Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Rivelino ÇUNO*: Pse ne egjiptianët dhe romët e Shqipërisë iu bashkuam Lulzim Bashës

by te Sheshi
14/03/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Rivelino ÇUNO*: Pse ne egjiptianët dhe romët e Shqipërisë iu bashkuam Lulzim Bashës
6
SHARES

Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë patur një parti krejtësisht të tyren. Kurrë me parë, nuk kanë patur as mundësi, as shpresë e as aspiratë për të qenë komunitete të përfaqësuara. Kjo ka ndodhur sepse ne si komunitete kemi patur një histori të trishtë harrese, diskriminimi, keqtrajtimi, paragjykimi dhe varfërie ekstreme. Pak shumë pak prej nesh nga egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, ia kanë dalë mbanë të tejkalojnë pragjet shtypëse të margjinalizimit dhe të jetojnë si të integruar, mirëshkolluar dhe me dinjitet.

Edhe pse kemi qenë kontribues thelbësore në të gjitha fushat e zhvillimet historike, politike, kulturore, institucionale, etj., në këtë vend, rrallë ose asfare na është njohur ky kontribut. Egjiptianët dhe romët janë ende dy komunitete që jetojnë në kushte skandaloze, të dënuar nga diskriminimi dhe varfëria. Politikat sociale dhe ato integruese të ndërrmara nga të gjitha qeveritë e këtyre 27 viteve kanë qenë të pamjaftueshme, pothuajse të pandjeshme fare sepse nuk kanë qenë serioze, përmbajtësore dhe zhvillimore.

Komuniteti egjiptian ende nuk ka një njohje të veçantë dhe ligjore si i tillë. Rëndom, në dokumentet dhe strategjitë zyrtare të shtetit shqiptar, komuniteti egjiptian përfshihet së bashku me komunitetin rom si të jenë të njëjte. Por jo. Ne kemi të njëjtat halle, të njëjtat problematika, të njëjtën parti politike që është PEISH – Partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, por jo të njëjtin identitet.

Për ne identiteti është me rëndësi madhore. Diskriminimi dhe varfëria kanë qenë një peshë e rëndë mbi kokat tona duke na cenuar rëndë identitetin dhe kurajon për të qenë çfarë jemi për shumë e shumë vite. Sot që ne kemi filluar të kemi studentet dhe të diplomuarit tanë, sot që kemi filluar të kemi dëshirën dhe vizionin dhe pasionin për përfaqësim e lartësim të merituar të dinjitetit njerëzor, ne nuk mund të pranojmë e as të lejojmë të na zhbëhet identiteti. Kush është egjiptian, është egjiptian. Kush është rom, është rom. Dhe të tillë duhet të njihemi edhe nga shteti shqiptar, egjiptianët si egjiptiane , e romët si romë.

Kur para 2 vjetësh ne krijuam PEISH-in – Partinë per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, ne vendosëm të krijojmë shtëpinë politike ku egjiptianët dhe romët do të gjejnë mundësinë dhe fuqinë për të siguruar e për t’u përpjekur së bashku, që të fitojmë dinjitetin tonë, të drejtat tona, përfaqësimin tonë të merituar. Vetëm 3 muaj pasi ishim krijuar si parti politike e egjiptianëve dhe romëve të Shqipërisë, ne vendosëm natyralisht t’i bashkoheshim koalicionit qeverisës të drejtuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Them natyralisht, sepse problematikat dhe çështjet tona si dy komunitete të diskriminuara që jemi, kanë nevojë të jenë të adresuara në veshë miqësore dhe dashamirës qeveritarësh dhe njerëzish që drejtojnë institucione.

Ne donim zgjidhje të buta dhe bashkëudhëtuese nëpërmjet përfshirjes sonë në koalicionin e shumicës qeverisëse. Çfarë ndodhi? Po të kishte ndodhur ndonjë gjë, ndoshta do të vazhdonim të qëndronim aty ku ishim si parti politike, aleate me PS dhe LSI. Mirëpo qeveria Rama dhe politikat e saj represive, antisociale, arrogante dhe arbitrare, ranë mbi komunitetet tona si male me halle të mëdha që po na e rëndojnë cdo ditë e më shumë jetesën tonë. Shtetbërja e Edi Ramës, erdhi mbi ne si një tajfun ligësie që na hoqi edhe karrocat e punës për të mjerët tanë, që me ato karroca siguronin bukën; si edhe tendat e çadrat e barakat ku banonim, cdo mundësi e ndihmë. Nuk po them se ne jemi kundër shtetbërjes si koncept. As po them se ne duam që qytetet tona të vazhdojnë të jenë të mbushura nga karroca arkaike rrugëve dhe baraka e ndërtime pa leje andej e këndej. Aspak. Por po them se ne si komunitete vuajmë dy herë . Ne vuajmë edhe diskriminimin edhe varfërinë.

Kështu që kur shtetbëja represive vjen mbi ne, na fundos, na mbyt, na zhyt në mjerim e vuajtje te pamata. Si mundet që një qeveri që e mbush Shqipërinë me kanabis, Kuvendin me kriminelë, institucionet me njerëz arrogantë e plaçkitës, vjen dhe e bën shtetin aty poshtë ku jeton ai egjiptiani apo romi që siguron bukën e gojës duke mbledhur kanoçe, duke bërë shërbime me karroca të modifikuara, apo duke mbuluar kokën me çadra a baraka të trishta? Si mundet që kjo qeveri, nuk bën asgjë për t’i integruar këta njerëz që u përkasin këtyre dy komuniteteve që vuajnë dy herë, edhe nga diskriminimi edhe nga varfëria? Si mund t’u thuash egjiptianëve dhe romëve të Shqipërisë, se po nuk paguan dritat do hyjnë në burg, po vunë dy tjegulla pa leje do hyjnë në burg, po dolën me karoca punë do hyjnë në burg, po mblodhën kanoçe do hyjnë në burg?

Po duam ne, duam me gjithë shpirt që të jemi edhe taksapagues të rregullt, edhe pagues dritash të rregullt, edhe punëtorë të rregullt, edhe zbatues të çdo rregulli e ligji me rigorozitet e përgjegjshmëri maksimale. Por a e dini ju, se ne jemi të përjashtuar fare nga shoqëria? A e dini ju çdo të thotë të jesh i diskriminuar, i shtypur, i veçuar, i mjerë, i vuajtur? Ja kjo ka ndodhur me ne. Kjo qeveri të cilës ne i besuam si aleate, me politikat e saj antisociale, në vend që të na integronte e mbështeste me politika sociale e zhvillimore na grushtoi rëndë duke na bërë më të mjerë, e më të ndëshkuar. Edhe politikisht, ne si parti kishim firmosur me PS një marrëveshje ndryshe nga çdo parti tjetër, nëpërmjet të cilës kërkonim hapësira trajtimi me punësim si politika integruese për këto dy komunitete të diskriminuara, në raportin 1 i punësuar për çdo 100 vota të fituara nga PEISH – Partia per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë. Në 2 vjet, asnjë, absolutisht asnjë i punësuar nga PEISH . Nuk kërkuam kurrë asgjë joligjore apo jashtë kritereve ligjore për njerëzit tanë.

Kërkuam respektimin e një marrëveshjeje të ndershme politike që do të siguronte mundësi integrimi dhe përfaqësimi per 2 komunitete të diskriminuara, të margjiinalizuara, që janë edhe minoritete. Asgjë. Aq të shurdhët u treguan këta me ne, saqë shpesh na dukeshin edhe si paragjykues e racistë, që nuk donin fare të na kishin pranë. Edhe studenteve tanë që u përkasin dy komuniteteve tona, u shkaktuan telashe të mëdha me kuotat dhe bursat që u takojnë me ligj. Këta na kthyen sërish tek poema e mjerimit migjenian.

Ndaj ne vendosëm t’i bashkohemi Lulzim Bashës, sepse e ndjejmë që aty në sheshin e lirisë, bashkë me opozitën, do luftojmë së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një qeverisje dhe një Republikë të re, ku qytetarët janë fuqia e vërtete e ku të drejtat dhe dinjiteti njerëzor janë ligji mbi cdo ligj. Iu bashkuam Lulzim Bashës, sepse duam t’i bëhemi krah atij në këtë betejë të drejtë, që nesër të jemi bashkëudhëtar me të në Republikën e re, si një Republikë e drejtë. Më mirë në sheshin e lirisë sesa atje në koalicionin e qeverisjes së ligësisë. Më mirë kryelartë në betejë për lirinë dhe të drejtat tona, sesa aleatë me ata që na shpërfillën dhe goditën e mjeruan pabesisht.

Ne i bashkohemi Lulzim Bashës, që së bashku me të, të fillojmë një histori të re të konsiderimit, trajtimit, integrimit, dinjitetëzimit dhe përfaqësimit të komunitetit egjiptian dhe komunitetit rom. Kjo është beteja jonë, kjo është betejë për dinjitetin tonë. Ne egjiptianët dhe romët, jemi dy komunitete, dy minoritete që duam dhe meritojmë integrim, dinjitet, punësim, përfaqësim. Si minoritete që jemi, ne jemi edhe kushtëzim si njëri ndër 5 prioritetet e integrimit të Shqipërisë në BE. Duhet të punojmë së bashku që ne si minoritete të trajtohemi me drejtësisht sipas standarteve europiane. Se bashku do t’ia dalim.

*Kryetar i PEISH – Partia per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ishte viti 2004: ja pse Fatos Nano e bëri ditën e Verës si festë zyrtare

Ishte viti 2004: ja pse Fatos Nano e bëri ditën e Verës si festë zyrtare

Mbështetja surprizë nga Athina: Turqia ka të drejtën e tubimeve në Europë

Mbështetja surprizë nga Athina: Turqia ka të drejtën e tubimeve në Europë

LSDM-VMRO-së: Pranoni programin e ri qeveritar, tashmë jeni në opozitë

LSDM-VMRO-së: Pranoni programin e ri qeveritar, tashmë jeni në opozitë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni