Më 27 janar, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ecur përpara me premtimin e tij për ndalimin e muslimanëve. Një nga parashikimet e para të urdhërit është ndalimi i vizave për të gjithë shtetasit amerikanë nga shtatë vende: Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të gjitha kombe me shumicë muslimane.
Ka diçka që të tërheq vëmendjen në këtë listë. Drafti i urdhërit ekzekutiv nis duke cituar 11 shtatorin si një dështim të “procesit të lëshimit të vizave”. Në të fajësohet Departamenti i Shtetit se ka ndaluar “oficerët e konsullores të shqyrtojnë në mënyrë të plotë aplikimet për viza të disa nga 19 shtetasve të huaj që vranë 3 mijë amerikanë”.
Pjesa më e madhe e këtyre individëve ishin nga Arabia Saudite, por megjithatë, Arabia Saudite nuk është në listë. Për më tepër, kur vjen puna tek “terrorizmi i rritur në shtëpi” i të gjithë muslimanëve të akuzuar, paditur, dënuar e vrarë, disa prej tyre janë nga këto vende e disa të tjerë nuk janë, disa janë emigrantë dhe disa të tjetër qytetarë amerikanë dhe një numër prej tyre janë futur në kurth nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit. Kjo do të thotë se ose lista duhej të ishte shumë më e gjatë, ose se luhet diçka tjetër më shumë sesa shqetësimi për sigurinë kombëtare.
Trump premtoi “ndalim të muslimanëve” si pjesë e strategjisë së tij të zgjedhjeve. Ai mori mbështetje për kandidaturën e tij të pashpresë duke nxitur valën edhe pa të, në rritje të racizmit anti-musliman në Shtetet e Bashkuara. Mënyra sesi funksionon racizmi anti-musliman është se Islami dhe muslimanët janë “gogoli”, i urryer dhe i frikshëm për shkak se ata janë “të ndryshëm” që do të thotë nga mënyra sesi duken dhe se çfarë bëjnë. Muslimanët janë gogoli jo vetëm për shkak se disa muslimanë kryejnë akte të dhunshme kundër amerikanëve.
Ashtu si u raportua jo shumë kohë pasi supremacisti i bardhë, Dylann Roof vrau nëntë amerikanë me ngjyrë në Charleston, amerikanëte bardhë shkaktojnë numrin më të madh të vdekjes së amerikanëve me akte terroriste në territorin amerikan. Por jo habitshëm, Trump nuk ka nënshkruar ndonjë urdhër ekzekutiv ku të targetojë në mënyrë specifike amerikanët e bardhë. Kjo ndodh për shkak se Islami dhe muslimanët janë veçuar si “të tjerët” – dizenjuar të shihen dukshëm dhe dënueshëm si të këqinj e djallëzorë në imagjinatën popullore.
Dhuna kundër grave, vrasjet për nder në veçanti, citohen dy herë në draft si diçka nga e cila qeveria amerikane është e detyruar të mbrojë amerikanët. Kjo praktikë specifike e dhunës ndaj grave i është ngjitur arabëve dhe muslimanëve në të folurën popullore. Mbi të ndërtohet një narrativë më e gjerë që gratë muslimane janë të shtypura nga burrat në jetën e tyre, nga familjet dhe besimi që ndjekin, dhe se kanë nevojë të shpëtohen –nga Shtetet e Bashkuara.
Le të sjellim në kujtesë apelin e Laura Bush për të mbështetur pushtimin e Afganistanit për të shpëtuar gratë muslimane. Duke përfshirë në mënyrë të qartë vrasjet për nder, Trump, praktikisht po u thotë mbështetësve “Ju thashë se do të bëja diçka për këtë gogol dhe shikoni, po e bëj”. Dhe kjo është diçka dyfish domethënëse për njerëzit që besojnë se kanë nevojë “ta bëjnë Amerikën sërish madhështore”, për shkak se nuk është vetëm duke qëndruar fort kundër djallëzive të “ekstremizmit islamik”, por me gjasa po ngrihet edhe për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë.
Kjo ushqehet në idenë që dhuna kundër grave është një gjë veçanërisht muslimane, për shkak të kulturës së tyre të prapambetur. Por në SHBA, në çdo minutë gati 20 njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra, janë viktima të abuzimit nga partnerët. Sidoqoftë, Trump nuk është duke rritur masat e mbrojtjes kundër dhunës ndaj grave, këtu në shtëpi.
Në fakt, ndërsa po e shënjon veten si një kryqtar kundër vrasjeve për nder jashtë vendit, ai po ndërpret financimin për Zyrën kundër dhunës ndaj grave. Kjo do të thotë ndërprerje të programeve në gjithë vendin që përpiqen të parandalojnë dhunën në familje dhe të sjellin shërbime, si strehim të përkohshëm apo ndihmë ligjore – shërbime që me siguri u vijnë në ndihmë edhe grave të bardha të klasës punëtore që janë mes mbështetësve të Trump.
Trump gjithashtu premtoi vende pune dhe për këtë, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur ndërtimin e gazjellësit të Dakotës. Por nga të gjitha vendet e punës që ai premton, vetëm rreth 40 për qind do të jenë të përhershme, që është pak e çuditshme duke marrë në konsideratë se mbështetësit e Trump me gjasa dëshirojnë punë të përhershme.
Ai, gjithashtu, premtoi të mbrojë amerikanët nga rreziqet e emigracionit të paligjshëm duke ndërtuar një mur. Ai nënshkroi urdhërin ekzekutiv e gjithë atë fanfarë nuk duhet humbur detaji i vogël që taksapaguesit dhe jo Meksika do të paguajë barrën e faturës.
Dhe, ndërsa pritet ende një urdhër ekzekutiv, deklarata e fundit e Trump se ai do të dërgojë “federalët” në Çikago për të ndaluar atë që quajti “masakrën amerikane” në inagurimin e tij, mbulon shumë pak objektivin e vërtetë: militarizimin në frontin e brendshëm. Dhe ndërsa kjo mund të shënjestrojë fillimisht ata që jetojnë në qoshet e frikshme të qyteteve, në fund do të kompromentojë liritë e mbështetësve të tij që ata i konsiderojnë kaq të shtrenjta.
Kështu, çfarë është në lojë këtu? Trump po vazhdon atë që nisi në fushatë. Ai po luan me frikën që nxit llojin e ksenofobisë që i bën njerëzit të ngazëllehen për muret dhe ndalimet, vetëm për t’i shpërqëndruar nga të gjitha premtimet që nuk do t’i mbajë.
Në këtë mënyrë, këto lëvizje janë thjesht për të fshehur të vërtetat, gjë për të cilën Trump është bërë me të vërtetë i famshëm. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se shpërqëndrimet nuk janë të rrezikshme. Në të vërtetë, ato janë. Ato janë rrezik për komunitetet me ngjyrë që shënjestrojnë. Gjithashtu, ato janë të rrezikshme edhe për mbështetësit e Trump që do të zbulojnë se edhe me ndalime e me mire, ata sërish do të lihen mënjanë.
*Suad Abdul Khabeer është ndihmës-profesore për studimet e Atnropologjisë dhe ato afro-amerikane në universitetin Purdue, themeluese dhe redaktore e sapelosquare.com dhe autore e një libri. Artikulli botohet në faqen online të “Al Jazeera”.
Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/