Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Valter NASUFI: Perandoria Osmane dhe protestantët

by Te Sheshi
26/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Valter NASUFI: Perandoria Osmane dhe protestantët

Pasi Perandoria Osmane kishte marrë Kostandinopojën në vitin 1453, filloi një erë e re, e cila i dha më shumë prestigj në Evropë. Tashmë mbretëritë e Evropës e shikonin më ndryshe, dhe kishin frikë ta luftonin atë. Për rrjedhojë, kishte edhe prej atyre që më mirë preferonin pakt paqeje ose aleancë, sesa ta kishin kundërshtar. Të njëjtën gjë bëri edhe Franca në shekullin e XVI. Kjo aleancë ishte në interes të të dyja palëve.

Pavarësisht fitimit të territoreve në Ballkan, osmanëve iu desh të krijonin aleanca në mënyrë që ta kishin më të lehtë sundimin dhe, njëkohësisht, mbrojtjen nga armiqtë. Duke bërë aleanca, perandoria do ishte më e sigurt dhe do të përfitonte edhe nga ana materiale. Kështu, një nga aleatët kryesorë të shekullit të XVI ishte Franca. Si osmanëve, ashtu dhe francezëve, u interesonte një aleancë, ngase që të dy palët kishin një armik të përbashkët, Carli-n V të habsburgëve. Francisi dhe Carli V ishin pretendentë kryesorë për fronin e Perandorisë së Shenjtë Romake, por rivaliteti i tyre i çoi në luftë, dhe kështu që Franca u bë aleat me osmanët për ta dobësuar Carli-n V. Nga ana tjetër, osmanëve u konvenonte diçka e tillë, se kështu të krishterët nuk ishin të unifikuar; dhe nëse nuk janë së bashku kundër osmanëve, pak shanse kishin për të fituar. Në librin, “Perandoria Osmane”, Halil Inalxhik shkruan: “Më 1536 aleanca u lidh, Sulltani ishte i gatshëm t’u jepte francezëve, si një komb miqësor, liri tregtare brenda perandorisë.”

Edhe studiuesi i njohur arab i historisë, Ali Muhamed Salabi, në librin e tij, “Perandoria Osmane, Faktorët e ngritjes dhe rënies së saj”, kur flet për aleancën franceze dhe interesat që kishte ajo ndaj këtij pakti, thotë se, ”Për këtë, dhe Fransua I mendoi që ta shfrytëzojë prestigjin dhe fuqinë e Perandorisë Osmane dhe ta bëjë mik për vete. Iu afrua miqësisht dhe me respekt në marrëveshje, duke qenë i bindur se Perandoria Osmane është ajo që do ta pengonte Carlsin V nga ambiciet e tij.” Për shkak të rëndësisë që pati kjo marrëveshje, ajo u quajt “Marrëveshja e privilegjeve osmane dhe franceze.”

Marrëveshja francezo-osmane kishte rëndësi jo vetëm politike, por edhe ekonomiko-sociale; ajo tregonte lirinë e veprimit të qytetarëve midis dy vendeve dhe ekonominë e ndërsjelltë pa taksa. Ndërsa taksat që duhet të paguheshin ishin të ndërsjella për të dy perandoritë.

Nuk ishte vetëm aleanca franceze që kishte rëndësi, por edhe ajo me protestantët ishte një gur themeli tjetër në politikën e jashtme të Perandorisë Osmane. Në këtë mënyrë, të krishterët ishin akoma edhe më të përçarë. Ndërsa osmanët, nga ana tjetër, përfitonin prej rastit për aleanca. Historiani Inalxhik gjithashtu nënvizon se, “Aleanca franceze ishte gur themeli i politikës osmane në Evropë. Osmanlinjtë po ashtu e gjetën aleatin natyral në Lidhjen Shmalkalden të princave  gjermanë protestantë që luftonin kundër Carlsit V.”

Është interesante po ashtu të ceket se osmanët, kur bënë aleancë edhe me protestantët, ndikuan ndjeshëm në rritjen e ndikimit të tyre. Duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm në Evropë. Këtë gjë e tregon edhe Halil Inalxhik, duke thënë se, “Hulumtimet e fundit kanë treguar se trysnia osmane midis viteve 1521 e 1555 i detyroi habsburgët t’u jepnin koncesione protestantëve, dhe ky ishte shkaku që më fund të njihet zyrtarisht Protestantizmi.” Gjithashtu, mes të tjerash, autori po në të njëjtin libër tregon edhe disa detaje të një letre që Sulltan Sulejmani u kishte dërguar protestantëve. “Sulejmani bëri me dije se protestantët i konsideronte të afërt me myslimanët, sepse edhe ata i kishin shkatërruar idhujt dhe kishin çuar krye kundër papës. Përkrahja dhe mbrojtja e luterianëve dhe kalvinistëve kundër Katolicizmit do të jetë gur themeli i politikës osmane në Evropë.”  Pra, mbështetja dhe intervenimi i osmanëve në Evropë ishte një faktor kroçial për ngritjen e Protestantizmit në Evropë.

Si të thuash, në një farë mënyre,osmanët janë bërë shkaktarë edhe të ardhjes së kapitalizmit në Evropë, jo direkt, por indirekt, kjo gjithmonë nëse i mbështetemi tezës së Maks Veberit. I cili, sipas teorisë së tij të njohur, potencon se ishte pikërisht devocioni i madh që kishin protestantët për punën që ngriti korporata e asaj periudhe dhe solli ndarjen e punës. Studiuesi i njohur  i sociologjisë, George Ritzer, në librin, “Teoria sociologjike”, gërmëzon se, “Vlerësimi fetar i përkushtimit ndaj punës së vazhdueshme sistematike në thirrjen e përbotshme, si mënyra më e lartë e asketizmit, dhe, në të njëjtën kohë, prova më e sigurt e rilindjes së besimit të çiltër, duhet të ketë qenë leva shtysë më e përshtatshme dhe e fortë për zgjerimin e …shpirtit të kapitalizmit.” Pra, e paraqet si një kusht gati kryesor shpirtin kapitalist të protestantëve që kishin për punën; si pasojë, rrodhi edhe ngritja e kapitalizmit në Evropë, një kapitalizëm që nuk ishte parë ndonjëherë. Apo, siç edhe thotë vetë Maks Veber në librin e tij, “Etika, protestanti dhe shpirti i kapitalizmit”, duke vazhduar se, “Për oksidentin ka nxjerrë kapitalizëm me një shkallë të tillë rëndësie, gjë që shpjegon arsyen e saj, në lloje, forma dhe drejtime që nuk kanë ekzistuar kurrë diku gjetkë.” Si përfundim, Perandoria Osmane u bë shkaktare indirekte e ardhjes së kapitalizmit në Evropë. Nëse protestantët nuk do të kishin mbështetjen e osmanëve, ndoshta ardhja e kapitalizmit në Evropë do vonohej me një shekull. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Palestinezët përplasen me policinë izraelite për el-Aksanë

Palestinezët përplasen me policinë izraelite për el-Aksanë

A kanë edhe peshkaqenët personalitet?

A kanë edhe peshkaqenët personalitet?

John Kerry viziton Brukselin dhe Londrën pas Brexit-it

John Kerry viziton Brukselin dhe Londrën pas Brexit-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni