Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend KURSANI: “Katrinat” e Kosovës

by te Sheshi
10/09/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Shpend KURSANI: “Katrinat” e Kosovës

SHBA-ja u godit rëndë në vitin 2005 nga “Katrina”, një stuhi kjo e cilësuar si nga tre më rrënueset në historinë e vendit. “Katrina” ndodhi pothuajse papritur. Me fjalë të tjera, ajo erdhi e shkoi shpejt. Dhe brenda pak kohe mori jetën e më shumë se 1.200 njerëzve, përafërsisht sa gjysma e atyre që humbën jetën nga sulmet tronditëse të 11 shtatorit 2001. Ajo i kushtoi buxhetit shtetëror më shumë se 100 miliardë dollarë amerikanë. Ishte tronditje jo vetëm për SHBA-në si shtet, por edhe për politikëbërësit amerikanë. Thënë ndryshe, “Katrina” bëri dëme shoqërore, materiale dhe politike. Megjithatë, SHBA-ja u rimëkëmb nga kjo katastrofë.

Kosova, në anën tjetër, ka kohë që është goditur nga “Katrinat”. Por karakteristikat e “Katrinave” të Kosovës janë disi më ndryshe. Ato janë më pak të dukshme. Nuk vërehen me shikim të parë. Godasin ngadalë. Prishin shumë, e rregullojnë pak. Herë veprojnë së bashku, e herë vetëm, kjo varësisht nga intensiteti i goditjes së nevojshme. Të vijnë si të pranueshme dhe të lehta, por të gllabërojnë papritur. Me gjithë këto karakteristika, ato nuk bëjnë dëm të menjëhershëm. Dëmi i tyre është afatgjatë. Një karakteristikë tjetër e “Katrinave” të Kosovës, e cila i bën të dallojnë nga ajo e SHBA-së, është se dëmet që ato i shkaktojnë Kosovës janë të pakthyeshme. Me fjalë të tjera, këto dëme janë pothuajse të pariparueshme. Se sa janë të forta “Katrinat” e Kosovës, varet nga sa e dobët është Kosova. Proporcioni i fortësisë së tyre është në marrëdhënie të zhdrejtë me fortësinë e Kosovës. Sa më e dobët Kosova, aq më të forta bëhen “Katrinat”. Sa më e fortë Kosova, aq më dobëta bëhen “Katrinat”. Nuk mund të jenë të forta të dyja në të njëjtën kohë. Andaj, përderisa intensiteti i “Katrinave” të Kosovës qëndron i fortë, Kosova është e dobët.

Shumica dërrmuese e atyre që mundohen ta ndërtojnë opinionin publik duke u shtirur si opinionistë të “pavarur” të shoqërisë civile, apo, pse jo, edhe si “intelektualë” apo “akademikë” – epitete këto të stërofruara në Kosovë për ata që dinë të përshëndesin në gjuhën angleze, ose mundësisht edhe t’i vendosin dy bërrylat në tavolinë, duke i mbështetur majat e gishtërinjve të të dyja shuplakave njëra mbi tjetrën ndërsa mbahen në lartësi buze teksa japin ndonjë opinion – i kanë këto karakteristika dhe efekte të “Katrinës”. Nuk mund të mos quhen “Katrina”! Nuk është ky ndonjë epitet ofendues. Veçse është i vetmi që mund t’i përmbledhë në mënyrë përmbajtësore karakteristikat e tyre, e në veçanti për intensitetin e dëmshëm për shoqërinë si shoqëri civile. Ca përjashtime nënkuptohen.

Flitet për domosdonë e shkollimit të të rinjve nga Kosova jashtë vendit. Shumica dërrmuese e tyre janë të shkolluar jashtë vendit. Disa me pak vite shkollim jashtë, e disa me shumë vite. Nuk ka rëndësi. Prapëseprapë, përshtaten me “domosdonë” tjetër: burrat prej tyre mblidhen të merren me politikë dhe me çështjet “madhore”, ndërsa gratë mblidhen të merren me feminizëm e çështjet “gjinore”. Shkollimi me pak a me shumë vite jashtë vendit nuk i tjetërson “Katrinat”. Prapë mendojnë se feminizmi është për gratë dhe politika për burrat; dhe të dy këto grupe i përballojnë “intelektualisht” këto…

Por nuk ndahen gjithmonë kështu. Shpeshherë bëhen bashkë! Atëherë kur duhet përshtatur me “domosdonë” tjetër: ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemit aktual, të politikës zyrtare aktuale, dhe të statukuosë momentale. Për këta “intelektualë” e “akademikë” në ardhje, Kosova është shumë mirë. “Kosova është mirë kur unë jam mirë,” do ta citojnë një ditë të ketë thënë Isa Boletini, në njërin nga librat që do ta botojnë së shpejti. Apo, “feja e kosovarit është proprieta di famiglia,” do ta citojnë një ditë tjetër të ketë thënë Pashko Vasa, në njërin prej librave të tjerë që kanë për ta botuar së afërmi. Vendi zhvishet dalëngadalë nga elementet e pakta shtetërore, e këta vrapojnë ta mohojnë me ndonjë flamur të BE-së në krah e në prapavijë. Kur BE-ja poshtëron, shkel, e ndonjëherë edhe vret refugjatë në nevojë, këta e fshehin flamurin e BE-së dhe flasin për ndonjë tragjedi ndërkombëtare, mundësisht që ka ndodhur në BE, për ta përlotur BE-në. Jo, BE-ja nuk mund të vrasë, thonë ata. Ajo është demokratike dhe me vlera të larta. Pra, menjëherë shoqërohen me mendimin politik të sistemit ndaj kritikës dhe vajtojnë se sa keq po vuan Kosova nga antieuropianët, se përndryshe sot do të ishim në BE, sipas tyre.

Edhe fëmija që porsa ka filluar të flasë ka dëgjuar për “suigenerisin” e Kosovës. Por këta fëmijë duan edhe pak vite që të rriten e të mësojnë edhe më thellë mbi “suigenerisin” e Kosovës. Me të vërtetë do të mësojnë veçantinë e Kosovës në botë, ku qarqet që mund t’i grumbullojmë në shoqëri civile (përfaqësues nga OJQ-të, institutet, qendrat, nga akademia, media, arti e kultura, etj.) janë (me ca përjashtime) të vetmet në botë ku zërat opozitarë paraqesin problemin dhe rrezikun më të madh për vendin dhe shoqërinë. Sistemi dhe pushteti janë mirë! Bën të kritikohen pak, sa për t’u shënuar në ndonjë raport progresi europian se ekziston demek demokracia dhe fjala e lirë, por jo të sulmohen e të luftohen. Mesazhi, me fjalë të tjera, është: e ku je nis me dalë nga standardi i kritikës? Thuaj që nuk është mirë – kjo është demokraci thonë – në rregull, por mirë është, ky sistem është, ky pushtet është, t’i ruajmë për interesa të Kosovës, sepse “Kosova është mirë kur unë jam mirë”! Ekzagjerim, teprim, fiksim, populizëm; natyrisht, nuk i thonë kështu çdo kritike që i bëhet sistemit dhe politikës zyrtare, pra, ekzistencës dhe rehatisë së tyre. Por i thonë çdo kritike të cilën me të vërtetë e nuhasin ta ketë sfiduar sistemin dhe politikën zyrtare, pra, ekzistencën dhe rehatinë e tyre.

Në një vend ku shoqëria civile dallon nga pushteti e sistemi aktual vetëm me nuanca, në një vend ku shoqëria civile sa jep kritika ndaj sistemit aq merr edhe merita nga ai, në një vend ku vullneti dhe interesi i shoqërisë civile zbërthehet në mbrojtje të standardit të krijuar nga politika zyrtare, në një vend ku shoqëria civile dhe anëtarët e saj ëndërrojnë postin e zyrtarit publik që e kritikojnë, në një vend ku shoqëria civile nuk është e gatshme të sakrifikojë edhe racionin e vetëm të mëngjesit brenda muajit, e lëre diçka më shumë, ajo shndërrohet në “Katrinën” me potencialin më të dëmshëm për atë vend. Eshtë vështirë, shumë vështirë, të besohet në luftimin e një sistemi të padrejtë për një sistem më të drejtë. Por kjo nuk mund të ndodhë në një kohë që “Katrinat” ende ndodhen në epiqendrën e krijimit të opinionit publik. Vështirë ta pastrosh vendin në kohë stuhie “Katrinash”!  /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Futbolli: aset turistik në Britaninë e Madhe

Futbolli: aset turistik në Britaninë e Madhe

Nga Pjetër ARBNORI: Letër nga burgu

Nga Pjetër ARBNORI: Letër nga burgu

Vetëvendosje reagon ndaj bllokimit të ligjit në qeveri: Ndal ndarjes etnike edhe në universitete

Vetëvendosje reagon ndaj bllokimit të ligjit në qeveri: Ndal ndarjes etnike edhe në universitete

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni