Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend KURSANI: Për çka s’po flasin Kirby dhe të tjerët?

by Te Sheshi
25/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Shpend KURSANI: Për çka s’po flasin Kirby dhe të tjerët?

Ashraf Ghani dhe Clare Lockheart-i, studiues të shteteve të dështuara dhe në dështim, japin të dhëna që tregojnë se rreth 40 deri në 60 shtete anëtare të OKB-së, apo 15 gjer në 20 për qind e tyre, janë në proces shpërthimi e dështimi, ose kanë shpërthyer e kanë dështuar. Robert Jackson, studiues i njohur i nocionit të shtetit dhe i matjes së efektivitetit të tij, i quan këto “kuazi-shtete”, ngase janë shtete legjitime në kuptimin juridik ndërkombëtar, për shkak të ulëses së tyre në OKB, por nuk kanë pothuajse asnjë element empirik shtetëror (efektivitet, qëndrueshmëri, etj.). Në anën tjetër, janë shtetet si Tajvani, Qiproja Veriore, Somalilandi, Transnistria, etj., që Scott Pegg-u i quan “de fakto shtete”, për arsye se ato nuk janë legjitime në kuptimin juridik ndërkombëtar, pra, nuk kanë ulëse në OKB, por deri diku kanë elemente empirike shtetërore (efektivitet, qëndrueshmëri). Në grupin e fundit hyn edhe Kosova, me disa “de fakto shtete” të tjera ekzistuese anembanë botës, që funksionojnë deri diku më mirë se shtetet e dështuara anëtare të OKB-së.

Së fundmi, ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Michael Kirby, duke dhënë mendimin shtetëror për epilogun e mundshëm të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pra, duke folur në shumës, tha se, “në fund, saktësisht, ky normalizim i takon Bashkimit Evropian ta definojë, por, sipas nesh, ai përfshin anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”. Pra, mendimi shtetëror, apo dëshira shtetërore e SHBA-ve, është që Kosova të jetë pjesë e OKB-së si rezultat i negociatave me Serbinë; negociata këto që gjithsesi po e ligështojnë Kosovën. Që negociatat me Serbinë po e ligështojnë Kosovën, ka konsensus bukur të madh në Kosovë sipas diskursit publik. Aty ku nuk ka konsensus megjithatë, e ku debati duket të ndodhë më shumë, është tek përfitimet e mundshme ndërkombëtare që mund t’i marrë Kosova nga ligështia e saj e brendshme, që po ia shkaktojnë edhe negociatat me Serbinë.

Përfitimi i mundshëm (dhe më i madhi) ndërkombëtar që shpresohet ta kompensojë ligështimin e saj të brendshëm është anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në OKB. Këtë përfitim të jashtëm, nga ligështimi i brendshëm, e rreshton në vazhdimësi pushteti, shumica e opinionistëve, dhe së fundmi edhe ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. Dy janë problemet me mënyrën e rreshtimit të përfitimit të mundshëm ndërkombëtar të Kosovës, pra, ulëses në OKB.

E para është se, me përfitimin e mundshëm të ulëses në OKB përmes Serbisë, po mundohet të mbulohet ligështimi i brendshëm dhe i vazhdueshëm i Kosovës, që po ia shkaktojnë negociatat me Serbinë. Thënë shkurt, Kosova ka zgjedhur të marrë rrugën e kalimit nga “de fakto shteti”, deri diku funksional (pa OKB), në “kuazi-shtet” jo funksional, domethënë, në dështim apo i dështuar (në OKB). Kur them deri diku funksional, i referohem Kosovës së para 8 marsit 2011, atëherë kur filloi negociatat me Serbinë. Sepse shihet qartë se prej kësaj date Kosova në vazhdimësi po ligështohet dhe po e humbet pavarësinë e saj nga Serbia, duke e bërë atë hisedare në vendimmarrje; fakt i dëmshëm, mes shumë dëmeve të tjera që ia kanë sjellë Kosovës negociatat me Serbinë. E gjitha kjo për ta marrë ulësen në OKB si “kuazi-shtet”. Pra, mendimi apo dëshira e ambasadorit Kirby, që negociatat me Serbinë e çojnë Kosovën në OKB, është gjithsesi dashamirëse, por prapëseprapë jo mirë e menduar, për të mos thënë naive. Përpos asaj nëse ambasadori Kirby dhe të tjerët mendojnë që kalimi i statusit të Kosovës nga “de fakto shteti” në “kuazi-shtet” paraqet ndonjë përfitim. Në bazë të të gjitha rasteve empirike, “kuazi-shteti” është fakt empirik më i dëmshëm se sa “de fakto shteti”.

E dyta ka të bëjë me josinqeritetin e tërësishëm të ambasadorit Kirby kur thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes negociatave midis të dyja palëve nënkupton marrjen e ulëses së OKB-së nga ana e Kosovës, pra kalimin e dëmshëm nga “de fakto shteti” (pa OKB) në “kuazi-shtet” (me OKB). Arsyeja pse flas për josinqeritet të tërësishëm ka ta bëjë me faktin tjetër, që ulësen në OKB për Kosovën nuk mund ta vendosin SHBA-të pa i pyetur Rusinë dhe Kinën, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, votat e të cilave i nevojiten Kosovës. P.sh., edhe nëse Serbia e njeh Kosovën (çka ambasadori Kirby e bëri të qartë që nuk do ta kërkojnë nga Serbia), por ja që në rastin më të mirë, edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, kush garanton se Rusia do ta bëjë një gjë të tillë për Kosovën? Apo në rast se Rusia i kushtëzon SHBA-të që ta njohin Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, dy “de fakto shtete” të tjera nën orbitën e Rusisë, ashtu siç është Kosova nën orbitën e SHBA-ve, si shkëmbim që ajo ta lejojë Kosovën ta marrë ulësen në OKB, a do ta bëjnë amerikanët këtë për Kosovën? Për më shumë, dhe për ta lejuar Kosovën të ulet në OKB, a do ta njihnin SHBA-të Krimenë e aneksuar së voni nga Rusia si pjesë e kësaj të fundit, dhe çka do të thotë kjo për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Ukrainës? Ka edhe një sërë pyetjesh të tjera që do të mund t’u bëhen ambasadorëve të ndryshëm me mendime dhe për Kosovën, por më mirë të mos vazhdoj më tutje, sepse po më humbet Kosova nga harta e diskutimit.

Për çka atëherë po flasin Kirby dhe të tjerët? Në secilin variant, pra, edhe në atë të përfitimit, Kosova po humbet. Nuk e di atëherë pse të vazhdojnë negociatat me Serbinë. Kjo mund të arsyetohet vetëm nëse “kuazi-shtetësia” vlerësohet si përfitim. E atëherë s’ka diskutim, së paku jo diskutim logjik e të shëndoshë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Tornadoja në jug të SHBA-së shënon 14 viktima

Tornadoja në jug të SHBA-së shënon 14 viktima

Boston Globe: Në vitin 2016 vizitoni Beratin

Boston Globe: Në vitin 2016 vizitoni Beratin

Gazeta maqedonase “Dnevnik”: 70 mijë biseda të përgjuara për inkriminimin e zyrtarëve të BDI-së

Gazeta maqedonase "Dnevnik": 70 mijë biseda të përgjuara për inkriminimin e zyrtarëve të BDI-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni