Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Taha ÖZHAN: Erdogani dhe revolucioni i 2002-shit

by te Sheshi
26/04/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Taha ÖZHAN: Erdogani dhe revolucioni i 2002-shit

Demokracia shumëpartiake e Turqisë u hapi udhë nëpërmjet mekanizmave elektoralë një grushti partish politike jashtëzakonisht popullore. Ndonëse një pjesë e tyre morën madje mbi 50 për qind të votave, ka patur një mungesë të vazhdueshme të qeverive vërtet të fuqishme, të afta për ta dobësuar regjimin e tutelës. Me fjalë të tjera, fuqia demokratike e popullit nuk qe përgjithësisht në gjendje ta shndërronte establishmentin dhe të nxiste ndryshimin strukturor. Duke patur parasysh se AKP-ja, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, që solli revolucionin e 2002-shit, ishte relativisht jopopullore në krahasim me ca prej pararendësve të saj, është e rëndësishme të shtrohet pyetja se ç’e dalloi lëvizjen nga aktorët e tjerë të spikatur në politikën turke. Udhëheqja e fortë gjendet në thelb të akumulimit të pushtetit real nën presidentin Rexhep Tajjip Erdogan përkundër paraardhësve të tij, disa nga të cilët qenë më autoritarë se ai. Aspekte të rëndësishme të këtij fenomeni i zbulon një vështrim i shpejtë në rrjedhën e historisë politike, të shpërndarjes së votave, e të fundit të qeverive.

Emri i Erdoganit ka hyrë në histori si një njeri që mbushi hendekun midis sentimenteve popullore dhe mbajtësve të pushtetit politik me një theks në zërin e popullit. Që kur puçi ushtarak i 1960-s e bëri të pafektshme moton e Partisë Demokratike, “Mjaft! Populli do të flasë!”, nuk ka patur udhëheqës politik të etur për ta çarë rrethin vicioz dhe për të qëndruar në të tijën. Ky qëndrim, të cilin presidenti e identifikon si “dalje për zot amanetit”, çoi për herë të parë që nga 1960-a në shfaqjen e një blloku masiv votuesish. Sikur historia të kishte marrë një drejtim ndryshe, nuk do të kishte patur arsye për t’i përshkruar zgjedhjet parlamentare të 2002-shit si një revolucion, ngaqë qeverisja e dytë themeluese e vendit do të ishte shtypur nga regjimi i tutelës.

Ky regjim i tutelës shërbeu për gjysmë shekulli për të mohuar të drejtën e miliona votuesve për përfaqësim politik, e, më e pakta fare, për ta bërë të pakuptimtë kontributin e tyre. Aftësitë udhëheqëse të Erdoganit rezultuan të vlefshme në përkthimin e votave në politikë, dhe në përfshirjen e kërkesave popullore në platformën e partisë së tij. Në vijim, masat fituan më besim mbi rolin e tyre në sistemin politik, e i deleguan autoritet Erdoganit. Niveli i lartë i ndërveprimit midis bazës shoqërore dhe udhëheqjes politike i hapi rrugë një lidhjeje të fortë.

Situata e mësipërme ndryshonte qartazi në mënyrë domethënëse nga përvojat e partive politike të vijës së përgjithshme, të cilave, ndryshe Refah Partisi-së (Partisë së Mirëqenies) dhe MHP-së (Partisë së Lëvizjes Nacionaliste), u mungonte një ideologji koherente. Ndonëse Adnan Menderesi dhe Turgut Ozali morën një numër rekord votash në zgjedhjet popullore, ata kurrë nuk patën të njëjtën lloj lidhjeje me masat që pati Erdogani. Çfarë është më e rëndësishme, ata nuk i sfiduan caqet e pushtetit të tyre, të identifikuara nga regjimi i tutelës, gjë që nuk ishte domosdoshmërisht një dështim nga ana e tyre, por thjesht pjesë e rrjedhës së historisë politike të Turqisë. Në të vërtetë, udhëheqësve të shkuar u mungonte zotësia dhe konteksti për ta dobësuar establishmentin.

Kjo nuk do të thotë, sigurisht, se panorama politike e para vitit 2002 i bëri gjërat të lehta për Erdoganin. Vetëm pesë vite përpara zgjedhjeve të 2002-shit, partia e tij u detyrua nga ushtarakët ta lërë pushtetin. Dhe Erdogani kërkoi një pozitë udhëheqjeje në vend në një kohë kur regjimi i tutelës ishte bërë më me ndikim se më parë. Edhe pse gjatë grushtit ushtarak të shtetit në vitin 1997 nuk u dergj gjak, si politikanët dhe qytetarët e thjeshtë do të besonin se vendi e kishte kaluar tashmë pikën pa kthim. Kësisoj, Erdogani do të tregonte aftësi udhëheqëse në një atmosferë ku mbizotëronin presionet e jashtëzakonshme politike. Pikërisht në këtë moment populli i qëndroi në krah udhëheqësit që po lindte dhe e konsolidoi pushtetin e AKP-së në zgjedhjet e 2007-s.

Duke e hedhur vështrimin prapa, ishte udhëheqja e Erdoganit që i shndërroi zgjedhjet e 2002-shit në një zhvillim revolucionar dhe e dalloi atë nga brezat e shkuar të politikanëve. Ndërsa pjesa më e madhe e vëzhguesve i shpjeguan në lidhje me pararendësit e tij politikat e Erdoganit gjer në fitoren e zgjedhjeve të 2007-s, këta pararendës do të vlerësoheshin në lidhje me Erdoganin nga ai çast e këtej. Ndikimi i Erdoganit i kaloi kufijtë kombëtarë të Turqisë me kalimin e kohës, për të mos lënë asnjë dyshim mbi rolin e tij si një udhëheqës i fuqishëm, e për ta kthyer atë në një figurë të rëndësishme kur Pranvera Arabe çoi në një debat global mbi revolucionet pa udhëheqës. Megjithëkëtë, ishte revolucioni i 2002-shit që e ktheu Erdoganin në një udhëheqës dhe shpërfaqi vlerësimin e tij mbi historinë, kohën dhe hapësirën.

Përktheu: Bujar M. Hoxha    

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Çfarë po kurdiset me Himarën – a po përsëritet eksperimenti “Bollano”?!

Çfarë po kurdiset me Himarën - a po përsëritet eksperimenti “Bollano”?!

REPORTAZH/ Ulza, perla e fshehur e Shqipërisë së Veriut

REPORTAZH/ Ulza, perla e fshehur e Shqipërisë së Veriut

Premier Liga publikon formacionin e vitit

Premier Liga publikon formacionin e vitit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni