Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Valter NASUFI: Pse Shqipëria nuk duhet të legalizojë prostitucionin

by te Sheshi
04/11/2016
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Valter NASUFI: Pse Shqipëria nuk duhet të legalizojë prostitucionin

Disa e quajnë profesionin më të vjetër në botë, një pjesë tjetër e sheh si viktimizimin më tw vjetër në historinë e shoqërisë njerëzore. Fjala është për prostitucionin dhe fenomenin e tij global, që prej lashtësisë deri në ditët e sotme. Pra, prostitucion ka pasur kurdoherë, por a do të thotë kjo që përderisa është kaq i vjetër ta legalizojmë?! Sepse po të nisemi me këtë logjikë, shumë devijime sociale apo sjellje devijante të cilat ndodhin në shoqëri dhe ka përfitime monetare prej tyre në fakt nuk janë të legalizuara dhe konsiderohen si krime shoqërore.

Andaj, gjërat duhet të shihen më qartë në mënyrë që të shpërfaqen në këndvështrime objektive. Gjithashtu, duhet kuptuar se, që nga gjeneza e tij dhe deri sot ky “profesion” ka qenë ngushtësisht i lidhur me dhunimin, viktimizimin dhe si qëllim të vetëm ka pasur kurdoherë profitin. Dhe në fakt sot është shndërruar në një industri profitabile qindra miliardëshe e cila gjeneron shuma të mëdha parash. Edhe shtetet të cilat e kanë bërë një gjë të tillë, siç duket më shumë e kanë parë nga aspekti ekonomik, se sa merakosen për qenien njerëzore duke mos shikuar fare pasojat që lindin pas këtij fenomeni social. Legalizimi, jo vetëm që nuk e zvogëlon numrin e “punonjëseve” ashtu siç pretendojnë disa, por përkundrazi, sipas statistikave të fundit numri i tyre shtohet ndjeshëm.

Në lidhje më këtë, duke kundërshtuar legalizimin e prostitucionit në mes të tjerash Virada Somswasdi shprehet kështu: “Duhet krejtësisht të shpëtojmë veten në pangopësinë për të holla për të parë se prostitucioni, edhe pse i legalizuar, nuk mund të jetë një biznes i ligjshëm, sepse ai gjithmonë do të jetë i lidhur me krimin, korrupsionin, klasat, shfrytëzimin seksual në masë, dhe të trafikimit me qenie njerëzore.”  ( ViradaSomswasdi, JD, Presidente e Fondacionit për Gratë, Ligj dhe Zhvillimit Rural (FORWARD) Fjala në Shkollën e Drejtësisë Cornell 9 mars 2004).

Ndërsa Gunilla S. Ekberg, Këshilltare Speciale për prostitucionit dhe trafikimit të femrave në Divizionin Suedez për Barazi Gjinore, në Stokholm, nëntorin e 2002-shit, ndër të tjerash potencoi se: “Industria e prostitucionit shfrytëzon në favor të saj faktin se shumica grave dhe fëmijëve që janë në prostitucion vijnë nga grupet më të shtypura dhe të rrezikuara në shoqëri. ” 

Në vendet e zhvilluar prostitucioni ndodh si pasojë e disa faktorëve të cilët vijnë prej trafikimit nga vendet të pa zhvilluara  ose emigrantëve të ardhur nga vendet e tjera, për të fituar më shumë para; ngase ky është një profesion që nuk kërkon kualifikim dhe tenton më lehtë të futet në tregun e zi të punës. Ndërsa tek vendet e botës së tretë, nuk ka nevojë për trafikim, sepse resursi njerëzor është vendor; për pasojë kushtet të rënda ekonomike dhe papunësia ekstreme bëjnë të mundur gjallërimin që shumica e femrave të detyrohen me anë të dhunës të konvertohen në kavie të industrisë famëkeqe të prostitucionit. Ndërkaq, duke mos harruar edhe presionin e vazhdueshëm psikologjik i cili bëhet nga tutorët apo njerëzit që i punësojnë.

Sipas portalit të huaj Reference, janë mbi 20 vende ne botë që e kanë legalizuar prostitucionin. Kjo paraqitet si në vijim:“Argjentinë, Austri, Armeni, Belgjikë, Bolivia, Brazili, Kanada, Kili, El-Salvador, Finlanda, Franca, Greqia, Guatemale, Meksika, Holanda,  Zelandë e Re, Peru, Portugalia, Senegali, Sllovakia, Zvicra dhe Turqia. Gjithashtu prostitucioni është i ligjshëm edhe në vende siBelize, Kolumbia, Kosta Rika, Hondurasi, Hungari, Indonezi, Izrael, Itali, Panama, Paraguai, Mbretëria e Bashkuar, Uruguai dhe Venezuela, por me disa ndryshime në legjislacion nga vendet që i përmendëm më sipër.

Industria e prostitucionit siç e cekëm edhe më lart është një industri shumë miliardëshe, dhe këtë fakt e paraqet më mirë nga të dhënat prej përfitimeve të kësaj industrie e cila për objekt fatkeqësisht ka shfrytëzimin e trupit njerëzor që në shumicën e rasteve është i imponuar. Sipas portalit Havocsope, tregohet që përfitimet janë me të vërtetë galoponte. Statistikat enxjerra shpalosin se në botë ekonomia e prostitucionit shkon Në 186 miliardë dollarë. vendin e parë e mban Kina me $73 miliard, ndërsa në vendin e dytë renditet Spanja me 26.5 miliard dollarë. Kurse Japonia është e treta me 24 miliard.  As Gjermania nuk mbetet mbrapa; ajo është e katërta sipas renditjes  botërore, por e para sipas asaj hartës europiane me plot 18 miliard dollarë në vit që fiton nga prostitucioni. Dhe vijnë Shtetet e Bashkuara në vendin e pestë me 14.6 miliard dollarë.

Për të demonstruar që prostitucioni ka lidhje të drejtpërdrejt me kushtet ekonomike, duhet theksuar se e gjitha kjo ndodh si pasojë e pamundësive të gjetjes së një pune normale, e ku siç duket femrat nuk kanë rrugëdalje tjetër dhe zgjedhin shitjen e trupit të tyre. Siç ngjau edhe me krizën greke, në të cilën kishte një shtim të menjëhershëm të femrave që merrem më prostitucion. Nga prestigjiozja Britanike The Telegrah, në atë kohë midis të tjerash thuhej se: “Sipas Qendrës Kombëtare për Kërkime Sociale (Ekke), shkalla e prostitucionit në vend është rritur me 150 për qind gjatë krizës ekonomike, që do të thotë se gratë që përndryshe do të kishin kërkuar llojet e tjera të punësimit, tashmë janë kthyer në punën e seksit në mënyrë për të  mbështetur veten dhe familjet e tyre.”

Po ashtu, nga portali The Telegraph mësojmë një tjetër argument që prostitutat, apo siç quhen edhe ndryshe punonjëset e seksit, nuk mund të merren në mbrojtje sipas ligjit; dhe këtë gjë fare mirë e tregon shembulli konkret me fqinjin tonë jugor, i cili e ka legalizuar prostitucionin që nga viti 1999 por nga ana tjetër pjesa më e madhe e prostitutave nuk janë të regjistruara. Sipas këtij portali thuhet se: “Aktualisht janë rreth 20,000 prostituta në Greqi (sipas Ekke) të cilat më pak se 1,000 janë regjistruar ligjërisht.” Pra, këto janë të dhënat e një viti më parë, ku i bie pra që vetëm 5% e tyre janë të regjistruara. Ndërsa imagjinoni se ç’mund të ndodhte në Shqipëri, si një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuar në Evropë, ku situata do të përkeqësohej akoma edhe më tepër nëse shteti do aprovonte legalizimin e prostitucionin. Problemet eventuale të Shqipërisë si trafikimi i drogës, korrupsioni në çdo institucion shtetëror dhe publik, krimi i organizuar i kudondodhur, nepotizmin i përhapur gjithë andej, papunësia, dhe syresh të ngjashme do ta shumëfishonin numrin e prostitutave nëse parlamenti ashqiptar do të miratonte një ligj të tillë.

BBC-ja në një dokumentar të cilin realizoi në kohën e krizës greke me titull “Love in a time of crisis”  -“Dashuria ne kohë krize” – mori disa intervista me femra që më parë bënin një punë tjetër, por që kriza ekonomike i detyroi të merrnin rrugën e shitjes së trupit të tyre. Pra, se si gratë e martuara në pamundësi për t’i larë borxhet edhe taksat vinin për të gjetur punë. Ja se si e tregon dikush që i punësonte këto gra: “Gratë e martuara, vinin këtu dhe kërkonin punë, ato s’kishin mundësi t’i ofronin fëmijëve të tyre as edhe mëngjesin përpara se të iknin në shkollë.”

Si përfundim, legalizimi nuk do të sjellë uljen e numrit të prostitutave por shtimin e tyre, ngase legalizimi do hapte një dritare e cila do përdorej si katapultë për punësimin e atyre femrave për të fituar më lehtë paranë. Sepse, me këtë lloj profesioni nuk ka nevojë për të pasur një diplomë ose kurs apo trajnim diku; me rëndësi është që në këtë profesioni duhet të dorëzosh trupin. Kjo bën që trupi i femrës të kthehet në një mall, një produkt i cili përdoret, një biznes pra mw troç. Ndërkaq, legalizimi i prostitucioni nuk mund të eliminojnë dhunimin kur ajo është vetë përdhunim me blerje. Ngase lidhja mes përdhunimit dhe prostitucionit është se gratë janë kthyer në objekte për përdorim seksual për meshkuj. Prandaj ato mund të jenë të blera apo të vjedhura. Në një kulturë në të cilat gratë mund të blihen për përdorim, është një kulturë ku dhunimi i të drejtave të femrës lulëzon. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Shumë punë në të njëjtën kohë po dëmton prodhimtarinë tuaj

Shumë punë në të njëjtën kohë po dëmton prodhimtarinë tuaj

Shukri Buja: të të ngrihet tensioni kur sheh Isa Mustafën kryeministër

Shukri Buja: të të ngrihet tensioni kur sheh Isa Mustafën kryeministër

Bushati pret ministrin e Ukrainës: Ngjashmëria e Kosovës me Krimenë? Sa molla me portokallin!

Bushati pret ministrin e Ukrainës: Ngjashmëria e Kosovës me Krimenë? Sa molla me portokallin!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni