Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Simon KUPER*: Përse nuk do të ketë kurrë një Trump në Europën e sotme

by te Sheshi
02/07/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Simon KUPER*: Përse nuk do të ketë kurrë një Trump në Europën e sotme

Klisheja që përdoret rëndom është se polarizimi, pabarazia ekstreme, lajmet e sajuara etj etj., janë probleme që po shkatërrojnë Perëndimin. Në fakt, ato janë, mbi të gjitha probleme që po përndjekin Shtetet e Bashkuara. Aty ku Europa Perëndimore ka marrë një të ftohur, Shtetet e Bashkuara janë me grip të rëndë (me Donald Trump si simptomë, jo si shkak). Shtetet e Bashkuara u përngjasin Brazilit apo Argjentinës më shumë sesa Gjermanisë apo Spanjës. I vetmi vend europiano-perëndimor që ka shumë të përbashkëta me SHBA-në është Britania e Madhe, por edhe atje jo aq sa të prodhohet një Trump. Ja përse Shtetet e Bashkuara janë shumë më të paqëndrueshme sesa Europa Perëndimore:

Pabarazia është shumë më keq në Shtetet e Bashkuara. Koeficienti i vendit pas taksave dhe transfertave, Gini (një matës i mirë i pabarazisë) është 0.394, më i lartë sesa kudo në Europën perëndimore, sipas OECD. I vetmi vend perëndimor europian që i qaset pabarazisë së SHBA-së është Britania e Madhe ashtu si dëshmoi edhe katastrofa në kullën Grenfell në Londër, në lagjen e pasur Kensington. Britania, në mënyrë të pazakontë për Europën, ka edhe fleksibilitet më të pakët social sesa SHBA.

Gini është problemi i vetëm më i madh i Shteteve të Bashkuara, thotë ekonomisti Paul McCulley. Reduktoni atë numër dhe gjithçka tjetër do ta ndjekë nga pas, beson ai. Shtetet e Bashkuara kanë shkuar aq larg nga gjurma e duhur, sa edhe ekonomistë tradicionalë tashmë mbështesin të vetëshpallurin socialist, Bernie Sanders.

Shtetet e Bashkuara janë një plutokraci në një shkallë të paimagjinueshme në Europën perëndimore. Një arsye përse republikanët po përpiqen të anulojnë kujdesin shëndetësor për 22 milionë njerëz, pavarësisht pasojave të mundshme elektorale, është të kënaqin “Amerikanët për Prosperitet”, makinën politike të vëllezërve miliarderë Koch.

Amerikanët e varfër jetojnë më keq se europianët e varfër. Jeta mesatare në Amerikë shkon në 79 vjet kundrejt 81.5 në Greqinë e varfëruar ku pihet duhan me shumicë, dhe 83 në Itali. Kjo gjë nuk i detyrohet vetëm dietës, edhe pse gjithëprania e sheqerit në SHBA në vetvete përfaqëson një triumf të lobingjeve industriale. Duhet mbajtur parasysh edhe që vendet europiane e kanë tipike ofrimin falas apo me tarifa të lira të universitetit. Shteti u jep europianëve shumë, dhe pjesa më e madhe e tyre janë të ndërgjegjshëm.

Polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara është më i madh. Sistemi me koalicione si në Gjermani, ç’inkurajon polarizimin, për shkak se partitë e qendrës zakonisht mbështesin qeverinë. Edhe në Francë, po ashtu, Emmanuel Macron u bë president duke pretenduar të jetë “as i majtë, as i djathtë”. Madje, edhe Brexit në Britani ofron një terren të mundshëm të mesëm që mungon në Amerikën e Trump-it: pjesa më e madhe e atyre që kërkuan moslargimin nga blloku, tani po nxisin qëndrimin në tregun e përbashkët europian.

Peizazhi i medias në Europën perëndimore është gjithashtu më pak i polarizuar sesa në Amerikë, thotë një raport i fundit i Institutit Reuters. Pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë një media kryesore së cilës i besojnë, si djathtistët ashtu edhe majtistët. Këto mund të jenë transmetues të mërzitshëm shtetërore, ose si agjencia e lajmeve Ansa në Itali, ose si masmedia centriste në Gjermani, thotë raporti. Si pasojë, pak europiano-perëndimorë përdorin filtra ideologjikë.

Por në Shtetet e Bashkuara, liberalët dhe djathtistët në të njëjtën shkallë konsumojnë vetëm burime që ata janë të predispozuar t’i besojnë. Pavarësisht kësaj, amerikanët kanë më pak besim tek media sesa në çdo vend tjetër perëndimor, hiq francezët.

Lajmet e rreme, “të shpikura” për të bërë para apo diskredituar të tjerët, janë sidomos këmbëngulëse në Shtetet e Bashkuara, thuhet në të njëjtin raport. “Shumë pak njerëz mund të kujtojnë konkretisht lajme të tilla sesa në Amerikë”. Lajmet e rreme janë aq ‘të jashtme’ për gjermanët apo francezët, saqë ata i përshkruajnë ato duke përdorur shprehjen në anglisht. Ushqyesit më të mëdhenj të Europës me lajme të rreme janë tabloidet britanike. Në të vërtetë, lajmet e rreme të prodhimit në masë janë një shpikje e Britanisë viktoriane, si futbolli apo hekurudhat. Por, lexuesit më të shumtë të tabloidëve, marrin gjithashtu informacion nga BBC. Pjesa më e madhe e shikuesve të kanalit të njëanshëm të së djathtës ekstreme, Fox News, nuk kanë kontroll të tillë për falsitetin.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, vendet që krijuan rendin ndërkombëtar të pasluftës, janë tashmë më të interesuarat ta rrëzojnë atë. Ian Buruma, redaktori i ri i rubrikës së librit në “New York Times” tha për një gazetë holandeze: “Saktësisht fakti që britanikët dhe amerikanët fituan Luftën e dytë Botërore i bën ata më vunerabël. Brez pas brezi ata u rritën me krenarinë kombëtare me ndjesinë e të qënit të veçantë…. Eksepcionalizmi britanik dhe amerikan përgatitën rrugën në këto vende për një nacionalizëm reaksionar”. Në kontrast, europianët kontinentalë dolën nga lufta të përulur, të zhveshur nga fantazitë e tyre të të qënit të vetëm.

Presidenti amerikan është si kryetar qeverie ashtu dhe kreu i shtetit. Shumë votues amerikanë për këtë arsye, kërkojnë të zgjedhin një figurë mesianike që supozohet të mishërojë kombin, nuk ka rëndësi sesa të çuditshme mund të jenë politikat e tij. Personalizimi ekstrem i fushatës së vjetshme presidentiale në SHBA solli në kujtesë fiksimin me liderët e mëdhenj në Rusi apo vendet arabe.

I vetmi vend europian perëndimor ku presidenti ka rol të ngjashëm është Franca, por edhe aty votuesit janë më të interesuar për politikat: Marine Le Pen e Frontit Nacional humbi votat kur u duk se nuk mund të shpjegonte planin e saj për t’u larguar nga euro. Në pjesën më të madhe të vendeve europiane perëndimore, kryeministri është një funksionar i refuzueshëm që ndëshkohet për paaftësi.

Amerikanët kanë armë. Kështu që rrëmuja politike në SHBA mund të përfundojë tmerrshëm në një mënyrë të paimagjinueshme në Europë, sidomos nëse Trump procedohet apo nëse një demokrat zgjidhet me diferencë të ngushtë në vitin 2020.

Iluzioni se problemet amerikane janë probleme perëndimore, me gjasa ekziston për shkak të opinion-bërësve globalë që janë tufa-tufa në Amerikë. E vërteta është se “Perëndimi” nuk ekziston më, kështu që europianët kanë nevojë për sferën e tyre publike.

*Simon Kuper u bashkua me ekipin e “Financial Times” në vitin 1994. Shkruan për shumë subjekte, që nga politika deri tek librat.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ngjarjet kryesore: “The Guardian” sjell fotot më të mira nga e gjithë bota

Ngjarjet kryesore: “The Guardian” sjell fotot më të mira nga e gjithë bota

Gjermania fiton edhe Botërorin e vogël

Gjermania fiton edhe Botërorin e vogël

Blloku arab anti-Katar: edhe 48 orë kohë për pranimin e 13 kërkesave

Blloku arab anti-Katar: edhe 48 orë kohë për pranimin e 13 kërkesave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni