Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Terrorizimi i perceptimit mbi të ndryshmen

by Te Sheshi
06/12/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Terrorizimi i perceptimit mbi të ndryshmen

Gjatë një alibie disadekadëshe, ku pronësia mbi terrorin dhe terrorizmin mëtohej të shpalosej si kulturë e shkretëtirës me një siluetë ezmere, “argumente” të shumta që vinin në formën e shigjetave mediatike, por jo vetëm, patën theksuar me të madhe se forcimi i kufirit ku ndahen dy botë perceptuese është e vetmja siguri për paqe, duke e vendosur historinë njerëzore mbi disa peshoja me balanca të dyshimta, ku qarqe të interesuara për përplasjen solemne botërore patën shtypur furishëm çdo tentativë argumentuese për të kundërtën.

Për pasojë, popuj të mirë e sykaltër, bjondë e të gjatë, qenë ekspozuar si modelet e prosperitetit, të vlerave njerëzore dhe humanizmit, ndërkohë që lëkurënxirët ishin dënuar me paaftësi dhe dhunë të përjetshme. Rivitalizimi i diferencimit racor, tashmë me përmasa kahjesh civilizuese, e çonte problemin e të qenurit racist nga një dimension i ngushtë në një perceptim dhe vizion ndërkombëtar. Perceptimet mbi popuj të cilët mbartnin cilësinë e “të qenurit ndryshe”, kulturalisht, u karakterizuan vazhdimisht nga etiketime sipërfaqësore që vinin si produkt i mosnjohjes apo keqnjohjes së realitetit. Fenomeni i terrorizimit të perceptimit mbi të ndryshmen, i cili shtrihej prej mijëvjeçarësh në qoshkun tjetër të botës, u përhap furishëm, i ushqyer nga disa akte individuale terrori që mbartnin vulën e abuzivizmit.

Masakra e Oslos, e cila tashmë ka një emër, aspak ezmer dhe pa mjekër, shënoi një etapë të re mbi kahjet që mori terrorizmi, apo, thënë më ndryshe, nxori në sipërfaqe atë ndjenjë ekstremizmi e cila qe gatuar në kthinat e perceptimeve të atyre që shumë e deshën përplasjen. Në “Deklaratën Evropiane për Pavarësi”, të hartuar nga Breivik, terroristi bjond, me sy të kaltër, e cilëson veten si kristian në faqen 1308: “Pjesën më të madhe të të ashtuquajturve agnostikë dhe ateistë në Evropë e përbëjnë kristianët kulturalisht konservativë, pa pasur njohuri për këtë term. Cila është diferenca në mes të krishterit kulturor dhe të krishterit besimtar? Nëse ke një lidhje personale me Jezu Krishtin dhe Zotin, atëherë je një i krishter besimtar… Ne megjithatë besojmë në Krishterimin si platformë morale dhe identitet social e kulturor. Kjo na bën ne të krishterë. (A.B. Breivik, “2083 – A European Declaration of Independence”, fq.1308)

Tani, nëse do të ishim abuzivistë, siç rëndom ka ndodhur në rastin kur terrorizmi ishte ezmer, mund të proklamonim me të madhe se Krishterimi është fe e dhunës dhe e kaosit, e intolerancës dhe e shkatërrimit të bërthamës sociale. Këtë të drejtë do të na e jepte logjika e sipërfaqshme e përdorur në rastin e terrorizmit të Al-Kaedës apo ISIS-it,  ku papërgjegjshmëritë individuale u njësuan si papërgjegjshmëri kulturore, e përkatësia fetare individuale e terroristëve u trumpetua si religjion nga ku buron terrorizmi. Aq sa u shpallën shtete të tëra si Bosht i së Keqes. Po në këtë logjikë të deformuar do të mund të shpallnim Boshtin e së Keqes Oslo-Irlandë e Veriut- Oklahoma, dhe nëse pozita dhe fuqia ushtarake do të qëndronte në kahun e kundërt me këtë logjikë, tashmë do të kishin filluar bombardimet mbi këto vende.

Ajo që dua të them është se prirja për t’i demonizuar kombe të tëra si pasojë e gabimeve individuale bëhet për dy gjëra. Ose verbëria dhe mllefi ka arritur majat, dhe logjika e pastër nuk funksionon në të kuptuarit e “të qenurit ndryshe”, ose kjo propagandë është një katalizator i mirë për nxitjen e konflikteve ushtarake për dominime gjeopolitike, energjitike, strategjike, etj.

“11 shtatorët” nuk kanë ngjyrë, racë apo religjion. Dhe sado që të nëpërkëmben religjionet, ato qëndrojnë lart, shumë lart individëve. E kundërta duhet të ndodhë nëse një sulm terrorist kryhet nga pjesëtarë të ndonjë religjioni çfarëdo qoftë ai: opinioni publik, mediat dhe të gjitha kanalet e komunikimit duhet të bëjnë ndarjen domethënëse të aktit me besimin.

Ajo që del si prioritare në riperceptimin e terrorizmit është që fokusi ndaj tij duhet të jetë tanimë më i gjerë, dhe t’i përfshijë të dy hemisferat e globit. Gjithashtu, mendoj se duhet bërë një dallim midis lirisë së shprehjes në shtyp dhe terrorizmit mediatik përmes thirrjeve të dhunshme. Breivik ishte një njeri i letrave që e kapërceu kufirin e pendës drejt armëve. Asnjë shoqëri nuk duhet t’i nënvlerësojë Breivikët e saj të mundshëm, të cilët me klithma histerike bëjnë thirrje për akte dhune, për prishje të institucioneve fetare, për konvertime të dhunshme masive, apo dhe për deportime të popullsisë. Ndryshimi i tyre me Breivik-un është se për momentin nuk posedojnë armë apo infrastrukturë për t’i materializuar idetë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Telefonat e vjetër apo këta të sotshmit: ja kush janë më të mirë

Telefonat e vjetër apo këta të sotshmit: ja kush janë më të mirë

Policia londineze e heton si “incident terrorist” plagosjen me thikë të tre personave në metronë e kryeqytetit anglez

Policia londineze e heton si “incident terrorist” plagosjen me thikë të tre personave në metronë e kryeqytetit anglez

Ilir Meta me mision në Prishtinë për zgjidhjen e krizës parlamentare

Ilir Meta me mision në Prishtinë për zgjidhjen e krizës parlamentare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni