Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Tallava me reforma

by Te Sheshi
12/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Tallava me reforma

Është fatkeqësi për një vend si ky i yni kur bisedat e kafeneve në lidhje me zhvillimet politike aktualizohen besnikërisht në realitet. Kjo tregon se sfera e politikës shqiptare i ngjan një kullese makaronash, nga e cila rrjedh çdo gjë që mund të quhet politikë shtetërore dhe administrim pushteti. Ajo që e dallon një shtet të strukturuar dhe serioz është mundësia për të bërë politikë brenda sferës së vet, duke ruajtur ekskluzivitetin si tipar i politikbërjes. Ky ekskluzivitet shprehet në kapacitetin për të ndërtuar sferën politike të emancipuar nga sfera publike, në kuptimin e prodhimit të veçorive politike që i kthehen publikut jo si narrativë baresh e restorantesh, por si produkte politike efikase.

Ajo çka ndodhi me takimin Rama- Basha ishte prova e përhershme se çfarë përflitet në folkun urban të kafeneve tona, realizohet besnikërisht në realpolitikën tonë, duke na treguar se praktikisht tek ne nuk ekziston sfera politike e veçuar nga sfera publike në eksluzivitetin e saj për të ndërtuar produkt politik. Pothuajse të gjithë e dinim që nuk do të kishte një marrëveshje Basha- Rama në këtë takim. Ky skenar, i qarkulluar në formën e basteve sportive në thuajse të gjitha sallonet e kafesë e çajit shqiptar, ishte prova se si është konfiguruar së prapthi kahu i shtetbërjes tek ne.  Në saje të formës se si politika bëhet këtu, e mbështetur posaçërisht në psikologjinë e marketimit më shumë sesa thelbit politik, ka bërë që aksionet politike së pari të kalojnë përmes testimit në folkun urban, e më pas të marrë formë zyrtare e protokollare. Ky është elementi i parë që e shoqëroi takimin e veçantë të dy liderëve politikë të një shteti që ngjan në luftë civile, me dy popuj, të majtë e të djathtë, brenda të njëjtit popull, që lënë kështjellat e tyre për të bërë uljen historike të radhës pa pikë rezultati.

Elementi tjetër që e shoqëroi këtë takim është një pasazh politik shumë familjar për ne, i cili ka marrë trajtën e një lajtmotivi tashmë, e që përmblidhet në psikozën për të bërë reformë për hir të reformës, dhe kurrë për hir të së vërtetës. Pra, refoma që në thelb janë gjysmëreforma, të cilat kanë nevojë të përhershme të reformohen. Për ta bërë këtë gjithmonë të besueshme, artikulimi politik shoqërohet kastile me një ton dramatik, pothuaj ditirambik, që tregon patos ndaj asaj që “tjetri” është ai i cili pengon që gjysmëreforma për herë të parë të jetë reformë e vërtetë. Këtë e bëjnë me gjysmëmetafora politike mbi “tjetrin” si dështak dhe mbi suksesin vetjak. Por, në thelb, kemi përsëri një asgjë të madhe, e cila vërtitet diku mes kurrkundit dhe asgjësë në një nevojë për adresim në të ardhmen dhe për një aksion të radhës, të nisur për ta pafundmen herë nga fillimi.

Elementi i fundit në këtë mesele janë ndërkombëtarët si palë asnjanëse, e cila ka marrë përsipër të arbitrojë telashet  në këtë vend duke aplikuar një inflacion kartonash të verdhë, portokallinj e të kuq, sipas klimës së radhës. Problemi i parë me ta është se janë investitorët kryesorë të kësaj klase politike problematike që ne kemi gjatë këtij çerekshekulli demokraci në Shqipëri. Gjuha e përdorur prejt tyre, për ta strukturuar procedurialisht këtë  vend, ka qenë shpesh e dykuptimtë dhe jo e qartë. Kanë marrë dhe janë mbështetur në të njëjtët persona për të sulmuar po të njëjtët persona me kahje të ndryshme. E gjithë kjo për të bërë gjysmëreforma, që prej tyre shpesh certifikoheshin si arritje të mëdha, të cilat shumë shpejt ktheheshin në fitoret e vogla të dështimit të pritshëm. Të bazuarit në individë antireformë për të bërë reformë është një praktikë e dështuar që në premisë. Në fakt, reformat gjatë këtij tranzicioni shqiptar duhej të niseshin bazuar në personat dhe mendësitë e tyre sesa në gjuhën e ligjit, i cili kurrë nuk gjeti zbatim ashtu siç duhet.

Të njëjtat synime që kërkon të arrijë Reforma në Drejtësi mund të arrihen krejt kënaqshëm edhe me kuadrin e tanishëm ligjor. Problemi nuk është me natyrën dhe formën e strukturës së ligjeve tek ne, sesa më shumë është i lidhur me dëshirën për zbatueshmërinë e tyre. Pra, kërkohet të bëhet Reforma në Drejtësi për shkak se nuk ka zbatueshmëri ligji, dhe jo se nuk ka ligj të mjaftueshëm për ta pastruar këtë vend nga mizerja që e ka përfshirë gjithandej. Po si  mund të bëhet reformë me ata që nuk duan të bëjnë reformë? Paaftësia e ndërkombëtarëve për ta ndarë qartë çështjen do çojë në një kompromis të radhës që reforma të bëhet, se kështu e do plani, por ama, si gjithmonë, për hir të reformës, dhe aspak për hir të të vërtetës shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Mos e beso po deshe: Lagjja e Xhamisë së Korçës e paprekshme nga tërmetet

Mos e beso po deshe: Lagjja e Xhamisë së Korçës e paprekshme nga tërmetet

Ndoshta nuk e dinit: ekziston misri shumëngjyrësh dhe kërkesat për të po rriten

Ndoshta nuk e dinit: ekziston misri shumëngjyrësh dhe kërkesat për të po rriten

17 vjet që kur NATO “pushtonte” Kosovën: kur lotët e gëzimit rridhnin çurk

17 vjet që kur NATO “pushtonte” Kosovën: kur lotët e gëzimit rridhnin çurk

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni