Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend KURSANI: Zgjedhjet në LDK nuk janë vetëm për LDK-në

by te Sheshi
29/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Shpend KURSANI: Zgjedhjet në LDK nuk janë vetëm për LDK-në

Ky tekst u dedikohet më shumë atyre delegatëve të LDK-së të cilët do të votojnë në zgjedhjet brenda partisë së tyre që do të mbahen këtë të dielë. Nuk e njoh mirë strukturën e LDK-së, por, si qytetar i Kosovës, e njoh mirë rezultatin e saj. Nuk duhet të jesh as i mençur, e as i dijshëm, për ta parë rënien graduale, por të sigurt, të LDK-së rishtazi në zgjedhjet e vendit. Por kjo ka më pak rëndësi sesa performanca e dobët e LDK-së me pjesëmarrjen e saj herë në pozitë e herë në opozitë. Nën udhëheqjen e Isa Mustafës, ajo ishte gjithkah për një grusht njerëzish të saj, dhe askund për vendin. Ajo bëri shumë për një grusht njerëzish të saj, dhe asgjë për vendin. Duke e parë dëshirën e Isa Mustafës për të kandiduar sërish për postin e kryetarit të partisë, nuk bën t’ju ikin disa gjëra.

Me siguri se brenda kësaj strukture të LDK-së, dëshira e tij për të vazhduar me udhëheqjen e partisë është krejtësisht normale. Megjithatë, ka shumë arsye pse Isa Mustafa nuk duhet të votohet nëse mendohet interesi i LDK-së, e bile, në disa raste, edhe interesi personal i atyre që mendojnë të përfitojnë nga ai.

E para, votimi për Isa Mustafën është kundër interesit të LDK-së. Para zgjedhjeve qendrore të qershorit të 2014-s, edhe po të mendonim të gjithë që PDK-ja është partia më e mirë në Kosovë, Isa Mustafa bukur shumë na pati bindur se sa e dëmshme është PDK-ja për vendin. Ai na pati bindur, duke na treguar me një analizë të thukët, të drejtë, dhe mjaft bindëse, se si PDK-ja, dhe këtu citoj, e ka “lëshuar rrjetin e strukturave aq thellë nëpër tërë organizmin, edhe në media, edhe në kompani publike, edhe në institucione qeveritare, edhe në agjenci, edhe në polici, edhe në prokurori, edhe në gjyqësi,” dhe, siç pati vazhduar, LDK-ja “nuk do të bënte asgjë” nëse do të qeveriste me PDK-në, sepse këta të fundit, sipas z. Mustafa, do të udhëhiqnin me rrjetin e tyre, e se LDK-ja do të jetë vështruese pasive e një qeverisjeje me PDK-në. Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi duke thënë se nëse LDK-ja bën koalicion me PDK-në, kjo do t’i kushtojë LDK-së me vota. Andaj, ata të cilët do të votojnë në zgjedhjet e së dielës duhet së pari të bazohen në këto analiza të Isa Mustafës për ta hequr atë nga udhëheqja e LDK-së, për interesin e LDK-së.

E dyta, votimi për Isa Mustafën është votim për PDK-në. Gjykoj që nëse vendi çohet në zgjedhje me Isa Mustafën në krye të LDK-së, atëherë nuk do të ishte larg mendsh që PDK-së do t’i jepej mundësia fantastike për ta qeverisur vendin me minoritete, dhe pa asnjë partner koalicioni. Me Isa Mustafën në krye, LDK-ja do ta vazhdojë rënien e saj, mirëpo, kësaj radhe, nga një rënie graduale, ajo do të kthehej në një rënie të lirë vertikale. Nuk mund të ketë më besim të elektoratit të LDK-së për LDK-në me Isa Mustafën. Diçka prej votave mund të grumbullohet, por shumica e të pagrumbulluarave i shkojnë për shtat më së shumti PDK-së, e cila, siç na ka treguar Isa Mustafa, vazhdon edhe tani të udhëheq vendin, porse përgjegjësinë për dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga kjo udhëheqje e PDK-së ka për ta marrë LDK-ja, si bajraktare virtuale e kësaj udhëheqjeje, në krye me Isa Mustafën. Nuk kam as dyshimin më të vogël që Hashim Thaçi e do Isa Mustafën në krye të LDK-së po aq sa e do veten në krye të PDK-së. Kështu që dhe ata në LDK të cilët nuk e kanë hall as Kosovën, e as LDK-në, por interesin e tyre personal, që mendojnë ta përmbushin përmes Isa Mustafës, nuk do ta kenë të përmbushur, sepse në qeverisjen e ardhshme të PDK-së me minoritete nuk do të ketë LDK me poste e tendera.

E treta, edhe pse ndoshta pak e rëndësishme për shumë njerëz në LDK, votimi i Isa Mustafës për kryetar të LDK-së është fyerje e inteligjencës jo vetëm të pjesëtarëve brenda strukturave të partisë, por edhe të elektoratit të saj, si edhe të tjerëve në Kosovë. Isa Mustafa pati dhënë premtimin se LDK-ja do të dalë e para në zgjedhje, e ndërkaq dështimi për të dalë të parët në zgjedhje nuk u përcoll me dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit, si veprim etik, e moral politik. Dakord, kjo nuk po vlen në Kosovë. Ama Isa Mustafa i gënjeu edhe pjesëmarrësit e strukturave të LDK-së, edhe elektoratin e LDK-së, por edhe publikun e gjerë, kur me ngulm premtoi se në asnjë rrethanë nuk do të bënte koalicion me PDK-në. Ndërkaq, Isa Mustafa shkoi dhe e firmosi koalicionin me PDK-në, dhe as kjo nuk u përcoll me dorëheqje, si veprim etik, e moral politik. Dakord, as kjo nuk po vlen në Kosovë. Por ngulmimi në rikandidimin për postin e kryetarit të LDK-së, dhe besimi i tij i thellë se kjo është e drejtë, tregon se ai nuk ka as minimumin e mundshëm të etikës dhe të moralit politik, e nuk është asgjë tjetër, veçse nënçmim i të gjitha strukturave të LDK-së dhe i anëtarësisë së saj. Nëse dikush nuk e merr këtë përpjekje të Isa Mustafës si nënçmim, do ta lërë hapur rrugën për t’u nënçmuar së tepërmi si person, si strukturë, dhe si parti, para dhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Dhe, për këto, kur të vijë koha, mos thoni që nuk i keni ditur! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Thjesht për ta ditur: ja pse e djeshmja ishte “e martë, ditë tersi”

Thjesht për ta ditur: ja pse e djeshmja ishte “e martë, ditë tersi”

Përse Zaev po druhet ta shpërthejë “bombën” e liqenit të Smillkovës?! – Flasin familjarë të të dënuarve dhe analistë

Përse Zaev po druhet ta shpërthejë “bombën” e liqenit të Smillkovës?! – Flasin familjarë të të dënuarve dhe analistë

Spanja jep pëlqimin për ngritjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane pranë Seviljes

Spanja jep pëlqimin për ngritjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane pranë Seviljes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni