Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend KURSANI: Protesta, dhuna, demokracia

by Te Sheshi
10/01/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Shpend KURSANI: Protesta, dhuna, demokracia

Këto janë tre termat që në mënyrë të ndërlidhur përdoren më së shumti në pothuajse secilën protestë që ndodh në Kosovë. Termi “dhunë”, megjithatë, zë një vend të veçantë në diskursin publik e më gjerë. E gjitha sillet tek “dhuna”. Ajo është qendra e vëmendjes. Madje deri në atë masë, sa fiton një subjektivitet më vete. Besohet se ajo herë e bën dhe herë e zhbën protestën. Ajo përdoret si mjet nga pushteti dhe mediat e tij për ta deligjitimuar një protestë, në njërën anë, ndërsa përdoret nga protestuesit për ta legjitimuar kauzën, kërkesën, dhe zërin e tyre, në anën tjetër. Askush nuk e di se ç’rezultat sjell “dhuna” për qëllimin e pushtetit, apo të protestuesit. Në protestën e 9 janarit, me dhunën fetishizuan edhe ata që besojnë të dëgjohen më së shumti në Kosovë; ata njihen me emrin “ndërkombëtarët”. Duhet marrë mundimi që reagimet e disa ndërkombëtarëve t’i dekonstruktojmë nga një prizëm që shpalos nivelin sa qesharak, aq edhe hipokrit të tyre. Për ta bërë këtë, së pari, dhe sa më shkurt, më duhet t’i përmbledh disa nga reagimet e tyre.

Të parët që reaguan ishin UNMIK-u, pak sa për të na kujtuar që ende janë gjallë, e pak për të kontribuar në hipokrizinë mbi demokracinë. Në emër të UNMIK-ut do të reagonte zëdhënësja e këtij institucioni, Sarah Crozier, e cila në letrën e saj thotë, “veprime të tilla nga individë të caktuar nuk kanë vend në një rend demokratik dhe nuk kanë fare të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore të shprehur nga shumë të tjerë”. I radhës ishte politikani austriak, dhe njëherësh edhe komisioner për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, i cili tha se është “i brengosur me eskalimin e dhunshëm të protestave në Prishtinë. Lëndimet e raportuara dhe dëmet e pronës publike janë të papranueshme”. Po ashtu, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, tha se, “dhuna politike kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësimi”. Për ta dënuar dhunën kishte kërcyer edhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili mori mundimin të shpenzojë pak kohë në Twitter për Kosovën, për të thënë kësisoj: “Unë krejtësisht i dënoj protestat e dhunshme në Prishtinë. Ato nuk kanë të bëjnë aspak me të drejtën demokratike për grumbullim dhe demonstratë paqësore.”

Pra, siç mund të vërehet nga këto reagime, e gjitha kishte të bënte me gjoja mospërputhjen mes “demokracisë” dhe “dhunës”. Një spikatje e veçantë iu dha kualifikimit të llojit “protesta e dhunshme nuk zë vend në një demokraci”, duke sugjeruar se po u kërcënoka demokracia nga dhuna, apo, vënë në termat binare, “po pati dhunë, s’ka demokraci”. Disa fakte dhe pyetje retorike për të lartshënuarit, e për të tjerët që funksionojnë me të njëjtën logjikë, besoj se e zgjidhin këtë rebus.

1. Në fund të vitit 2005, në rrethinat e Parisit dhe në disa qytete të tjera të Francës shpërthyen protesta që zgjatën me javë të tëra. Protestat shpërthyen si rezultat i papunësisë në mesin e të rinjve, dhe si rezultat i trajtimit të shtresës së varfër në mënyrë jo të barabartë nga të tjerët. U dogjën autobusë, vetura, prona private e publike, dhe për të shtuar më shumë tek bilanci i kësaj proteste, 2.888 persona u arrestuan, 126 policë e zjarrfikës u lënduan, dhe dy individë vdiqën.

2. Në marsin e vitit 2015, në kryeqendrën financiare të Gjermanisë, në Frankfurt, u protestua bukur dhunshëm kundër politikës së shtrëngimit financiar të Gjermanisë dhe BE-së. U dogjën katër vetura të policisë, e dy policë u lënduan rëndë. Pati shumë të arrestuar. Gjermania paraqet rastin më të keq edhe për protestimin e një natyre tjetër. Mediat gjermane dhe ato evropiane në përgjithësi, besoj me urdhër të shteteve, i mbajnë fshehur lajmet për protestat e dhunshme kundër refugjatëve, ku me dhjetëra kampe refugjatësh zunë flakën nga protestuesit neonazistë e neofashistë anembanë Evropës vetëm gjatë vitit 2015.

3. Të shkojmë edhe në Baltimorë të SHBA-ve, ku në prillin e 2015-ës shpërthyen protesta të dhunshme si rezultat i racizmit institucional të shtetit ndaj një pjesë goxha të madhe të popullatës së saj. Më shumë se 486 persona u arrestuan, 113 policë u lënduan, dhe dy qytetarë u qëlluan për vdekje. Për më shumë, në këtë rast u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Këto, dhe me dhjetëra raste të tjera të ngjashme, e ndoshta edhe më të dhunshme, ndodhën anë e mbanë botës demokratike perëndimore vetëm gjatë vitit 2015. Ndërsa vetëm po të listoheshin këto raste përgjatë dekadës së fundit, një libër bukur i trashë nuk do t’i zinte. Atëherë del se shpërputhja marramendëse mes diskursit të këtyre ndërkombëtarëve në Kosovë për dhunën dhe demokracinë me gjendjen faktike në terrenet e vendeve të tyre gjegjëse meriton dy pyetje për ta:

Pyetja e parë: Këto protesta bukur të dhunshme që ndodhën në Perëndim, zunë vend në një rend demokratik, apo jo? Sipas reagimeve tuaja, o Franca, Gjermania dhe SHBA-të  nuk janë vende demokratike, o reagimet tuaja janë qesharake e hipokrite; tjetër nga këto dy konkludime nuk mund të ketë!

Pyetja e dytë: Sa demokratik ju duket bashkëpunimi juaj i ngushtë me kriminelët në Kosovë? Këtë nuk e them hëpërhë, siç është bërë zakoni të quhen të gjithë pushtetarët kriminelë. Këtë e them për shkak se disa nga vetë përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë na patën kujtuar që kryeministri i tanishëm i Kosovës i ka 70 vepra kriminale që po e presin. Por ju vazhdoni të keni bashkëpunim të ngushtë me kriminelët në Kosovë. Kjo ju duket më demokratike, apo një pjesë bukur e madhe në Kosovë nuk po e di se çka është demokracia?

Ju me të drejtë mund të thoni se populli në Kosovë vetë po i zgjedh këta. Por ky është vështrim tjetër i ngushtë që kam dëgjuar nga pothuajse secili ndërkombëtar në Kosovë. Megjithatë, të thuhet kështu do të thotë ta pranosh se po bashkëpunoni me krimin, por meqë kosovarët po i zgjedhkan vetë këta kriminelë, atëherë ndërkombëtarëve nuk u mbetet tjetër gjë, pos të bashkëpunojnë me kriminelët! Po mirë atëherë, pse i quani këta kriminelë “Xhorxh Uashingtonë” të Kosovës? Pse i quani këta kriminelë “partnerë” të Perëndimit në vazhdimësi? Kosovarët në këtë rast natyrisht që i votojnë “Xhorxh Uashingtonët”, sepse, dhe fatkeqësisht, me manipulimin e këtyre ikonave i legjitimoni kriminelët në pushtet edhe në syrin e qytetarit.

Sidoqoftë, kam vetëm një mesazh për të dhënë në këtë tekst: Mos flisni pa lidhje, sepse secili nga ju i di themelet e demokracisë së vendeve tuaja, themele këto që u bazuan në dhunë të ashpër kundër padrejtësive monarkike. Kosova sot nuk ka monarki, por ka krim. Këtë disa kanë zgjedhur ta luftojnë njësoj sikurse ju që luftuat monarkitë e padrejta. E kam parasysh që nuk i keni të harruara se ku qëndrojnë themelet e demokracive tuaja, dhe kësisoj jam i bindur që sot, po të kalonin vendet tuaja nëpër atë që po kalon Kosova, koktej molotovi është më së paku ajo çka ju vetë do ta mbanit në çantë për ta shpëtuar vendin tuaj, ashtu siç edhe kanë bërë paraardhësit tuaj. Ndryshe nuk do të kishit demokraci, apo jo? /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
‘Drejtësia’, mazhoranca thirrje opozitës: Kthehuni në tryezë të mbyllim draftin bashkë

‘Drejtësia’, mazhoranca thirrje opozitës: Kthehuni në tryezë të mbyllim draftin bashkë

Arsyeja pse ngrënia gjatë natës ju bën dëm

Arsyeja pse ngrënia gjatë natës ju bën dëm

“LEXO!”/ Konformizmi, ose vetëvrasja morale

“LEXO!”/ Konformizmi, ose vetëvrasja morale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni