Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Thomas L. FRIEDMAN*: Donald Trump u dha kritikëve pak shpresë

by te Sheshi
24/11/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Thomas L. FRIEDMAN*: Donald Trump u dha kritikëve pak shpresë

Po pra, ishte interesante… Donald Trump erdhi për drekë në “The New York Times”. Mund të gjenden tituj kryesorë në media për këtë vizitë, por meqënëse isha i pranishëm në këtë drekë, me lejoni të ofroj disa përshtypje nga takimi im i parë nga afër me Trump që  kur ai deklaroi kandidaturën për president.

Më e rëndësishmja ishte se në disa çështje kyçe – si ndryshimet klimaterike dhe torturën – ku ai kishte marrë pozicione ekstreme gjatë fushatës për të galvanizuar bazën e elektoratit, ai doli jashtë vetes duke e bërë të qartë se do t’i rimendonte. Sa larg do të shkojë? Unë nuk e di, por duhet të presim, sidomos për klimën.

Ka shumë vendime që presidenti i zgjedhur, Trump mund dhe do të bëjë gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Shumë prej tyre do të mund të jenë të kthyeshme nga pasardhësi i tij. Por është një vendim që ai mund të marrë e që ka vërtet pasoja të pakthyeshme dhe ky është braktisja e angazhimit të Amerikës në uljen e përdorimit të qymyrit, përdorimi më i madh i sistemeve të energjisë së pastër dhe drejtimi i botës në reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit, përpara se të arrijnë nivelin që prodhon një cikël të ndërprerjeve të paparashikueshme klimaterike.

Kur u pyet për qëndrimin ndaj ndryshimeve klimaterike – që në të kaluarën i ka hedhur poshtë si një gjë të shpikur-  presidenti i zgjedhur nuk hezitoi as për një sekondë: “Po e shqyrtoj nga shumë afër… jam mendjehapur për to. Do t’i shqyrtojmë me shumë kujdes. Mund të sillni plot shembuj për pikëpamje të ndryshme.. por do ju them këtë: ajri i pastër është vital. Uji i pastër është me rëndësi vitale”.

A mendoni se ndryshimet klimaterike janë shkaktuar nga aktiviteti njerëzor?

“Mendoj se ka një farë lidhje”, u përgjigj Trump. Nuk është e qartë “sa shumë” dhe se çfarë do të bëjë ai për këtë që do të varet “nga sa do u kushtojë kompanive tona”. Trump tha se do ta studiojë çështjen shumë fort dhe la të kuptohej se nëse, pas studimit, ai do të moderonte pikëpamjet e veta, zëri i tij do të kishte ndikim midis skeptikëve të ndryshimeve të klimës.

Për çështjen nëse ushtria do të duhet të përdorë torturimin me ujë dhe forma të tjera torture për të bërë të flasin të dyshuarit për terrorizëm – një pozicion që e ka mbrojtur vazhdimisht gjatë fushatës me shumë sukses – Trump tha qartë se kishte ndryshuar mendje pasi kishte folur me James N. Mattis, gjeneralin e marinës që drejtonte komandën qendrore të SHBA-së.

Trump tha se Mattis i kishte thënë se torturat nuk kishin qenë asnjëherë të dobishme. Ai citoi gjeneralin të kishte thënë: “Më jepni një paketë cigaresh dhe disa birra dhe do ia dal më mirë”, sesa kushdo që përdor torturën. Trump tha se kishte mbetur shumë i impresionuar nga ajo përgjigje.

Duke folur për Lindjen e Mesme, Trump tha pa u nxitur: “Do të doja të isha në gjendje të isha dikushi që bën paqe mes Izraelit dhe palestinezëve”, duke shtuar “Kam arsye të besoj se mund ta bëjë këtë”. Dhe ai la të kuptohej se dhëndrri i tij, Jared Kushner, mund të jetë i dërguari i tij special dhe se “do të jetë shumë i mirë në këtë punë.. ai e njeh rajonin”. (Të shohësh Trump duke farkëtuar marrëveshjes mes Bibi Netanjahut dhe palestinezëve do t’ia vlente të parapaguaje).

E vetmja fushë ku unë mendoj se Trump do të ndeshë më shumë vështirësi për të mbajtur premtimet e fushatës është të krijojë “miliona” vende pune me pagë të mirë duke taksuar e vendosur nën presion kompanitë amerikane për të prodhuar më shumë në SHBA.

Ai ende flet për Amerikën si një vend i pashfrytëzuar prodhimi kur, në fakt, prodhimi mbetet sektori më i madh në ekonominë amerikane por që punëson shumë më pak punonjës.

Ashtu si vërejtja e famshme e konsulentit të menaxhimit, Warren Bennis: “Fabrika e së ardhmes do të ketë vetëm dy punonjës, një njeri dhe një qen. Njeriu do të jetë atje për të ushqyer qenin. Qeni do të jetë atje të largojë njeriun që të mos prekë pajisjet”.

Përfundimi: Fushata ka marrë fund, por beteja për shpirtin e Donald Trump sapo ka nisur. Ai duket qartë se mëson duke folur me njerëzit, e jo duke lexuar. Për shkak se kaq pak mendonin se ai do të fitonte, shumë prej atyre që u mblodhën rreth tij dhe u dëgjuan prej tij ishin karaktere ekstreme.

Por tani që ai është zgjedhur president, ai po e shfaq veten dhe po dëgjon nga një rrjet shumë më i gjerë njerëzish. Ai përmendi se kishte pasur biseda telefonike me Bill Gates dhe me shefin e Apple, Tim Cook. Dhe ai theksoi disa herë se dëshiron t’ia dalë mbanë: “Po e bëj këtë për një punë të mirë”.

Që t’ia dalë mbanë me këtë synim ai ka nevojë të moderojë shumë pikëpamje dhe të mësojë sa më shumë njerëz. Për ata që e kundërshtuan zgjedhjen e Trump, nuk është koha që të ulim vigjilencën dhe të ndalemi së hequri vija të kuqe. Por për shumë drejtues biznesesh, republikanë dhe demokratë të moderuar si Bill Gates, që mund të kenë vëmendjen dhe respektin e tij, dhe që kanë bërë investime të mëdha në energjinë e pastër, Trump mund të bindet për disa çështje. Ata duhet të hyjnë në lojë tani dhe të përpiqen ta tërheqin atë drejt qendrës.

Si për një takim mes një lajmbërësi dhe një organizate lajmesh që mbuloi fushatën e tij pa frikë apo favorizim, dreka ishte në një atmosferë goxha të relaksuar, por jo edhe pa ndonjë dyluftim. I pyetur nëse e lexon “The New York Times”, Trump tha: “E lexoj. Për fat të keq. Do të jetoja 20 vjet më shumë nëse nuk do e lexoja”.

*Thomas Friedman është kolumnist për punët e jashtme në gazetën amerikane “The New York Times” dhe autor i shumë librave.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Dekonstruktimi i manipulimit të historisë: çmitizimi nga Fatos Lubonja i figurës së të “përndjekurit” Kadare

Dekonstruktimi i manipulimit të historisë: çmitizimi nga Fatos Lubonja i figurës së të “përndjekurit” Kadare

Kandidati presidencial në Austri lë të hapur mundësinë e një referendumi mbi BE-në

Kandidati presidencial në Austri lë të hapur mundësinë e një referendumi mbi BE-në

Ja çfarë horrori do të përjetonte Toka nëse Dielli do të zhdukej

Ja çfarë horrori do të përjetonte Toka nëse Dielli do të zhdukej

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni