave të Doshit, Rama dhe Meta po drejtojnë një operacion shumë të dhimbshëm ndaj ndërgjegjes shoqërore shqiptare. Nga njëra anë, ata po krijojnë një traditë të keqe të sjelljes ndaj ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Ata po e përgatisin publikun për një fazë të çuditshme të zhvillimit të kulturës dhe praktikës juridike: zëvendësimin e avokatisë me teatrin. Tash e tutje nuk do të jetë më e nevojshme që një çështje civile apo penale kur përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit të mbrohet në gjykatë.

Mekanizmat e mbrotjes në gjykatë janë në prapaskenë. E nevojshme është që të përgatitet publiku për një vendim qesharak dhe të padrejtë të gjykatës. Asgjë nuk mund ta bëjë më mirë këtë sesa teatri absurd i propagandës. Nga ana tjetër, ata po sulmojnë në mënyrë të pandërprerë vetë koshiencën e shqiptarëve. Njerëzit e kanë të vështirë tashmë të kuptojnë të vërtetën dhe gënjeshtrën. Sepse të dyja mbrohen ose sulmohen njësoj, me të njëjtën forcë, me të njëjtën cilësi lufte. Rezultati fundor i këtij sulmi të vazhdueshëm mbi koshiencën e qytetarëve është pranimi i të mashtrimit si e vërtetë dhe refuzimi i të vërtetës si mashtrim. E gjithë kjo, parë nga këndvështrimi i pushtetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Vuk Drashkoviç bën “mea culpa”: Serbët kryen krime të tmerrshme!

Vuk Drashkoviç bën “mea culpa”: Serbët kryen krime të tmerrshme!

PD, të enjten në dyert e Kuvendit për të bllokuar seancën

PD, të enjten në dyert e Kuvendit për të bllokuar seancën

Lazarat, rikthehet përlasja me armë kundër policisë

Lazarat, rikthehet përlasja me armë kundër policisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni