Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Umberto ECO: Një apel drejtuar shtypit të përgjegjshëm

by te Sheshi
18/07/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Umberto ECO: Një apel drejtuar shtypit të përgjegjshëm

Pse të mos i shqyrtojmë përditë faqet e virtytshme online dhe t’i raportojmë ato që përhapin informacione të pabaza? Ky është një shërbim gjithnjë e më i nevojshëm ndaj publikut.

U zbavita shumë me historinë e budallenjve të web-it. Për ata që nuk e kanë parë, është publikuar online, e në disa gazeta, se gjatë një të ashtuquajture “lectiomagistralis” në Torino paskam thënë se web-i është i mbushur me budallenj. Nuk është e vërtetë! Kjo “lectio” kishte lidhje me një temë krejt tjetër, por kjo na tregon se si qarkullojnë dhe deformohen lajmet nga gazetat dhe web-i.

Kjo puna e budallenjve doli përgjatë një konference që u mbajt më pas, gjatë të cilës, duke iu përgjigjur një pafundësie pyetjesh, kisha bërë një konstatim me plot bon sens. Pranova se, mes shtatë miliardë banorëve që mban planeti, ka një numër të madh budallenjsh, shumica e të cilëve dikur ua përcillnin muhabetet pa lidhje miqve të afërt apo atyre te lokali, dhe në këtë mënyrë mendimet e tyre mbeteshin të kufizuara në një rreth të ngushtë. Tani një numër i madh i këtyre personave kanë mundësinë që t’i shprehin opinionet e tyre në rrjetet sociale. Prandaj, këto opinione arrijnë një audiencë tepër të madhe, duke u ballafaquar me shumë mendime të tjera të shprehura nga njerëz të arsyeshëm.

Nuk ka asnjë ngjyrim racist në përkufizimin tim të budallait. Askush nuk është budalla me profesion (me përjashtim të disa rasteve), por një bakall, një kirurg a një nëpunës banke shumë i mirë mund t’ia këpusë kot për çështje për të cilat nuk është kompetent apo për të cilat nuk ka informacion të mjaftueshëm. Kjo ndodh edhe për arsye se reagimet në web bëhen me gjaknxehtësi, pa pasur kohë për reflektim.

Eshtë më se e drejtë që interneti ta lejojë të shprehet edhe atë që flet gjëra pa kuptim; megjithatë, përhapja e budallallëqeve i bën gjërat lëmsh. Tezën time të arsyeshme e vërtetuan disa reagime pa lidhje që vura re në internet. Madje, dikush thoshte se, sipas tij, mendimet e një budallai vlejnë njësoj në internet me ato të dikujt që ka fituar çmimin Nobel. Kjo gjë u përhap me të shpejtë në një bisedë të kotë mbi faktin në e kisha marrë çmimin Nobel apo jo, pa u përpjekur të kontrollojnë në Wikipedia. E tëra kjo sa për të treguar se sa të prirur jemi për të folur në ajër.

Një përdorues normal i internetit do të duhej të ishte në gjendje t’i dallonte idetë pa lidhje nga ato të artikuluara mirë. Por nuk është e thënë të jetë gjithmonë kështu. E këtu dalim te problemi i filtrimit, i cili nuk ka të bëjë vetëm me opinionet e ndryshme të shprehura në gjithfarë blogjesh apo në Twitter, por është diçka jashtëzakonisht urgjente për të gjitha faqet online, ku mund të gjenden gjëra të dobishme e të besueshme të çdo lloji, si edhe mendime e ide të palidhura me njëra-tjetrën e krejt jashtë realitetit, denoncime për komplote imagjinare, racizma, mohime të ngjarjeve të së kaluarës, apo thjesht lajme të pavërteta nga pikëpamja kulturore, të pasakta, ose gjëra dashakeqe.

Si t’i filtrojmë? Secili prej nesh është i aftë ta bëjë këtë kur këqyr faqet që kanë lidhje me tema ku ai është kompetent. Unë, për shembull, do të ndihesha në siklet po të merrja përsipër të thosha nëse një faqe e specializuar mbi teorinë e stingavepo-së m’i thotë gjërat ashtu siç duhet apo jo. As shkolla nuk mund të na edukojë për ta bërë këtë filtrim, sepse edhe mësuesit gjenden në kushtet e mia. Një profesor i gjuhës greke mund ta gjejë veten të pambrojtur përballë një faqeje online që flet mbi teorinë e katastrofave, apo thjesht për luftën e tridhjetë viteve.

Mbetet vetëm një zgjidhje. Gazetat gjenden shpesh të nënshtruara nga interneti, ngaqë ato mbledhin lajme, e ndonjëherë legjenda, duke i dhënë kështu zë konkurrentit të tyre më të madh; duke e bërë këtë, ata janë gjithmonë me vonesë në krahasim me internetin. Në vend të kësaj, do të duhej t’i kushtonin të paktën dy faqe në ditë analizës së faqeve online (si me recensionet e librave), duke i treguar ato që vlejnë, e duke i denoncuar ato që përhapin pasaktësi dhe mashtrime. Do të ishte një shërbim i madh ndaj publikut, e mbase edhe një arsye që shumë lundrues të internetit, të cilët kanë filluar t’i lënë gazetat për snobizëm, të kthehen e t’i shfletojnë përsëri çdo ditë.

Natyrisht, gazeta do të ketë nevojë për një skuadër analistësh për t’i bërë ballë kësaj nisme, shumë prej të cilëve duhen gjendur jashtë redaksisë. Eshtë pa dyshim një ndërmarrje e kushtueshme, por që do të qe shumë me vlerë. Kjo do të shënonte fillimin e një epoke të re të shtypit.

Përktheu: Enes Neza – tesheshi.com  

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Kuriozitet: Formacioni të cilin mund ta bleni pa asnjë cent

Kuriozitet: Formacioni të cilin mund ta bleni pa asnjë cent

FORUM/ Analistët: Pas raporteve të Auditit, ja se kush e bën korrupsionin në institucionet e Kosovës

FORUM/ Analistët: Pas raporteve të Auditit, ja se kush e bën korrupsionin në institucionet e Kosovës

Ditë të nxehta në Europë, në ishujt Havai bie dëborë!

Ditë të nxehta në Europë, në ishujt Havai bie dëborë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni