Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Shpend Kursani / Jam shtatë vjeç, dhe më ka rritur Banda, Kontrabanda

by te Sheshi
17/02/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Shpend Kursani / Jam shtatë vjeç, dhe më ka rritur Banda, Kontrabanda

Po të shikohet trajektorja e zhvillimit politik të Kosovës në këto shtatë vite moshë sa ka, del se ajo ishte më republikë në ditën e shpalljes së saj me 2008, pra në ditën e parë të saj, se sa që është sot në shtatë vitet e saj. Se ishte më e pavarur atëherë e më sovrane po se po. Për disa vendime të “vështira” atëbotë pyeteshin disa ambasada, dhe kjo ishte një e metë për t’u larguar gradualisht. Kjo e metë nuk u largua, ajo u përforcua dhe një tjetër edhe më e rëndë u shtua. Në shtatë vjetorin e saj Kosova nuk po mundet të vendosë tash as pa e pyetur Serbinë, si në çështjet ekzekutive ashtu edhe në ato legjislative e gjyqësore.

E nisëm me hajt se…

Ata brenda Kosovës që ishin pjesë e përpjekjeve për ta pavarësuar Kosovën publikisht e pranojnë edhe sot se Planin e Ahtisarit e pranuan me maksimën “hajt se…”. Hajt se eventualisht serbet e lëshojnë Kosovën, dhe të drejtat bllokuese që ua dha atyre Plani i Ahtisarit, menduan se do të “hiqen” me tërheqjen e serbeve nga Kosova. Kjo përpos që doli strategjikisht fatale sot, ishte brutale edhe si logjikë e mendimit atëherë. Pata menduar se racizmin edhe fashizmin e kishin lënë mbrapa në kohë shtetformuesit e këtij vendi. Por me gjasë racizmi dhe fashizmi kishin pas qenë pjesë e mendimit politik modern mes shqiptarëve shtetformues të Kosovës – natyrisht me ca përjashtime.

Jo se nuk duhej që serbet e mbetur në Kosovë të largoheshin, por as që do të duhej të mendohej një gjë e tillë, e që në fakt edhe pse u mendua, ajo nuk doli të jetë ashtu. Pas shpalljes së pavarësisë kishte shumë zyrtarë serbë të cilët edhe pse jo me qejf e pranuan realitetin e Kosovës së pavarur dhe u bënë pjesë integrale si e ekzekutivit ashtu edhe e legjislativit dhe e gjyqësorit, dhe problemet politike i zgjidhnin me negociata brenda Kosovës mes spektrit politik serb dhe atij shqiptar. Negociatat e Brukselit arritën që këta zyrtarë të integruar ti hedhin jashtë spektrit politik (me gjasë kishin pas gabuar që ishin integruar) dhe të sjellin formacione parapolitike nga Serbia në mënyre që t’i dezintegrojë serbët e Kosovës nga Kosova, dhe t’i integrojë ata me Serbinë. Serbia arriti edhe ta fus dorën e saj vendimmarrëse në Kosovë me kombinimin fatal të Planit të Ahtisaarit dhe negociatave të Brukselit. Duke marr parasysh integrimin e Planit të Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës, dhe integrimin e formacioneve të Serbisë nëpërmjet Kushtetutës së Kosovës përmes negociatave të Brukselit, Kosova është kapur për Serbinë si asnjëherë më parë. Hajt se… integrohemi në BE me gjasë.

E po e vazhdojmë me hajt se…

Në shtatë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj duhet ta pranojmë një fakt, që Kosova po lirohet e po pavarësohet. Ajo së fundmi në mënyrë të vrullshme po lirohet e pavarësohet nga qytetarët e vetë. Po numërohen përmbi 200 mijë qytetarë të Kosovës që lanë vendin brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtu po ka përfundime e teori prej më të ndryshmeve, por se përfundimet dhe teoritë që po dalin nga pushteti apo nga ata që mbajnë përgjegjësinë për këtë, sërish po ngjasojnë me maksimën e tyre të mëhershme “hajt se…”, e që i solli të këqija vendit si qasje në veti. “Hajt se rregullohet kjo…”, “Hajt se po dalin nga kureshtja për Evropën…”, e kështu me radhë. Injoranca ndaj kësaj problematike në mungesë të dëshirës për ta kuptuar të vërtetën i bëri bashkë pushtetin dhe mbështetësit perëndimor. Të dyja nuk aluduan në ndonjë problem për çka mbajnë vetë përgjegjësinë, por problemin e gjetën pikërisht ku ata mos ta kenë përgjegjësinë. Shkaku nga të dyja doli të jetë një: kontrabanda!

Eureka! Kontrabanduesëve, po del se ia kanë vu syrin si pushteti ashtu edhe përkrahësit e tij perëndimor, si cak që duhet goditur për ta zgjidhur problemin kompleks të ikjes masive të qytetarëve. Kështu e tha në një intervistë edhe sekretarja shtetërore e ministrisë së brendshme të Gjermanisë, Emily Haber, e cila në 5 nga 9 përgjigjet e saj u mor me kontrabandën si problem dhe luftimin e saj si zgjidhje. Identifikimi i kontrabandës si shkak për këtë problem, përbënë disa probleme në vete që të jetë shkak. Një pyetje që duhet përgjigjur pushteti dhe përkrahësit e tij perëndimor është nëse ikjet e krijuan kontrabandën, apo kontrabanda ikjet? Tregu i lirë me logjikën e vetë lejon krijimin e formacioneve që i përshtaten kushteve të tregut. Kur ikjet përbëjnë treg, kontrabanda del e merret me këtë treg. E nëse ikjet po e krijojnë kontrabandën, atëherë shkaku duhet kërkuar diku tjetër, dhe kur ai identifikohet, luftohet,  hiqet tregu i ikjes, e me të hiqet edhe kontrabanda pa pasur nevojë ta luftosh kontrabandën direkt kur ajo nuk u krijua direkt.

Megjithatë, të merremi pak edhe me atë çka nëse kontrabanda është shkaktar apo nxitës i ikjes masive të qytetarëve ashtu siç po mundohet të ndërtohet diskursi publik nga pushteti dhe përkrahësit e tij perëndimor. Nuk janë të vetëdijshëm që me këtë po e shpërfaqin edhe një problem tjetër më të madh që ka ky vend në shtatë vjetorin e tij. Kontrolli mbi qytetarët e përhershëm të një vendi, në kuptimin teorik të tij, është element kyç i cilësimit të një qeverie dhe shteti efektiv. Nëse një grusht njerëzish me disa telefona në dorë paskan nge me i nxjerrë rreth 15 përqind të qytetarëve të përhershëm të një vendi brenda një periudhe disa mujore, çfarë qeverie e çfarë shteti na qenka ky? Një grusht njerëzisht të armatosur me ca telefonata e të ulur me një kafene po e gjunjëzojnë një qeveri e një shtet duke ia marr atij elementin kyç të efektivitetit të tij, pra kontrollin mbi qytetarët e përhershëm të tij. Identifikimi i kontrabandës si problem apo shkaktar kyç i ikjeve nuk është edhe gjithaq i pamenduar mirë nga ana e pushtetit. Kur ia len fajin kyç kontrabandës me vetëdije, lirohesh nga përgjegjësia si shkaktar i këtij problemi, por në të njëjtën kohë me pavetëdije po e shpërfaqë edhe një problem më të madh malinj të thelbit qeverisës dhe shtetërorë. Eh, kur të fillojë tash banda në pushtet ta luftojë kontrabandën në kafene me mjetet dhe stilet e Xhejms Bondit, duhet t’i kthehemi Kosovës shtatë vjeçe ta pyesim: kush të bëri kështu? Ajo me doemos do na përgjigjet: quhet Bandë, Kontrabandë.

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post

Speciale / ‘Besa’, kjo “Syrizë” (aspak komuniste), ose “Vetëvendosje” e Maqedonisë!

‘Borxhi’, dështon takimi BE-Greqi

‘Borxhi’, dështon takimi BE-Greqi

Nga Valbona Voca / Unë dhe Tranzicioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni