Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Vjedhja e parave, një “Far West” në epokën dixhitale

by Te Sheshi
11/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Vjedhja e parave, një “Far West” në epokën dixhitale

Kësaj radhe e pamë si një film, me të gjitha detajet e tij. Pa regjisurë, me ato pak kamera të smartfonëve dhe me një ndriçim natyral, me aktorë realë dhe pa pikë makiazhi, sekuencat e grabitjes së autoblindave që transportonin paratë e një banke do të shkaktonin zili tek çdo regjisor. Në fakt, filmat janë përpjekje për të treguar përmes artit copëza realiteti, duke u munduar t’i afrohen atij me stërhollime teknologjike apo lojë aktoriale që shpesh të mahnit. Ajo që ndodhi me grabitjen në rrugën që të çon në Aeroportin e Rinasit ishte një ngjarje reale, e cila kërkonte t’i ngjasonte një filmi. Një copëz realiteti që nuk kishte nevojë për stërhollime teknologjike dhe lojë aktoriale, sepse ishte vetë realja e një copëze skiç Shqipërie që të “mahnit” përditë me atë kokëfortësinë e të përsëriturit pafund të të njëjtit skenar paaftësie, paudhësie, pandreqshmërie intensive.

U konsumua një “Far West” në epokën dixhitale, në mes të ditës dhe në mesin e trafikut, në mesin e Shqipërisë dhe në mesin e rrugës më të përshkuar nga shqiptarë e të huaj bashkë, me “kuaj” të zinj që “hingëllinin” dhe me “pistolero” që tejshponin xhama, me thasë identikë të filmave të Enio Morikones, e me sherifë që gjithmonë nuk kishin parë gjë. Tashmë kemi filluar të besojmë se e gjithë përditshmëria jonë po kthehet në një film, nga ato filma që nuk duhen parë në praninë e fëmijëve.

Në të gjithë botën vidhen banka, apo edhe mjetet e blinduara që bëjnë transportin e vlerave monetare a të materialeve të çmuara. Ky është një fakt që ne të gjithë e dimë. Ndryshimi me ne në Shqipëri është tek intensiteti i ndodhive dhe papërgjegjshmërisë, të kthyer në rutinë. Nëse në vende të tjera sofistikimi i hajdutëve shkon paralel me sofistikimin e masave dhe mjeteve mbrojtëse në nivel privati apo edhe në nivel shtetëror, tek ne sofistikimi është një fjalë që akoma nuk është përkthyer në vetëdijen tonë institucionale.

Një tjetër dallim mes së huajës jashtë nesh dhe fenomenit shqiptar është standardi. Kjo vlen jo vetëm në rastin e fundit të grabitjes. Por kjo vlen për të gjitha procedurat që zbatohen në Shqipëri. Madje do thonim që manisë shqiptare për t’u certifikuar me standardet e cilësisë i kundërpërgjigjet realiteti ynë, i cili qëndron shumë larg standardeve të tilla. Por ama, nga ana tjetër, pothuajse të gjithë operatorët privatë janë të certifikuar në letër. Kjo simptomë është tejet e rrezikshme, sepse përmes procedurave jorigoroze po certifikohemi me standardin e mospasjes së standardeve. Edhe për makinat që i shoqëronin vlerat monetare, një ndër shkaqet që e bënë kaq të lehtë grabitjen e tyre ishte fakti se edhe pse të certifikuara, spikaste mospasja dhe mosndjekja e procedurave standarde të cilat të garantonin të paktën vështirësimin e punës së grabitësve. Standardi dhe ndjekja e tij, më shumë sesa procedurë mekanike, është proces psikologjik, i cili varet nga këmbëngulja dhe insistimi për t’i respektuar ato.

Por ama, sipas ekspertëve më të mirë të sigurisë, më shumë se çështja e fokusimit tek detajet e postngjarjes, në atë se si e goditi, si e çau llamarinën, a kishte vrimë për të qëlluar nga brenda, etj., është më e rëndësishme të ndërtohet nga organet e ruajtjes së rendit atmosfera dekurajuese ndaj krimit.

Krimi dhe kriminelët, ashtu si në të gjithë botën, do të tentojnë gjithmonë me mënyrat më te sofistikuara të grabisin qoftë edhe gjërat më të pagrabitshme. Historia moderne e krimit na tregon se janë grabitur gjërat më me vlerë, që nga pikturat e famshme e deri tek diamantët më të mëdhenj, duke sfiduar sistemet më të sofistikuara që ka njohur bota. Pra, krimi është gjithmonë një hap para në veprim dhe teknologji. Parë në këtë vështrim, edhe sikur automjetet e transportit të parave të ishin te sofistikuara, ato përsëri do të sulmoheshin ndoshta nga grabitës me teknologji më të përparuar.

Më e rëndësishme në një vend është fryma e sigurisë për qytetarët dhe e frikës për keqbërësit. Zonat problematike tek ne njihen mjaft mirë nga policia. Kontigjentët kriminalë po ashtu. Sikur policia të mos ishte e implikuar në aktivitete kriminale, që fillojnë nga kanabisi dhe mbarojnë tek makinat e vjedhura, krimi do luftohej më konkretisht dhe do ishte më i dekurajuar për të bërë spektakle të tilla hollivudiane në mes të ditës në rrugën më kryesore të vendit. Një gjë u vërejt krejt qartë në filmimin e grabitjes, në këtë dokumentim dixhital të vjedhjes: mungesa e frikës në veprimet e grabitësve. Për ta, të fundit që e llogarisnin si pengesë ishte policia e shtetit. Vetë fakti që instiktivisht qytetarët filmonin për të lajmëruar mediat dhe jo policinë tregon më së miri për frymën që organet e ruajtjes së rendit kanë ndërtuar në perceptimin publik. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
“The Economist”: Dashuria e Stambollit për macet e rrugës

"The Economist": Dashuria e Stambollit për macet e rrugës

Disa “sekrete” dhe të mira që përfitoni nga konsumi i trahanasë

Disa “sekrete” dhe të mira që përfitoni nga konsumi i trahanasë

Kosova dy medalje në Paris: Majlinda Kelmendi e artë, Distria Krasniqi e bronztë

Kosova dy medalje në Paris: Majlinda Kelmendi e artë, Distria Krasniqi e bronztë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni