Edhe pse Kosova si shtet këtë vit ka festuar vetëm ditëlindjen e 10 të shtet formimit, të dhënat statistikore demografike tregojnë se popullsia e sajë është në prag të moshimit demografik- plakjes.
Popullsia e Kosovës për një kohë të gjatë ishte sinonim i popullatave më të reja në kontinentin evropian. Ndryshime të rëndësishme (negative) në këtë aspekt ndodhin në dekadën e fundit të shekullit XX, kur migrimet dhe situata e përkeqësuar sociale, ekonomike dhe politike e viteve të ’90 të shekullit të kaluar u manifestua negativisht ne zhvillimet demografike në përgjithësi dhe strukturën e popullsisë sipas moshës në veçanti duke e futur sot popullsinë e Kosovës në grupin e shoqërive( shteteve) në prag të moshimit në aspekt demografik.
Në literaturën demografike ekzistojnë definicione të ndryshme për moshimin demografik të popullsisë. Por definicioni më i shpeshtë nënkupton rritjen e numrit dhe pjesëmarrjes së popullsisë së moshuar mbi 60 vjet ( ose mbi 65 vjet) në numrin e përgjithshëm të popullsisë.
Në aspekt demografik struktura e popullsisë sipas moshës hynë në grupin e treguesve më të rëndësishëm demografik që tregon jo vetëm të kaluarën por edhe të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimit demografik me ndikim në të gjitha sferat tjera socio- ekonomike.
Historiku i Ditës Botërore të moshuarve
1 tetorit është Ditës Ndërkombëtare të Moshuarve. Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grup moshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve,. Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfide.
Në prill të 2002 Asambleja e Dytë Botërore për Moshimin trajtoi sfidat që paraqet ky proces i cili ka përfshirë pothuajse të gjitha vendet e botës, duke përfshirë nevojën për të transformuar sistemin ekzistues të pensioneve dhe për të plotësuar kërkesat gjithnjë e në rritje për shërbime shëndetësore dhe shpenzime mjekësore.
Plani i Veprimit që u miratua u fokusua në tre fusha prioritare, që orientojnë politikë bërësit të trajtojnë moshimin e popullsisë dhe mirëqenien e të moshuarve: (a) personat e moshuar dhe zhvillimi; (b) përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies në moshën e vjetër; dhe (c) sigurimi i mjediseve mbështetëse dhe mundësuese (Organizata e Kombeve të Bashkuara, 2002).
Evropa kontinenti me popullsinë më të moshuar në kuadër të Vitit Evropianë për Moshimin Aktiv dhe Solidaritetin ndërmjet Brezave 2012, ka zhvilluar një indikatorë- Indeksi i Moshimit Aktiv (IMA) si një mekanizëm për politik bërësit kombëtarë dhe evropianë që të masin dhe promovojnë potencialin e popullsisë më të vjetër. Ky indeks është ndërtuar nga 22 tregues të veçantë të ndarë në katër fusha: 1. Punësimi i punëtorëve më të vjetër; 2. Veprimtaria sociale dhe pjesëmarrja e personave më të vjetër; 3. Jetesa e pavarur dhe autonome e personave më të vjetër; dhe 4. Aftësia dhe mjedisi mundësues për moshim aktiv.
Trendi global i moshimit
Fenomeni i plakjes së popullsisë është një dukuri globale, e cila është kthyer në një “epidemi demografike”, që ka përfshirë të gjithë vendet, sidomos ato të zhvilluara, evropiane dhe më gjerë.
Faktet kryesore te cilat vërteton konstatimin se popullsia e botes gjithi e më tepër po plaket është trendi i rritjes së numrit të përgjithshëm dhe popullsisë sipas grup moshave. Në periudhën 55 vjeçare (1950-2011) popullsia e përgjithshme e botes është shtuar për 2.5 here. Ne të njëjtën kohë popullsia e grup moshës 0-14 vjet ka treguar rritje për 2 here, grup mosha 15-64 vjet për 2.5 here kurse grup mosha mbi 65 vjet për 3.9 here. Pra shikuar me përmasa globale ritmet e shtimit të popullsi së grup moshave 0-14 vjet ka qen më i ulët se ritmet e shtimi të popullsisë së përgjithshme, grup moshat 15-64 vjet kanë pasur ritme të njëjtë të shtimit kurse grup moshat e vjetra mbi 65 vjet kanë pasur ritëm shumë më të shpejt te rritjes se te gjitha grup moshat dhe numri i përgjithshëm i popullsisë.
Ne 25 vitet e ardhshme trendi i moshimit pritet të përshpejtohet. Kështu me përmasa globale popullsia e re pritet të rritet për vetëm 3.6%, popullsia e pjekur pritet të rritet për 29.5%, popullsia e grup moshat të vjetra do te dyfishohet (rriten për 104.9%). Edhe në vendet në zhvillim dhe të pa zhvilluara trendët e rritjes priten të jen shumë më të favorshme për grup moshat e vjetra.
Si pasoj edhe përqindja e grup moshave të reja me përmasa globale ka pësuar zvogëlim nga 34.2% (1950) ne 28.1% (2011) dhe pritet te zvogëlohet ne 23% (2030), grup mosha 15-64 ka pasur dhe pritet të ketë ngritje të lehtë nga 60.7%(1950) në 65.3%(2030), kurse pjesëmarrja e grup moshave te vjetra (mbi 65 vjet) ka rritur pjesëmarrjen nga 5.2% (1950) ne 7.7% (2011) ndërsa ne 25 vitet e ardhshme trendët e rritjes se kësaj grup moshe do të jenë edhe më të shpejta për të arritur në 12% të popullsisë së përgjithshme (2030).
Në pozitë më të pavolitshme në këtë aspekt është kontinenti i Evropës. Se sa popullsia e Evropës është përfshirë nga procesi i moshimit demografik më së miri e ilustron fakti se edhe vendet me pjesëmarrjen më të ulët të grup moshave mbi 65 vjet të cilat janë: Kosova dhe Turqia, ndodhen ne proces të moshimit ( në të dy vendet koeficienti i moshimit është mbi 7%), ndërsa në shumë shtete kjo kategori përfshinë mbi 1/5 e popullsisë së vendit.
Kosova drejt moshimit demografik- plakjes.
Plakja me ritme të shpejta e popullsisë në Kosovë nuk është vetëm një shqetësim demografik, por është me pasoja edhe në zhvillimin ekonomik e social të vendit. Sepse, nga njëra anë ulet pasha e forcës aktive të punës në ekonomi dhe nga ana tjetër, rriten shpenzimet që duhen për të përballuar nevojat dhe kostot e shtresës së të moshuarve për sigurimet e tyre shëndetësore e shoqërore.
Gjatë dy dekadave të fundit vendi ka përjetuar një transformim të thellë demografik të shoqëruar me një rritje të numrit të personave mbi 65 vjeç dhe rënie të numrit të fëmijëve dhe të të rinjve. Shoqëria kosovare duhet të jenë të përgatitur për këtë proces, i cili do të ketë ndikimin e tij ne rritje në dekadat që vijnë në të gjitha aspektet e jetës: demografik, ekonomike, sociale dhe politike.
Regjistrimi i popullsisë 2011 (përkundër mangësive dhe kritikave) për herë te par tregon për tendencë të rënies të popullsisë së Kosovës për -11.1% krahasuar me vitin 1991. Popullsia e grup moshave të reja (0-19 vjet) përbënte 38.1% ( nga 52.4%-1981) ndërsa popullsia e vjetër (mbi 60 vjet) përbente 9.6% ( nga 6.4%-1981) të popullsisë së përgjithshme. Sipas rezultateve të prezantuara popullsia e Kosovës ne vitin 2011 i takonte grupit të popullatave në prag të moshimit demografik, përderisa në vitin 1981, Kosovës u takonte grupit të popullatave të reja, në të cilat kontingjenti më i madh i popullsisë e përbënin popullatat e reja- me tepër se gjysmën.
Në analizën e dinamikës së ndryshimeve të popullsisë sipas moshës në periudhën 1981-2011, mundë të konstatohen ndryshime në favor të grup moshave të vjetra. Kështu numri i popullsisë së re është zvogëluar për 165762 persona (në raport me 1981), ndërsa pjesëmarrja në popullsisë e përgjithshme u zvogëlua për -20.1% (1981). Grup moshat e reja të pjekura (20-39 vjet) në raport me vitin 1981 ka treguar rritje për 138390 persona, ndërsa pjesëmarrja në popullsinë e përgjithshme është rritur 26.6 (1981) në 32.1% (2011). Popullsia e grup moshave të pjekura të moshuara (40-59 vjet) kanë treguar tendencë të vazhdueshme të rritjes për 119700 persona në raport me 1981, ndërsa pjesëmarrja në popullsinë e përgjithshme është rritur për 52.1%. Grup moshat e vjetra të popullsisë ( + 60 vjet) gjithashtu kanë treguar rritje të vazhdueshme për 68141 persona (1981), ndërsa pjesëmarrja në popullsinë e përgjithshme është rritur për 67.1%.
Rezultatet e parashikimit tregojnë se mesi i viteve të ’30 të këtij shekulli shënon periudhën kur popullsia e moshuar do të mbizotëroj grup moshat e reja dhe do të filloj procesi i depopullimit i cili në dekadat në vazhdim do të thellohet me trend të përshpejtuara.
Trendin e përkeqësimit të strukturës së popullsisë sipas moshës më së miri e vërteton fakti i rritjes së popullsisë sipas grup moshave ku grup moshat 0-19 vjet në periudhën 2011-2061 do të tregojnë trendë të rënies për -55.5% ( më tepër se përgjysmim), grup moshat 20-60 vjet do të jenë stabile por me tendencë të rënies -11.4%, ndërsa grup moshat mbi 60 vjet do të tregojnë rritje për (279.6 %) ose për afër 4 here (3.8 here).
Në periudhën 2011-2061 e vetmja kategori e cila do të ketë rritje të vazhdueshme do të jenë grup moshat mbi 60 vjet. Në raport me vitin 2011, në 2031 kjo gruposh do të rritet për 109.1%, që do të thotë se do të dyfishohet, ndërsa me 2061 rritja do të jetë shumë e shpejt 279.6 % ose për afër 4 here (3.8 here). Pjesëmarrja e grup moshave mbi 60 vjet në popullsinë e përgjithshme do të rritet nga 9.6 % (2011), në 18.4% (2031) për të arritur në 36.9% (2061).Kështu popullsia e Kosovës nga grupi i popullatave të reja në vitet 1981 dhe 1991 kalon në popullata në prag të moshimit 2011, popullatat e moshuara 2031 dhe popullatat me moshim të thellë në 2061. Trend shumë të shpejt të rritjes do të kenë sidomos grup moshat shumë të vjetra (mbi 75 vjet). Pjesëmarrja e popullsisë shumë të moshuar në kuadër të popullsisë së moshuar do ta rrit pjesëmarrjen nga 33.6% (2011), në 38.9% (2031) dhe 49.9% (2061) të popullsisë së moshuar.
Shkaktaret e moshimit demografik
Së pari, një nga shkaqet evidente është ulja drastike e lindshmërisë. Të dhënat flasin për një ulje të ndjeshme të lindshmërisë nga 56.283 (1988) në 30.275 nga te cilat 6712 nga jashtë Kosova (2017) . Kjo ka bërë që nga 7.9 fëmijë për grua që kishte shoqëria jonë në vitin 1950 dhe 5.4 në vitet ‘70, sot ajo ka zbritur në 1.9. Ndërkohë që për të mbajtur konstant këtë numër të popullsisë që kemi, do të duhej të kishim 2.1 fëmijë për grua. Pra, Kosova ka kaluar në një situatë kur ndodhemi nën normën e zëvendësimit të thjeshtë të popullsisë.
Së dyti, zgjatja e jetës është një tjetër tregues që dëshmon për plakjen e popullsisë dhe prishjen e raporteve midis moshës së re aktive dhe të moshuarve. Kështu përderisa ne vitet e ‘50 te shek. të kaluar, mesatarja e jetës ishte 48.6 për meshkuj dhe 45.3 për femra në vitin 2011 mesatarja ishte 74,1 për meshkuj dhe 79.4 për femra.
Së treti, emigracioni është një nga treguesit mekanikë të plakjes së popullsisë. Vetëm ne periudhën pas luftës së vitit 1999, përmes valëve të emigracionit të rregullt apo klandestin më shumë se 300 mijë kosovar janë larguar nga Kosova, një fenomen që po vazhdon edhe sot. Kjo dukuri, (emigracioni), ka bërë që nga Kosova të largohen kryesisht mosha rinore dhe njerëz të aftë për punë, duke ndikuar në prishjen e raporteve midis popullsisë së re në moshë dhe njerëzve të moshuar. Ndikimi i emigracionit në plakjen e popullsisë duhet vlerësuar në të gjithë aspektet, sepse pasojat janë komplekse dhe afatgjata, demografike, ekonomike, sociale e financiare.
Moshimi demografik ka implikime negative dhe afatgjata në zhvillimet demografik dhe socio-ekonomike dhe politik.
Perkusioneve demografike të moshimit të popullsisë në radhë të par ndikojnë në: shkallen e rritjes së popullsisë, në nivelin e natalitetit (me zvogëlimin e kontingjentit fertil), në nivelin e mortalitetit , në lëvizjet migruese, në ndryshimet e strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë etj.
Ne aspekt ekonomik perkusionet negative të moshimit të popullsisë shprehen përmes zvogëlimit të numrit të popullsisë së moshës së punës, në nivelin e aktivitetit ekonomik, plakjen e fuqisë punëtore (zvogëlimi i produktivitetit), kursime, investime, konsum, etj . Presioni më i madh në të ardhmen pritet te jetë në sistemin pensional, sistemin shëndetësor dhe fuqinë punëtore me qen se popullsia e mbajtur do të jetë barrë e rëndë për të punësuarit.
Në sferën sociale, ndikon në përbërjen familjare dhe jetesën, kërkesat për strehim, rritjen e presionit në fondet personale, shëndetësore etj., ndërsa në sferën politike, moshimi i popullsisë mund t’i japë trajtë modeleve të votimit dhe përfaqësimit politik (Organizata e Kombeve të Bashkuara, 2009).
Shumë vende të cilat përballen me probleme të kësaj natyre zgjidhjen e tyre e kërkojnë përmes imigrimit nga vendet tjera, ndërsa Kosova me nivelin e zhvillimit nuk mundë të llogaris në këtë politik. Përkundrazi, gjendja sa i përket emigrimeve mundë edhe të përkeqësohet edhe më tepër me rastin e liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës me EU e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të EU në të gjitha sferat socio-ekonomike, ndërsa dihet se nga emigrimet kryesisht përfshihen grup moshat e reja.
Për shmangen e pasojave nga moshimi demografik dhe zhvillim të qëndrueshme demografike të Kosovës është e nevojshme ndërmarrja e masave në : a) ruajtjen e nivelit të lindshmërisë në gjendjen e tanishme dhe ndalimin e rënës së më tej të tij, b) përgatitje të strategjive sektoriale (lindshmërisë, punësimit etj.) dhe c) punësimi i të rinjve në mënyrë që të ndalohen emigrimet i tyre jashtë vendit.
Nga statistikat e prezantuara mund të përfundohet se plakja i popullsisë është realitet si në vendet e zhvilluara ashtu edhe ato në zhvillim, ndërsa shekulli XXI është shekull i plakjes së popullsisë.
*Autori është doktor i shkencave të gjeografisë- demografisë