Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Sinan ÜLGEN: Pasojat strategjike të dështimit të grushtit të shtetit në Turqi

by Te Sheshi
20/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Sinan ÜLGEN: Pasojat strategjike të dështimit të grushtit të shtetit në Turqi

Dështimi i një grushti shteti nga ushtria ndaj një qeverie të zgjedhur nxit zakonisht një lumë analizash në lidhje me të ardhmen e vendit dhe drejtimin e tij pas thyerjes së rendit demokratik. Por edhe grushtet e dështuara mund të kenë pasoja të ngjashme. Përpjekjet puçiste nga disa elementë të ushtrisë turke për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajjip Erdogan do të kenë rrjedhoja afatgjata në marrëdhëniet e Turqisë me jashtë dhe në rolin e saj në rajon. Në mënyrë të veçantë, marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një përkeqësimi të konsiderueshëm.

Përpjekjet për grusht shteti paralajmërojnë një fazë të re e aspak të lehtë në marrëdhëniet Turqi-SHBA, pasi autoritetet turke e kanë lidhur atë me Fethullah Gylenin, një predikues islam me banim afër Filadelfias që nga viti 1999, por me një bazë ndjekësish në Turqi.

Gyleni është akuzuar më herët se ka krijuar një strukturë shtetërore paralele, kryesisht në polici, në gjyqësor dhe në ushtri. Kohët e fundit, autoritetet turke e kanë klasifikuar lëvizjen Gylen si organizatë terroriste. Ky etiketim merr një dimension tjetër pas dështimit të grushtit të shtetit. Por, pavarësisht provave në rritje në lidhje me Gylenin dhe pasuesit e vet, në Ankara ekziston bindja se Shtetet e Bashkuara deri tani kanë refuzuar t’i kufizojnë aktivitetet e rrjetit të tij, i cili përfshin një sërë shkollash dhe organizatash të shoqërisë civile.

Ky rrjet i mundëson lëvizjes Gylen që të angazhohet në mbledhje të mëdha fondesh, për të cilat autoritetet turke pohojnë se i mbështesin operacionet e paligjshme të anëtarëve të tyre në Turqi. Si pasojë, qëndrimi i Gylenit në Pensilvani është kthyer jo vetëm në një problem të diskutueshëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në një burim të rëndësishëm të rritjes së antiamerikanizmit në Turqi.

Dështimi i grushtit të shtetit i shërben kësaj tendence. Në periudhën pas grushtit të shtetit, Shtetet e Bashkuara do të vihen në presion të madh për ta rishikuar qëndrimin e tyre ndaj Gylenit. Pala turke tashmë ka bërë me dije se do të nisë [ka nisur] një kërkesë formale për ekstradimin e Gylenit.

Për këtë arsye, grushti i shtetit ka nxitur më tej nevojën që dy aleatët e NATO-s ta zgjidhin këtë grindje të rëndësishme. Dështimi për të gjetur një mirëkuptim në këto rrethana të reja do t’i dobësonte perspektivat për bashkëpunim në shumë nivele. Efikasiteti i luftës së përbashkët kundër “Shtetit Islamik” (ISIS), që bazohet kryesisht në bombardimet me avionë nga baza ajrore e Inxhirlikut në jug të Turqisë, do të vihej pa dyshim në rrezik. Më gjerësisht, një çarje në këtë marrëdhënie dypalëshe, dhe me përpjekjet e Turqisë për të shkuar përtej kornizës ballafaquese të caktuar nga Aleanca në samitin e fundit të Varshavës, do ta dobësonte kohezionin e NATO-s, si dhe politikat e saj ndaj Rusisë.

Gjithashtu, ka gjasa që pasojat pas dështimit të grushtit të shtetit të ndikojnë edhe në marrëdhëniet e Turqisë me Europën. Turqia dhe Bashkimi Europian ranë dakort në muajin mars për një paketë masash ambicioze, të projektuar për të ndaluar valën e refugjatëve drejt Europës. Por, ndonëse marrëveshja ka qenë një sukses i qartë, ajo mbetet e cenueshme politikisht. Për Turqinë, fitorja më e madhe ishte angazhimi i BE-së për të lehtësuar regjimin e vizave për qytetarët turq që udhëtojnë drejt zonës Shengen, një lëvizje që ishte planifikuar për në muajin qershor. Ama liberalizimi i vizave u shty për në muajin tetor, si pasojë e refuzimit të Turqisë për t’u pajtuar me disa kushte të mbetura.

Në thelb të kësaj situate diplomatike pa krye qëndron kërkesa e BE-së që Turqia të amendojë legjislacionin e saj antiterror, për t’u siguruar se do të reflektojë më nga afër normat e përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Qëllimi është të kufizohet implementimi i ligjit në rastet e pastra terroriste, duke parandaluar përdorimin e tij për të kufizuar lirinë e shprehjes. Por atmosfera pas puçit do ta zbehë gatishmërinë e qeverisë për ta amenduar strukturën antiterror të Turqisë.

Si rrjedhojë, ka të ngjarë të ketë një krizë diplomatike nga muaji tetor, pasi Turqia pretendon se BE-ja nuk i ka përmbushur angazhimet e saj. E gjithë paketa për refugjatët, sipas të cilës Turqia vazhdon të mbajë mbi 2.8 milionë refugjatë sirianë, mund të vihet në rrezik, çka do të kishte pasoja për rrjedhën e azilkërkuesve.

Së fundmi, përpjekja e dështuar për grusht shteti do të ketë pasoja në aftësinë e Turqisë për të kontribuar në sigurinë rajonale. Tani ushtria turke do të kalojë një proces të dhimbshëm për t’i pastruar elementët gylenistë, me moralin dhe kohezionin e saj që do të preken në mënyrë të pashmangshme në një kohë kur forcat e armatosura luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Turqisë në luftën kundër separatistëve kurdë, kundër terrorizmit të ISIS-it dhe në forcimin e kufijve të vendit. Ajo ka ndihmuar në parandalimin e rrjedhjes së xhihadistëve të huaj për në territoret e kontrolluara nga ISIS-i në Siri. Gjithashtu, dobësimi i besimit pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti do ta bëjë problematike bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet ushtrisë, policisë dhe shërbimit sekret në veçanti.

Ashtu si grushtet e shtetit të suksesshme, edhe ato të dështuarit kanë një efekt të madh në sigurinë dhe në politikat e jashtme të vendit. Puçi i dështuar në Turqi tashmë i ka shtuar gjasat që së shpejti vendi të arrijë një fazë kritike, historike, në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Europën. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Azerbajxhani i vë kyçin një universiteti të Gylenit, si dhe një numri organesh mediatike

Azerbajxhani i vë kyçin një universiteti të Gylenit, si dhe një numri organesh mediatike

Ish-drejtori i Al Jazeera-s: Ja cili do jetë fati i Turqisë pas tentativës për grusht shteti

Ish-drejtori i Al Jazeera-s: Ja cili do jetë fati i Turqisë pas tentativës për grusht shteti

Live video jo vetëm në Facebook e Twitter, edhe Youtube si këto platforma

Live video jo vetëm në Facebook e Twitter, edhe Youtube si këto platforma

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni