Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Sylvie KAUFFMANN*: Franca përgatitet për të pamundurën “tashmë të mundshme”

by te Sheshi
10/03/2017
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Sylvie KAUFFMANN*: Franca përgatitet për të pamundurën “tashmë të mundshme”

Tashmë, i njohim të papriturat e zgjedhjeve, parashikimet e gabuara dhe sondazhet e pabesueshme, njohim sugjerimin e verbër që besojnë shumë njerëz në media se votuesit priren të mendojnë ashtu si mendon media.

Dimë se një shumicë e votuesve britanikë vendosën se vendi i tyre duhej të largohej nga Bashkimi Europian, dimë se Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, dimë se Geert Wilders, kandidati populist që pëlqen ta quajë veten “Trump hollandez” me shumë gjasa do të dalë fitues në zgjedhjet parlamentare të javës së ardhshme. Dimë edhe se qeveria nacionaliste e Polonisë nuk do t’ia dijë për sundimin e ligjit.

Kështu, që ne duhet të dimë gjithashtu edhe që mundësia që Marine Le Pen të zgjidhet presidente e Francës më 7 maj, nuk është më e pamundur.

E vërtetë: të gjitha përllogaritjet racionale priren të provojnë të kundërtën. A nuk lejon sistemi i zgjuar elektoral i Francës që votuesit të kenë dy javë në dispozicion për të “ftohur” logjikën përpara se të kalojnë nga raundi i parë i zgjedhjeve në të dytin? A nuk kemi një traditë që ndjekim kandidatin “demokratik” në fund të procesit, ashtu sikundër bëmë në vitin 2002 ku Zhak Shirak u përball me babain e Le Pen, Zhan Mari Le Pen në raundin e dytë? A nuk është një tavan i paarritshëm i 50 për qindëshit të votave, për një kandidat ekstremist?

Por, përllogaritjen racionale nuk budallallepsin askënd tashmë. Këto nuk janë kohë racionale. Ndërsa kalojnë javët e muajt, verdikti i Le Pen për fitoren e Trump vijon të përndjekë disa prej nesh: “Ajo që u duk e pamundur, tha ajo më 9 nëntor, “tani është e mundshme”.

Tani, ne po përgatitemi për të pamundurën e mundshme. “Kërcënimi është real”, pranoi publikisht për herë të parë presidenti Fransua Hollond, kur e pyeta në një intervistë nëse fitorja e Le Pen do të vriste projektin europian. “Por, Franca nuk do të jepet”.

A do të mbajë diga? Kjo është një fushatë franceze si asnjë tjetër më parë. Të gjitha gjurmët politike të vendosura që nga viti 1958, kur u miratua edhe kushtetuta aktuale, janë shkatërruar. Fronti Nacional ka qenë një instalim në politikën kombëtare për 40 vjet, por kurrë më parë, kandidati i tij presidencial nuk ka qenë i avantazhuar. Sot, asnjë nga kundërshtarët e Marine Le Pen nuk e vë në dyshim se ajo do ia dalë deri në raundin e dytë: në fakt, ata as nuk po e luftojnë atë. Ata po luftojnë mes tyre për të fituar vendin e dytë në 23 prill, për të pasur një shans që ta mundin në balotazh.

Asnjëherë më parë, një president francez në detyrë nuk ka vendosur të mos kandidojë për një mandat të dytë, ashtu si bëri Hollond në dhjetor, duke u treguar i vetëdijshëm për nivelin e ulët historik të popullaritetit të tij. Asnjëherë më parë të gjitha figurat e njohura të jetës politike franceze nuk janë hedhur kaq brutalisht jashtë zgjedhjeve primare ashtu si ndodhi me konservatorët që e nxorrën Nikolas Sarkozi në pension dhe shtypën ambicjet afatgjata të Manuel Valls.

Një fjalë e re ka dalë për këtë trend që nuk fal: “le dégagisme” (që vjen nga folja “dégagez” me kuptimin “ik prej ketu”). Pasi kanë vënë re etjen e votuesve për risi, një numër i habitshëm ligjvënësish – gati një e katërta e Asamblesë Kombëtare aktuale – nuk do të rikandidojë për parlament, në qershor.

Ndërsa Le Pen çan përpara plot vetëbesim, duke i qëndruar skenarit e duke bërë progres mes grave, fermerëve dhe votuesve të zhgënjyer të shtresës së mesme, partia kryesore e së djathtës ofron spektaklin më turbulluese që është dëshmuar në çdo zgjedhje tjetër. Përballur me akuzat se u dha gruas e fëmijëve punësim të rremë për të marrë gati një milion dollarë nga lista e pagesave të parlamentit, Fransua Fijo, ish-kryeministri konservator që tashmë është kandidati republikan për presidencialet, e ka ndalur fushatën. E gjithë energjia e tij po shpenzohet për të luftuar kundër këtyre akuzave dhe për të dhënë zotime se ao dp kundërpërgjigjet. Negociatatat e “derës së pasme” nga baronët e partisë nuk kanë arritur të nxjerrin një kandidat alternativ ose të bindin Fijo të tërhiqet.

Ndihmësi dhe politikanët aleatë e kanë braktisur. Gjithnjë e më i dëshpëruar, ai ka nisur të sulmojë gjithë gjyqtarët që po hetojnë çështjene  tij, duke i akuzuar ata dhe shtypin, se po përpiqen të vrasin zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, Franca është në një gjendje “pothuajse të luftës civile”.

Kështu Marine Le Pen mund të qëndrojë e qetë: Fijo është duke bërë punën për të. Ajo ka shqetësime gjyqësore të vetat për punësimin e rremë për këshilltaret e Frontit Nacional në parlamentin Europian, po kush po i kushton aq vëmendje kur gjithçka është fokusuar tek rivali i saj?

Partia e së djathtës tradicionale ka qenë gjithnjë makineria politike e pamëshirë dhe e mirëvajosur e Sarkozisë. Tani duket si një rrëmojë e një zone lufte. Ashtu sikundër mund të thoshte Trump: Kjo është një rrëmujë. Ai do ta dashuronte këtë situatë.

Ndërsa sa i përket së majtës, në reflektim të krizës së partive social-demokratë në Europë, ajo është aq e ndarë dhe e dobët sa që mund të mos arrijë në raundin e dytë. Ambjentalistët janë zhdukur si forcë politike. Nëse mund të besojmë sondazhet, kandidati që me shumë gjasa do të përballë Le Pen në raundin e dytë është Emmanuel Macron, 39-vjeçari që nuk përfaqëson ndonjë parti politike dhe që nuk ka marrë asnjëherë ndonjë mandat përmes zgjedhjeve.

Ky ish-ministër Ekonomie, karizmatik, dikur bankier investimesh për Rothçajlldin, lundron mbi dallgën “progresive” as majtas-as djathtas që po mbledh votuesit pro-BE dhe pro-globalizimit, të zhgënjyer nga partitë tradicionale, por ende fuqishëm kundërshtarë të rritjes së populizmit dhe nacionalizmit. Axhenda e tij reformiste e ngulitur pro Europës, “radikalisht transformuese”, ashtu si e përshkruan ai vetë, thekson përgjegjësinë individuale ndërsa ndihmon puninjësit për t’iu përshtatur ekonomisë së globalizuar. Në këtë peisazh kaotik të zgjedhjeve franceze të 2017-ës, ndarja mes nacionalistëve dhe internacionalistëve duket se po i zë vendin garës tradicionale midis së majtës dhe së djathtës.

Kjo është një betejë e madhe politike për zemrën dhe shpirtin e Europës. Me afrimin e 25 marsit të 60-vjetorit të traktatit të Romës, dokumentit themeltar të unitetit europian, partnerët e Francës në BE po vëzhgojnë me ankth çdo hap të kësaj fushate. Në Berlin, ankthi shkon në panik: asnjëherë më parë rreziqet nuk kanë qenë më të mëdha sesa tani për të ardhmen e projektit europian. I përçmuar nga presidenti amerikan, sulmuar nga Rusia, braktisur nga Britania, Bashkimi Europian me Francën dhe Gjermaninë si kolonat e veta, ka nevojë të rigrupohet për një nisje të re. Zgjedhja në Francë e një presidenteje të së djathtës ekstreme, eurofobike që zotohet të largohet nga eurozona do ta vriste këtë ëndërr. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha për “Der Tagesspiegel”, javën e kaluar se një fitore e Le Pen do ta sillte Europën “në rrëzë të humnerës”.

A do ta ndalojë Franca valën e populizmit? Kjo është përgjigja që pritet nga këto zgjedhje. Disa ekspertë tashmë po spekulojnë se nëse zgjidhet liderja e Frontit Nacional, ajo nuk do jetë në gjendje të krijojë mazhorancë në parlamentin e pas zgjedhjeve të qershorit. Rezultati më i mundshëm do të ishte në këto rrethana një “bashkëjetesë” në të cilën presidentja Le Pen do të punonte me një kryeministër dhe qeveri të qendrës së majtë ose të djathtë. Në atë rast, dy blloqet do të duhet të negocionin një kompromis për disa nga çështjet më thelbësore, e para nga të gjitha si të shpëtohet euro.

Kjo është situata ku ndodhemi. E si është ajo shprehja: le të shpresojmë për më të mirën, por të përgatitemi për më të keqen.

*Sylvie Kauffmann është gazetare franceze, e cila u bë e para grua që shërbeu si redaktore ekzekutive e prestigjiozes “Le Monde” në vitin 2010. Artikulli u botua në gazetën amerikane “New York Times”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Mbështetje për Ramën nga kabineti i Merkelit, shmanget gjykimi mbi opozitën

Mbështetje për Ramën nga kabineti i Merkelit, shmanget gjykimi mbi opozitën

Pse e rrëzoi Berisha Qeverinë e Stabilitetit dhe ndikimi amerikan

Pse e rrëzoi Berisha Qeverinë e Stabilitetit dhe ndikimi amerikan

“Spicat” ruse në Ballkan shkundin liderët europianë: rajoni në rrezik

"Spicat" ruse në Ballkan shkundin liderët europianë: rajoni në rrezik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni