Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Valter NASUFI: Teknologjia, kënaqësia kontrolluese njerëzore

by Te Sheshi
07/04/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Valter NASUFI: Teknologjia, kënaqësia kontrolluese njerëzore

Njëherë më ndodhi ta harroj telefonin e mençur te një shok, dhe disa ora mbeta pa të. Për ca çaste m’u soll në mendje mendimi se sa të afërt jemi bërë me teknologjinë, e si nuk mund të rrimë dot pa atë. Pra, si të thuash, jemi bërë bashkë aq shumë, sa mund të pohosh se jemi kthyer në një trup të vetëm. E fillova kështu shkrimin për të treguar që momente të tilla, kur nuk e kemi teknologjinë afër, na bëjnë të mendojmë dhe të reflektojmë njëkohësisht për realitetin social i cili sa vjen dhe bëhet më kompleks, e se si kjo teknologji po e shndërron njeriun, mënyrën si ai e organizon jetën, si mendon, etj.

Sot bota është më e populluar se kurrë më parë, por njeriu modern ndjehet më i vetmuar se kurrë. Teknologjia e largoi shpirtin human, dhe solli shpirtin materialist. Jo se teknologjia është e keqe. Ngase ajo në esencë është asnjanëse, siç do thoshte Herbert Marcuse në librin “Njeriu njëdimensional”, por varet si përdoret, pra, në çfarë drejtimi orientohet përdorimi i saj. Dhe nga ky aspekt, kërkohet që teknologjia të përdoret për të mirën njerëzore. Por modernizmi e dehumanizoi njeriun nëpërmes saj, apo u tëhuajtësua, nëse mund të përdorim termin marksist të punës. Sepse ajo përdoret vetëm për gjëra përfituese, për dominim, për kontroll, dhe njerëzit bëhen të varur prej saj. Fatkeqësisht, sot teknologjia funksionon për individin si një lloj droge, që ka nevojë ta marrë përditë, pa të cilën jeta e sotme nuk mund të mendohet. E nëse do të zhdukej, do ta linte njeriun të verbër, ngaqë është verbuar vazhdimisht nga ajo, sepse e ka kudo dhe kurdo. Ngase njeriu nuk sheh me syrin e lirë, por me thjerrëzat e teknologjisë. Sheh nëpërmjet smartphone-it, selfie-t, rrjeteve sociale, facebook-ut, twitter-it, instagram-it, portaleve informative, etj. Dhe është bërë mall fitimprurës, që riprodhohet çdo ditë nga korporatat transnacionale.

Jemi të vetëdijshëm se sot jetojmë në kohën kur teknologjia ka arritur majat e zhvillimit, nëse na lejohet të shprehemi kështu, që për shumicën e njerëzve është pasivizuese. Ndoshta është e lehtë të themi që teknologjia e ka shndërruar njeriun në një qenie pasive. Por pikërisht kjo është gjëma, e cila ka kohë që ka trokitur në shtëpinë e njeriut modern, e ka bërë konak në të. Ajo është bërë si një plagë, e përhapur si sëmundje ngjitëse, si mortaja e mesjetës, që merrte miliona jetë njerëzish. Sot krijesat njerëzore në të vërtetë nuk vdesin veç fizikisht, por dhe mendërisht. Ne jemi të pandërgjegjshëm po ashtu për vetëdijen tonë që pushtohet me dëshirë nga informacionet e pafundme që e godasin për çdo ditë mendjen njerëzore.

Nga zhvillimet që shohim përditë themi në vazhdimësi se përdorimi i teknologjisë është kanalizuar për t’i kontrolluar njerëzit, për t’ua dominuar mendjen, për t’ua zbehur për pasojë krijueshmërinë, duke i bërë pasivë. Nga ana tjetër, përdorimi i teknologjisë e lë mënjanë arsyen e shëndoshë, të vënë në pah kaq shumë nga filozofët dhe sociologët. Duke anashkaluar edhe kritikën, që është një hallkë shumë e rëndësishme në përparimin intelektual njerëzor. Ajo i nevojitet njeriut kur i duhet të analizojë ngjarjet dhe rrethanat.

Ky pasivizim ka bërë që njeriu të shndërrohet në një makineri që komandohet në një formë të ndërlikuar nga teknologjia. Nga teknologjia jo si një njësi inteligjente apo si një inteligjencë artificiale; nuk jemi duke folur për të, por për teknologjinë si një njësi e cila përdoret nga një grup njerëzish që e kanë nën kontroll atë dhe vazhdimisht përfitojnë prej saj.

Edhe Herbert Marcuse tregon se teknologjia është bërë një formë e re kontrolli. Nëse më parë njerëzit kontrolloheshin prej ushtrisë, policisë, pra, në përgjithësi, nëpërmjet aparatit të dhunës, sot teknologjia i kontrollon njerëzit me dëshirën e tyre, duke shkuar vetë tek ajo, apo, siç shprehet ai, nëpërmjet një robërie të rehatshme. Domethënë, në një farë mënyre jemi të robëruar, por nuk e dimë pse jemi.

Mënyrat e kontrollit nga teknologjia janë të ndryshme dhe shumë të ndërlikuara, e në shumicën e rasteve njeriu është i pavetëdijshëm për kontrollin prej saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Hija e Nard Ndokës në PD: ta ketë thënë vërtet Lulzim Basha këtë?!

Hija e Nard Ndokës në PD: ta ketë thënë vërtet Lulzim Basha këtë?!

Risia e Facebook: shumë shpejt do të postoni videot tuaja në livestream

Risia e Facebook: shumë shpejt do të postoni videot tuaja në livestream

Beogradi: Prishtina tregon dhëmbët, do të shtyjë “Zajednicën”

Beogradi: Prishtina tregon dhëmbët, do të shtyjë “Zajednicën”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni