Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Romeo GURAKUQI: Gazetari i majtë!?

by Te Sheshi
31/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Romeo GURAKUQI: Gazetari i majtë!?

Një gazetar është përherë në shërbim të së vërtetës, punon në interes të publikut, drejtësisë shoqërore, në zbërthim të politikës së padrejtë dhe sjelljeve politike obstruksioniste. Përpjekja për t’iu shmangur së vërtetës në Shqipëri tash 25 vite ka qenë konstante nën të gjitha pushtetet që janë alternuar, por vullneti për të rikthyer gënjeshtrën në mënyrën më donkishoteske, etja për të mbyllur hapësirën drejt së vërtetës, nuk ka qenë kurrë më e madhe në këtë çerekshekulli sesa në këto 26 muajt e fundit. Vërtet që pushteti ende nuk ka vrarë dhe kërcënuar kësaj radhe për fjalën e lirë, por spektri i rrenës ka kapluar temat e ditës së politikës, të reformave të devijuara në kanalet e interesave të pushtetit, shkrimin e historisë, etj. Pra, pushteti i sotëm, ose së paku qartësisht një segment shumë i dallueshëm i tij, ende vazhdon me mbruajtjen e qasjes së tiranisë komuniste, duke ia kundërvënë atë përpjekjes për komunikim të lirë të njohjes dhe shkëmbim pa cak e të lirë të ligjërimit. Propaganda e pushtetit përmes disa gazetave të projektuara për diversion, posaçërisht për temat kyçe të debatueshme të politikës institucionale, historiografisë bashkëkohore, përmes megafonëve dhe shkarravitësve pa cak, kërkon të ndërpresë ligjërimin dhe arsyetimin bazuar mbi kërkim dokumentar të rinovuar, bazuar në një lloj horizonti të ri teorik, dhe mbi një metodë të re. Duke përfituar nga fakti që shoqëria shqiptare e shekullit të XXI është ende nën frikën e pasigurisë, është e privuar nga një sistem arsimor i konsoliduar, dhe me një situatë kulturore kombëtare të sulmuar nga tallavaja, pushteti, mediat e tij dhe kasnecët e porositur po përpiqen të fshijnë përpjekjen modeste, por në rritje konstante, prirjen normale të opinionit publik përparimtar, për ta klasifikuar realitetin e vendit tonë në 2015-ën.

E tillë është përpjekja e djeshme për sulm ndaj reformës në drejtësi dhe promovuesit të saj, qeverisë së SHBA-ve. Sulmi ndaj përfaqësuesit të qeverisë së SHBA-ve është një përpjekje tipike sofiste për ta manipuluar publikun përmes ca lidhjeve pa lidhje, letrave pa vlerë, skifterësh joseriozë, thashethemesh të gazetarëve të kafeneve dhe të oborrit të prapëm të Pushtetit të Vagabondëve, që tremben nga reforma kushtetuese dhe nga vendosja e drejtësisë, së pastruar nga kontrolli politik dhe kriminal, nën pushtetin e ligjit dhe nën transparencën e publikut. Gazetarë të frikësuar nga prishja e planit të tyre funksional për të bërë gazetari të programuar e pilotuar, në shërbim të forcave më të errëta të pushtetit dhe pushtetarëve të korruptuar, me paratë e tenderave të marrë me presion nga pushteti, ose si lëmoshë për bindje të verbër ndaj pushtetit, të cilin synojnë ta ngrijnë kështu siç është, i dërrmuar, i segmentizuar dhe bipolar. Një përpjekje infantile çoroditëse për ta penguar me propagandë reformën në drejtësi; një gazetar i mjeruar dhe thellësisht i palexuar e injorant në kuptimin e institucioneve, në kuptimin e thelbit të reformës. Një përpjekje e mjerë për dekurajim të publikut dhe lodhjen e miqve euroatlantikë; gazetarë që janë kundër reformës në drejtësi, mbasi ajo u prish rendin e gjërave me të cilat ato kavie janë mësuar të mbijetojnë dhe të planifikojnë të ardhmen e botës së tyre të vdekur pa lindur mirë profesionalisht. Një përpjekje e dëshpëruar për të vonuar sa më shumë kohën e shqiptarëve dhe ëndrrën e tyre për drejtësi të vërtetë; një përpjekje për t’i zgjatur jetën një mazhorance të vdekur prej korrupsionit (mazhorancat e deligjitimueme nga skandalet e pafundme ndryshohen në demokraci me rikompozim mazhorancash, ose me votë dhe zgjedhje të parakohshme, o zotërinj gazetarë servitorë të “komunistëve” biznesmenë e trafikantë). Një përpjekje propagandistike dhe frikë nga mundësia, deri tani hipotetike, për ndërtimin e një ALBALEX-i; një përpjekje djallëzore e pasardhësve të kupolës së Sigurimit të Shtetit për të ndëshkuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj demokracisë së brishtë shqiptare dhe lidhjet e Shqipërisë me Aleancën Euroatlantike. Një veprim mediatik i ndërmarrë në kushtet e panikut për të shpëtuar dhe ricikluar shkatërruesin e programuar politik të demokracisë shqiptare, lojtarin e mbrapshtë të krimit brenda politikës, shumëkëmbëshin antishtet.

Projekti i reformës në drejtësi është i botuar, jo i panjohur, dhe ai ka nevojë vetëm për oponencë profesionistësh konstitucionalistë, të ngjashme me atë të bërë nga Komisioni i Venedikut (Venice Commission). Pas rivendosjes brenda një projekti të një reforme kushtetuese të projektit të Refomimit të Sistemit të Drejtësisë së Re, ai projekt duhet t’i paraqitet publikut për njohje, në mënyrë që në referendum të shkohet me vetëdije. E kryeministri i vendit nuk mund të jetë serioz dhe i vërtetë në qoftë se nuk lexon projektin e reformës dhe ekspertizën e oponencën e bërë ndaj saj.

Në fakt, përpjekja e djeshme diversioniste të bën të rimendosh disa fenomene: media e kontrolluar, reforma shpresëdhënëse në drejtësi që vetëm duhet rialokuar, rindërtuar, vendosur nën doktrinë, dekriminalizimi i shoqërisë politiko-mediatike, çmontimi i Padrinos dhe rrjetit të tij servitor, pastrimi i së majtës dhe i së djathtës  nga segmenti antishtet, shkëputja e politikës nga krimi i organizuem dhe korrupsioni, mbështetja e pakufishme e publikut për ndihmën që qeveria e SHBA-ve, përmes ambasadorit Donal Lu, dhe BE-ja, përmes ambasadores Vllahutin, po i japin demokracisë shqiptare.

Opinioni publik në Shqipëri përkrah fuqimisht përpjekjet e ambasadorit Lu, njëlloj sikurse përpjekjet e të gjithë ambasadorëve të mëparshëm amerikanë, për rivitalizimin e institucioneve të demokracisë shqiptare, dhe hedh poshtë me neveri përpjekjet e Rrethit Mediatiko-Politik të së Keqes për dezinformim, shkurajim dhe sabotim.

Në qoftë se Edi Rama dhe Lulzim Basha dëshirojnë vërtet të bëjnë reformë në drejtësi, dëshirojnë ta impostojnë atë nën doktrinë, nuk kanë ambicie për ta vendosur drejtësinë nën pushtetin e mazhorancave, synojnë profesionalizmin e drejtësisë, ne publiku jemi me ta, dhe populli duhet t’i përkrahë. Reforma në drejtësi, nën ekspertizë, duhet të jetë pjesa ku politika e shëndoshë duhet të përbashkohet qoftë edhe me kompromisin e ndërtimit të një qeverie me bazë të gjerë, ose edhe të një qeverie teknike me mbështetjen e dy partive kryesore politike dhe segmenteve progresiste të tyre. Bashkërisht dy drejtuesit e dy partive kryesore politike janë të thirrur nga kombi të mos vonojnë.

Media duhet të ushtrojë detyrën që ka në të mirë të infomimit dhe analizimit profesionist të qasjeve që serviren. Partnerët perëndimorë janë të lutur të vazhdojnë mbështetjen e procesit reformativ dhe nuk duhet të dekurajohen nga kërmat e medias dhe politikës që para pranverës do jenë nën karantinën e ligjit.

Michel Foucault shkruan diku se, “mes tri sistemeve të mëdha të përjashtimit që prekin ligjërimin, fjalës së ndaluar, ndarjes së marrëzisë dhe vullnetit për vërtetësi,… ky i fundit nuk resht së forcuari, duke u bërë më i thellë dhe më i pashmangshëm”. Për rrjedhojë, përpjekjet për manipulim të publikut dhe inskenim të përrallave propagandistike për shpëtimin e padronëve janë një mision i pamundur, dritëshkurtër dhe pa të ardhme. Nuk ekzistojnë gazetarë të majtë, por ekzistojnë gazetarë të blerë dhe armiq të opinionit publik shqiptar dhe të progresit kombëtar. Shpata e drejtësisë së Shqipërisë anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për BE do bjerë mbi padronët dhe lakejtë e tyre të medias servitore. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Torta e veçantë, ndryshon ngjyrat si kameleon (video)

Torta e veçantë, ndryshon ngjyrat si kameleon (video)

Fenomeni që shkaktoi më shumë viktima se peshkaqenët gjatë vitit 2015

Fenomeni që shkaktoi më shumë viktima se peshkaqenët gjatë vitit 2015

Hakerat sulmojnë BBC-në: bllokohet faqja e gjigandit britanik

Hakerat sulmojnë BBC-në: bllokohet faqja e gjigandit britanik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni