Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Svetlana ALEXIEVICH: Stalini dhe gulagët mund të përsëriten në çdo moment

by Te Sheshi
10/10/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Svetlana ALEXIEVICH: Stalini dhe gulagët mund të përsëriten në çdo moment

Fituesja e këtij viti e Nobelit për Letërsinë, Svetlana Alexievich, vjen me këtë parathënie të shkruar për librin me kujtime të disidentit bjellorus, Andrei Sannikov-it, “Historia ime”, me paralajmërimin se tmerret e shekullit të 20-të mund të nisin sërish nga e para, ashtu, pa paralajmërim…  

Jo shumë kohë më parë ne ishim romantikë. Ne uleshim në kuzhinat tona, dëgjonim këngët e Okudzhavës dhe të bardëve të tjerë sovjetikë të viteve ’60-’70, e ëndërronim për lirinë, por asnjëri prej nesh nuk e kishte idenë se ç’ishte ajo. Dhe askush nuk e dinte se çfarë dëshironte populli. A donin ata vërtet lirinë, apo thjesht të ishin më mirë? Me një vizë Shengen, një makinë të huaj të përdorur, dhe pushime në Egjipt, pranë Detit të Kuq. 20 lloje të ndryshme salçiçesh dhe djathi.

Dhe kjo ishte ajo që ata do ta quanin liri!

20 vitet e fundit na kanë bërë esëll. Ne admiruesit naivë të Perestrojkës e kuptojmë tashmë se rruga drejt lirisë është e gjatë, se ne kemi nevojë për aq shumë kurajë sa edhe gjatë ditëve të komunizmit, ose edhe më tepër, pasi ata që janë sot në pushtet ndjehen më të shqetësuar për pasurinë e tyre sesa për idetë. Dhe instikti i lashtë i gjuetarit është një forcë e fuqishme!

Andrei Sannikov është një prej atyre që e kanë sfiduar sistemin e ri autoritarist. Një ish-kandidat për presidencën bjelloruse, për çka ai u hodh në burg, ku i kaloi të gjithë rrathët e ferrit.

Kjo e bën atë një dëshmitar me vlerë. “Historia ime”, një rrëfim për eksperiencat e tij në zgjedhjet e vitit 2010 dhe më pas si një i burgosur i ndërgjegjes, ka mbërritur në kohën e duhur. Faqe pas faqeje, rrëfimi do t’ju bëjë të kuptoni me tmerr se Stalini dhe gulagët nuk i përkasin historisë, ose, më saktë, jo vetëm historisë. Asgjë nuk është harruar. Makineria e Stalinit mund të rinisë punën nga një moment në tjetrin: të njëjtët informatorë, të njëjtat denoncime, të njëjtat tortura. I njëjti terror universal e i shumanshëm.

Ne shohim përpara nesh një galeri të tërë ekzekutuesish, lehtësisht të identifikueshëm. Secili prej tyre bëri zgjedhjen e tij  50 apo 70 vjet më parë: të mbetej ose të mos mbetej një qenie njerëzore.

“Banaliteti i së keqes” së Hannah Arendt-it mbetet ende tepër i dukshëm: nuk ka të keqe kimikisht të pastër. Në vend të saj, e keqja është e përhapur kudo, përgjatë jetëve tona. Ekzekutuesit dhe dikush që duket se është një qenie njerëzore jetojnë së bashku në një trup të vetëm: “Duhet ta kuptosh…. Unë kam fëmijë”, “Po, unë votova për ty, por, të lutem, nënshkruaje këtë deklaratë”, “Eshtë detyra ime, dhe duhet ta kryej.”

Ne udhëtojmë në metro krah për krah me ekzekutuesit, ulemi në kafene, qëndrojmë në radhë në supermarket….një qenie e zakonshme njerëzore. Njerëz të zakonshëm… Dhe është kaq e thjeshtë ta hedhësh atë hap, të rrëshqasësh dhe të bashkohesh me ta.

Varlam Shalamov, shkrimtari më i madh i shekullit të 20-të, i cili u dergj 17 vjet në kampet e Stalinit, ka thënë se kampet i korruptonin të dyja palët, si ekzekutuesit, ashtu edhe viktimat e tyre.

Kjo është ajo që na ka ndodhur ne: ky korrupsion është tashmë në gjenet tona. Ne ngrihemi kundër tij sërish e sërish; nuk arrijmë ta gjejmë rrugën që na shpëton nga gracka. Ne mendojmë se ia kemi dalë të arratisemi, të shkojmë në një vend të ri, por atëherë kuptojmë se jemi ende në të njëjtin vend. Eshtë një gjë e mirë që ka njerëz të përgatitur të kthehen në pikën e nisjes dhe të bëjnë një nisje të re.

Libri i Sannikov-it flet për nevojën që kemi për të mbajtur një pasqyrë ndaj së keqes, kështu që e keqja nuk do të mendojë se është e padukshme. Mesazhi i Sannikov-it është i thjeshtë: kujdesu për qenien njerëzore që ke brenda vetes!

Dua të besoj se populli im do të zgjedhë një ditë një president të tillë, që do të zgjedhë një të ardhme.

Përktheu: Juli Prifti – tesheshi.com

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
VIDEO/Nuk ndalet revolucioni në Facebook, ja çfarë do të jenë Reaction dhe si do të funksionojnë

VIDEO/Nuk ndalet revolucioni në Facebook, ja çfarë do të jenë Reaction dhe si do të funksionojnë

Humbja me serbët: opozita akuzon Ramën se ka shitur ndeshjen

Humbja me serbët: opozita akuzon Ramën se ka shitur ndeshjen

Tension në rritje: izraelitët vrasin shtatë palestinezë

Tension në rritje: izraelitët vrasin shtatë palestinezë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni