Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga SHPEND KURSANI/ Një mundësi për pragmatikët

by te Sheshi
08/03/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A

Gjykata Speciale duket qartë se do të jetë një levë tjetër politike për t’u harxhuar nga komuniteti ndërkombëtarë për shantazhimin e disa politikanëve vendorë. Natyrisht se ajo do ta gjykojë e ndoshta edhe do ta dënojë dikë nga të akuzuarit e mundshëm, mirëpo ajo do të jetë më shumë një mjet politik se sa një mjet legal ashtu siç do të duhej të ishte. Pra pak drejtësi e shumë politikë. Duhet të ketë më shumë dyshime për këtë Gjykatë se sa shpresa për faktin se është parë mirëfilli se drejtësia nga mekanizmat ndërkombëtarë që janë marrë me Kosovën kanë qenë më shumë në shërbim të mbajtjes së stabilitetit politik e ndëretnik se sa në shërbim të drejtësisë. Duke filluar nga Gjykata e Hagës e cila nuk e përfundoi punën e saj, UNMIK-u i cili problemet ia përcolli EULEX-it, e i cili, gjykuar nga 7 vitet e funksionimit të tij në Kosovë, ka bërë pak drejtësi në Kosovë. Kështu që nuk lihet shumë hapësirë që kjo Gjykatë Speciale që gjendet në gypat e politikbërjes në Kosovë të sjellë diç më shumë.

Nuk duket ndonjë dritë përpara nesh se themelimi i kësaj Gjykate mund të ndalet, apo themelimi i një drejtësie të mirëfilltë në Kosovë mund të fillojë apo ta zëvendësojë këtë Gjykatë. Duke marr për bazë këtë, krijohet një mundësi e mirë politike, mendoj, për pragmatikët në politikë të cilët përkrahin lëshimin pe për diçka me një anë për ‘fituar’ diç tjetër me një anë tjetër. Qeveria e Kosovës tashmë ka marr vendim për dërgimin e kësaj çështje për t’u votuar në Kuvend. Gjithsesi pak veta mund ta pohojnë se krijimi i kësaj Gjykate është iniciativë vendore; ajo është iniciativë krejtësisht ndërkombëtare nga disa vende që dikur e kanë përkrahur dhe ndihmuar Kosovën. Në fakt, shumica e vendimeve më të rënda të periudhës së pas pavarësisë që në të ardhmen do t’i sjellin shumë probleme Kosovës janë agjendë e shtyrë nga vende dikur partnere të Kosovës. Kësisoj, si shtetëbërja si post-shtetëbërja në një formë apo tjetrën ishte një mes “negociues” midis agjendës dhe interesit ndërkombëtar dhe atij vendor, pra një mes i dëshirave ndërkombëtare dhe atyre vendore – agjenda e kësaj të fundit më shumë duke u ndihmuar nga kriza arbitrare që mund ta shkaktonte se sa nga ndonjë gjykim më i thellë politik.

Në këtë kontekst, edhe krijimi i Gjykatës Speciale duhet të futet në një prizëm “negociues” mes dëshirës së partnerëve të dikurshëm ndërkombëtarë të Kosovës dhe politikbërësve vendorë. Pra dëshira e një pjese të komunitetit ndërkombëtarë për ta krijuar këtë Gjykatë duhet të ndeshet me disa dëshira të vendorëve për përforcimin e disa elementeve shtetërore të dobëta e të trashëguara nga Plani i Ahtisaarit, i cili po ashtu ishte rezultat i mesit “negociues” mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve. Krijimi i kësaj Gjykate, për më shumë, me gjasë kërkon ndryshime Kushtetuese, të cilat ndryshime duhet të bëhen me dy të tretat e deputetëve në Kuvend, e të cilat kjo qeveri nuk e ka vështirë për t’i siguruar.

Si rrjedhojë politikbërësit pragmatik vendorë mund ta marrin çështjen e ndryshimeve Kushtetuese për themelim të kësaj Gjykate si “obligim” ndaj kërkesës së disa ambasadave, mirëpo në të njëjtën kohë e njëjta duhet të kushtëzohet me kërkesën e vendorëve për ndryshime Kushtetuese në interes të forcimit të vendit. P.sh. në tentativë për t’u dukur të “mirë” pranë partnerëve të dikurshëm ndërkombëtarë, Kosova me zor duhet ta pranojë ndryshimin Kushtetues që ka të bëjë me themelimin e kësaj Gjykate, ndërkaq këtë zor duhet ta bëjë vetëm në qoftë se në këtë ndryshim Kushtetues futen edhe disa ndryshime që i rregullojnë disa të meta të Kushtetutës edhe fillimisht të pranuara si kompromis. Andaj në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohet ky ndryshim Kushtetues duhet të propozohet një pako e ndryshimeve Kushtetuese siç janë:

  • Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës;
  • Dhënia e të drejtës së vetos për minoritetet për aspektet kushtetuese që kanë të bëjnë vetëm me interesat e tyre siç janë: identiteti, gjuha, simbolet, arsimi i tyre, etj, e jo pra për të gjitha aspektet kushtetuese siç është tani; si dhe
  • Heqja e kufizimit të “tregut së lirë” si orientim i vetëm ekonomik. Pra jo të ndalohet tregu i lirë, por edhe jo të kufizohet ky orientim vetëm në “tregun e lirë”, i cili si term po keqpërdoret për pasurimin e pak vetave dhe mbajtjes në varfëri të shumë vetave

Marrja e “obligimit” për krijimin e kësaj Gjykate në mënyrë të njëanshme, pa i futur së paku tri propozimet e lartshënuara si pako e ndryshimeve Kushtetuese së bashku me çështjen e kësaj Gjykate nuk ka logjikë politike, as si shkencë, e as si praktike, dhe gjithsesi do të duket si një fenomen post-pragmatik në politikbërje. Natyrisht duhet pritur debat i nxehtë për këto çështje, mirëpo është vetëm nga një debat i nxehtë që “obligimin” për krijimin e një Gjykate të panevojshme dhe të pashpresë, të kthehet së paku në një, dy, apo tri elemente forcuese për shtetin. Kjo natyrisht se përfshinë edhe Serbet (e metë nga Plani i Ahtisaarit) dhe Serbinë (e metë nga negociatat e Brukselit me Serbinë) në këtë vendimmarrje, mirëpo është pikërisht pranimi jo i një anshëm i këtij “obligimi” që do ta shpërfaqte kërkesën për ndryshimet Kushtetuese që do ta përforconin shtetin. Një debat i tillë dhe për këto çështje në Kuvend do të ishte edhe zbatim i një element të vetëdijes politike, gatishmërisë, dhe seriozitetit të Kosovës si subjekt i marrëdhënieve të saj me Serbinë dhe BE-në.  /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Nga Fitim Zekthi/ NARCIZMI, SËMUNDJA JONË E MADHE!

Nga FITIM ZEKTHI/ Frika nga humbja e pushtetit, ku të shpie?!

Mustafa viziton Tiranën, përgatitet mbledhja e dy qeverive

Mustafa viziton Tiranën, përgatitet mbledhja e dy qeverive

Izraelitët në shesh kundër Netanyahu-t

Izraelitët në shesh kundër Netanyahu-t

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni