Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Simon TISDALL*: Të njëjtat gabime ndërsa Guta Lindore në Siri po shndërrohet në Srebrenicë

by te Sheshi
21/02/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Simon TISDALL*: Të njëjtat gabime ndërsa Guta Lindore në Siri po shndërrohet në Srebrenicë

Me çdo fëmijë që vdes, me çdo veprim të dhunshëm që kalon i pandëshkuar, Guta Lindore në Siri i ngjan gjithnjë e më shumë asaj që dikur Kofi Anan e quajti krimi më i rëndë në tokën europiane prej 1945-ës. Guta lindore po shndërrohet në Srebrenicën e Sirisë.

Ashtu si enklava boshnjake muslimane në vitin 1995, Guta Lindore, në periferitë e Damaskut ka qenë e rrethuar nga forcat e regjimit që në fazat e hershme të luftës siriane. Vite të tëra presioni nuk kanë mundur të largojnë fraksionet kryengritëse që e kontrollojnë atë.

Ashtu si edhe në Srebrenicë, furnizimet ushqimore, ndihma dhe mbështetja mjekësore janë ndërprerë. Në vitin 1993, OKB e shpalli Srebrenicën “zonë të sigurtë”. Vitin e kaluar, si pjesë e procesit të paqes me Moskën në Astana, rusët e deklaruan Gutan lindore “zonë jo përshkallëzimi”.

Pa dobi. Ashtu si në Bosnje, askush nuk u përpoq të mbronte popullsinë civile kur nisi ofensiva e regjimit në dhjetor pas dështimit të negociatave. Sulmet ajrore dhe bombardimet me një bilanc të tmerrshëm, po kryhen të pandëshkuara nga forcat siriane dhe mbështetësit e tyre rusë.

OKB gati i është lutur koalicionit pro-Assad, që përfshin milicitë e drejtuara nga iranianët, për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Apelet e OKB-së janë injoruar. Lutjet e agjencive të ndihmës për akses në zonë po ashtu kanë mbetur pa përgjigje.

Vëmendja e fuqive të mëdha –SHBA dhe Rusisë – dhe aktorëve rajonalë si Turqia, janë fokusuar në vend të Gutës, tek strategjitë e mëdha të lojës që po luhet mbi kufomat e gjysmë milioni sirianësh. Sytë e tyre janë tek kontrolli i ardhshëm i një vendi që praktikisht është ndarë në zona influence.

Për administratën Trump, kjo do të thotë reduktimin e ambicjeve të Iranit për të krijuar një “urë tokësore” drejt Mesdheut, apo për “gjysmëhënën Shiite” që të shtrihet nga Herati në Afganistan deri në luginën Bekaa në Liban. Për turqit, lufta ka të bëjë me mosfuqizimin e kurdëve. Për Vladimir Putin, ka të bëjë me pushtetin.

Por, për banorët e Gutës Lindore, ka të bëjë me mbijetesën. Një numër rekord kanë vdekur në 36 orët e fundit në një zonë ku bilanci total që prej vitit 2011, kur nisi lufta, shkon me mijëra. Dhe nuk ka shpëtim. Më shumë se 250 të vdekur, mbi 500 të plagosur dhe pesë spitale të bombarduara. Dhuna nuk ka ndalim me mizorinë e saj të padurueshme.

Në Srebrenicë, rreth 8 mijë burra dhe djem muslimanë u masakruan brenda disa ditëve. Midis 25 mijë deri në 30 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar boshnjakë u dëbuan me forcë apo u abuzuan. Gjykata ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë vendosi më pas se këto krime përbënin genocid.

Por në atë kohë, bota qëndroi duke parë sesi ushtria serbo-boshnjake e gjeneralit Ratko Mlladic dhe paramilitarët shtrënguan rrethimin, duke anashkaluar paqeruajtësit holandezë. Komuniteti ndërkombëtar e dinte plotësisht mirë se çfarë mund të bënte Mlladiç, që masakra ishte e afërt. Por ktheu kokën nga ana tjetër.

Agonia e Gutës Lindore, tashmë famëkeqe si skenë e një sulmi me armë kimike në vitin 2013, është më e ngadaltë por ngjashëm e injoruar. Edhe një herë tjetër, civilët, përfshirë një numër të madh fëmijësh, po vriten. Edhe një herë tjetër, fuqitë perëndimore, me forcat që i kanë vendosur në këtë vend, refuzojnë të ndërhyjnë. Edhe një herë, OKB është e pafuqishme, ndërsa Këshilli i Sigurimit ka humbur rëndësinë për shkak të vetos ruse.

“Ky mund të jetë një prej sulmeve më të rënda në historinë siriane, madje, edhe më keq se rrethimi në Halep… Të shenjëstrosh dhe të vrasësh sistematikisht civilët llogaritet si krim lufte dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për ta ndaluar”, tha Zaidoun al-Zoabi nga Unioni i organizatave të kujdesit mjekësor dhe ndihmës.

Por, të paktën për momentin, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad – ashtu si Mlladiç në vitin 1995 – duket mospërfillës ndaj arsyes apo presionit të jashtëm. Provat që implikojnë Assad në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë të shumta. Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë dhe ai vazhdon pavarësisht të gjithave.

Sot, në Gutën Lindore, ashtu si në Srebrenicë në vitin 1995, po ndodhin krime të urryera që mund të përbëjnë genocide. Nëntorin e kaluar, Mlladiç u dënua për genocid, më në fund, në Hagë. Kjo kërkoi 22 vjet. Sa fëmijë të tjerët do të vdesin përpara se Drejtësia të vendoset edhe në Siri?

* Simon Tisdall është ndihmës redaktor në “The Guardian” dhe kolumnist për çështjet e jashtme. Ai më parë ka shërbyer si artikullshkrues kryesor për gazetën dhe po ashtu si redaktor në SHBA.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Korça në këmbë për Skënderbeun, peticion UEFA-s: mos na vrisni ëndrrat

Korça në këmbë për Skënderbeun, peticion UEFA-s: mos na vrisni ëndrrat

Aksident me 20 të vdekur në Peru, autobusi del nga rruga dhe bie në shkëmb

Aksident me 20 të vdekur në Peru, autobusi del nga rruga dhe bie në shkëmb

Google ndryshon disa kushte, tashmë nuk do të shkarkoni dot më fotot

Google ndryshon disa kushte, tashmë nuk do të shkarkoni dot më fotot

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni