Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Rudina XHUNGA: Ja si digjet qeveria (viti 1998)

by te Sheshi
01/03/2016
in Retro
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Rudina XHUNGA: Ja si digjet qeveria (viti 1998)

Pardje, në mbrëmje, në kryeministri ra zjarri, shkaktare ishte zyra e prokurimit, kjo e trashëguar nga qeveria Meksi. Zyra merret me bazën ligjore të prokurimit duke luajtur në një farë mënyre rolin e supervizorit. Nuk dyshohet t’i ketë shkuar ndërmend kujt t’i verë flakën, por problemi qëndron te reagimi i institucionit qendror karshi një zjarri me më shumë tym sesa flakë. Kur punonjësit kishin kuptuar ç’ndodhte, lajmëruan zjarrfikësit, të cilët, mësuar me alarme të rreme, besuan vetëm kur zëri në lot i sekretares së Nanos, iu kërkoi ndihmë. Rrjedhimisht erdhën gati gjysmë orë me vonesë dhe as u vonuan nga rojet e gardës në hyrje. Sakaq, askush nuk kishte mundur të vepronte lart, sepse në godinë nuk ka asnjë fikës të detyruar për të qenë në çdo institucion. Kështu që të gjithë bërtisnin nga dritaret, duke përfituar edhe nga mungesa e Nanos, pa i shkuar ndërmend të dilnin nga zyra, pasi në kryeministri, larg çdo imagjinate, nuk ka asnjë dalje sigurie të përdorshme në raste rreziku. Megjithatë, të këqijat e kësaj godine, as fillojnë e as mbarojnë këtu…

Rregullat e tjera       

Selia e qeverisë, nuk ndahet prej kurrfarë oborri, apo kangjelle nga kureshtarë dhe kalimtarë, të cilët, deri pak kohë më parë, kur s’kishin ç’bënin tjetër, futeshin në kryeministri. Sipas një prej rojeve të vjetër, në kohën e Çarçanit, në godinë futeshin jo më shumë se 8 njerëz në ditë, ndërsa deri para dy javësh, gati 180. Këto hyrje-dalje kanë qenë të detyruara edhe nga përfshirja në ndërtesë e shumë zyrave, që s’duhej ta kishin vendin aty, si psh. zyra e prokurimit, komisioni i fesë, birësimeve, zyra e kthimit të pronave etj. Tani një pjesë e mirë e tyre është shpërngulur. Pas hyrjes në fuqi të rregullores së re (parimi bazë i së cilës është hierarkia), shumëçka në kryeministri është ndryshe. Krahasuar me liberalizimin e Meksit, që e ktheu në han, rregullat e Nanos duken konsevatorizëm dhe kthim në komunizëm, nëse nuk ke parasysh se në çdo vend të botës, pakkush ka të drejtën të hyjë në godinat qeveritare. Tani hyrja e njerëzve që kërkojnë takim, është kthyer në një stres të vërtetë për kë ka një problem për ta zgjidhur, apo bërë sikur, i duhet të presë me orë në dy sallat e pritjes së popullit. Në këto salla pisllëku ka zënë rrënjë, duke çngjyrosur edhe kolltukët, nga jeshilë në të zinj. Ndoshta me kohë, në kryeministri do pranohen si të panevojshme, gjithë llojet e takimeve me popullin, koha e harxhuar për të cilat, mund të përdoret për të punuar, po për këtë popull.

Çfarë nuk ka ndryshuar pavarësisht…

Bashkëpunëtorët e afërt të Ramiz Alisë, tregojnë se ai pinte një kafe në orën 9:00 dhe një në 12:00. Ndërsa, s’ka rregullore që të bindë titullarët dhe punonjësit e kryeministrisë, që të mos pijnë në orar të punës, në klubet (e) dhe pranë punës, pse jo në zyrat e tyre.

Tjetër diçka që s’duket të ndryshojë, për hir të rregullores është paraqitja e sekretareve. Ndërsa iu është komunikuar veshja pa minifunde të ekzagjeruara dhe bluza të tejdukshme, ato nuk pranojnë ta besojnë se janë marrë në punë për të punuar. Ndoshta, kanë krijuar këtë mendim të gabuar, edhe pse shpesh, detyra e tyre reduktohet në ulje-ngritje receptori. Pa hyrë në detaje, shumë prej vajzave që bëjnë sekretaren në kryeministri, manifestojnë vulgaritet dhe mungesë edukate profesionale. Kur ato shkuan për 8 marsin në Ohër, çuditën jo pak gratë e Insigut (që janë në shumicë bashkëshortet e qeveritarëve), kur pas pijes së ekzagjeruar, nisën të tregojnë gjithë gafat dhe intimitetet e shefave të tyre. Nuk duket se kanë faj ato, pse nga kameriere apo të abonuara në kafe, u bënë sekretare titullarësh, por shefat e tyre për shijet që kanë.

Korridor vip dhe…

Kryeministri Nano, kur përshkon korridorin vip dhe hyn në zyrën e tij të ngrohtë, me perde vishnje dhe kolltukë luksozë, mendon se godina prej së cilës qeveris ka ndryshuar kryekëput nga koha e paraardhësit. Zv/kryeministri Fino mendon po kështu, kur hedh ato pak hapa që e ndajnë zyrën e tij nga ajo e Nanos. Ata të dy, e ndonjë tjetër me fat, janë padyshim përkrahës të një mentaliteti ndryshe, por kuptohet brenda ambienteve personale. Kryeministri nuk qëllon shpesh të kalojë në korridore, për të parë ç’ndodh, por ndonjë nga stafi i ngushtë, ndoshta mund ta gjejë hapësirën t’i tregojë se, ajo pjesa tjetër e ndërtesës, përjashto korridorin vip, është një katastrofë e vërtetë. Madje banorët e Bathores, sikur të hynin ndonjë ditë forcërisht në kryeministri për të rrëfyer gjendjen në të cilën jetojnë, do shtangeshin nga varfëria e pushtetit, madje do të prekeshin kaq shumë sa nuk do të guxonin për të kërkuar gjësend. Kjo s’ka pse t’i duket askujt hiperbolë, nëse ka pasur rastin të shohë ato tapetet e pista deri në turp të godinës, që po guxove t’i lash, grisin. Për të mos folur për sistemin hidraulik jashtë funksionit, sistemin elektrik në mëshirë të fatit, ngrohjen ende me kaldaja të amortizuara, mungesën e telefonave, një absurditet tjetër ky. Ndërkaq zyrat dhe një sallë me tavolinë të zhveshur vende-vende, mure të nxira dhe një pjesë dhe me aq lagështi në pjesën tjetër, sa po nuk u vu dorë, ministrat do të fillojnë të vijnë në mbledhje me çadra. Ndërsa pika më delikate e kryeministrisë ngelen tualetet. Sikur Nano të mos kishte një të tillë në zyrën e vet, por t’i duhej të hynte në njërën nga ato tre WC publike, padyshim do të preokupohej për shëndetin personal dhe do të urdhëronte të rregulloheshin. Kështu do kishin shpëtuar edhe të tjerët, prej frikës së viruseve dhe vrapit që duhet të bëjnë përditë në ministrinë e Financave. Problemin e madh tani nuk e kanë punonjësit që janë përshtatur me gjendjen, por ministrat që vijnë në mbledhjen e kabinetit. Ata i kap një dilemë e jashtëzakonshme kur hyjnë në tualetet e godinës dhe vrasin mendjen për vendosjen e paimagjinueshme në lartësi të jashtëqitjeve kryeministrore nëpër mure. Dhe telashet s’kanë të sosur, kur vijnë delegacione të huaja. Atëherë, punonjësit e shërbimi luten të mos zgjasë shumë takimi, me qëllim që ndonjë i huaj të kërkojë të shkelë ferrin.

Kur, apo askurrë?

Ky shtet nuk është aq i varfër, sa të mos rregullojë shtëpinë e vet, aq më pak i pakulturuar, sa të mos respektojë performancën. Këtë sidomos titullarët dhe stafet e tyre e vlerësojnë më shumë se gjithçka. Duket, kur në vend t’i japim dorën tjetrit, e kapin nga kravata apo xhaketa, për të parë nëse është firmosur. Ndërsa pas 6 muaj qeverisje përpiqen të plotësohen me koshiencën e funksionit që kanë, pak nga pak do kuptojnë se mjafton të mbledhësh paratë e harxhuara me celularë dhe benzinë makine, për ta bërë godinën nga e para. Kjo është pak si shumë e papranueshme, ndaj duhet gjetur një zgjidhje tjetër, për ta restauruar atë ndërtesë, ku qeveria prehet dhe punon.

Marrë nga: “Koha jonë” 18 mars 1998

Përgatiti: Alba Skëndaj – /tesheshi.com/

Related Posts

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Next Post
Fiorentina dhe Napoli ndajnë nga një pikë; Juventusi shkëputet

Fiorentina dhe Napoli ndajnë nga një pikë; Juventusi shkëputet

Ju duhet në kohë dimri: çadra që parashikon kur do bjerë shi

Ju duhet në kohë dimri: çadra që parashikon kur do bjerë shi

Prishja e “Xhunglës”: policia franceze përplaset me emigrantët dhe aktivistët

Prishja e “Xhunglës”: policia franceze përplaset me emigrantët dhe aktivistët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni