Tashmë, është bërë pothuajse e qartë se paritë konservatore në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë marrë fuqi nga votuesit e bardhë që janë mobilizuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me nacionalizmin – rezistenca ndaj kufijve të hapur dhe emigracionit nga bota e tretë. Në Shtetet e Bashkuara, ky zhvillim është nxitur edhe nga rekrutimi konservator mbi rracën që përforcon kundërshtinë ndaj emigracionit.
Në anën e liberalëve, partia Demokratike dhe partitë europiane të qendrës së majtë janë bashkuar në favor të globalizimit, nëse e perceptojmë globalizimin si pritshmëri për kufij të hapur, shtrirje të perspektivës lokale dhe nacionaliste dhe mbështetje për një rend social më pak të ngurtë si dhe për politika liberale kulturore, tregtare dhe për emigracionin.
Në dekadat e fundit, këto parti, si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të përfshijnë dhe të reflektojnë pikëpamjet e elitave masive dhe të mirë-arsimuara – klasës punëtore të mirëinformuar dhe krijuese – në aleancë me pakicat jo të bardha që ia dalin jo dhe aq mirë.
Ewald Engelen, ekspert i shkencave sociale në universitetin e Amsterdamit, argumenton se paradigm e vjetër e së majtës që qëndron më ndërhyrje të një qeverie të fortë dhe ajo e së djathtës që preferon zgjidhjet e tregut për problemet sociale, janë zëvendësuar. “Sot, thotë ai, ne shohim se trendi është shndërruar në globalizëm kundër nacionalizmit”.
Stewart Patrick, drejtori i programit të institutive ndërkombëtare dhe qeverisjes globale shkon edhe më tej për këtë trend.
“Ndasia më e dukshme politike sot nuk është midis konservatorëve dhe liberalëve në Shtetet e Bashkuara apo socialdemokratëve në Britani e Francë, por midis nacionalistëve dhe globalistëve. Fitorja e fushatës së Brexit, triumfi i Trump dhe suksesi i paprecedent i Marinë Le Pen janë nënvizuar nga ankthi ekonomik dhe kulturor që nuk njeh rreshtime ideologjike tradicionale – si dhe nga refuzimi i partive konvencionale e mjedisit politik për të marrë parasysh shqetësime të tilla.
Në Shtetet e Bashkuara, analistët politikë thonë se Trump ka përshpejtuar rirreshtimin e elektoratit rreth racizmit, përmes disa masave të rigjallërit racist – dhe kjo e ndihmoi atë të fitonte.
Në kontrast, ka pak prova që sugjerojnë se problemet ekonomike individuale kanë sjellë përfitime për Trump.
Sistemi politik amerikan po shfaq idenë se progresivizmi racial dhe ai ekonomik janë rreshtuar në anën e partisë Demokratike dhe konservatorizmi racial dhe ekonomik janë rreshtuar përkrah partisë Republikane.
Analistët thonë se votuesit e Trump kanë qenë të vendosur për masat me efekt kundër afro-amerikanëve dhe atyre kundër integrimit të emigrantëve në popullsinë e Shteteve të Bashkuara.
*Thomas B. EDSALL është opinionit në “New York Times”. Ai është profesor në Universitetin e Gazetarisë në Kolumbia.
Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/