Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi Shehu: Shteti i synuar bektashi në pesë pika

Projekti alogjik i kryeministrit me shumë pikëpyetje

by te Sheshi
27/01/2025
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi Shehu: Shteti i synuar bektashi në pesë pika
98
SHARES

Është e vështirë të besohet se meraku më i madh i kryeministrit Rama në lidhje me bektashinjtë shqiptarë është mbijetesa e tyre. Papritmas, nga indiferenca e spikatur shumëdekadëshe për fetë, sot përkujdesja për bektashizmin i kalon edhe caqet e imagjinatës. Domethënë, nëse je në rrezik zhdukjeje, mënyra më e mirë për të mbijetuar është të kesh një shtet tëndin. Kjo histori bie era nga fillimi deri në fund.

E para: bektashinjë nuk kanë qenë asnjëherë specie në zhdukje në Shqipëri gjatë periudhes së demokracisë. Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë qenë të përkëdhelurit e të gjitha ambasadave dhe për më tepër, kanë qenë të mbajtur me fonde të majme aq sa në kohën kur myslimanët si maxhorancë e këtij vendi, prej dekadash nuk gëzonin xhaminë e madhe, bektashinjtë kishin mauzeleumin e tyre madhështor edhe pse përbënin 2.5% të popullsisë.

E dyta: shteti bektashi i cili do promovojë tolerancën fetare. Toleranca fetare në Shqipëri është ndërtuar nga aktorët kryesore fetarë në këtë vend, ku sipas madhësisë është edhe kontributi i tyre. Bektashinjë të cilët deri në 2024 ishin në kufinjtë e 2.5%, nuk mund të përbëjnë premisën kryesore nga ku mund të promovohet tolerance fetare. Pastaj, përse një kërkesë e tillë kur Shqipëria shquhet për këtë fakt tashmë prej kohësh?

E treta: abuzimi me versionin tolerant të Islamit është sa qesharak aq edhe shqetësues, sepse përbën ndërhyrjen e shtetit dhe politikës në të përcaktuarit se si duhet të jenë besimet fetare. Islami ka një natyrë të vetën e cila është universale dhe përmblidhet ne librin e vet të shenjtë dhe në traditën profetike. Këto janë të vetmet autoritete qe përcaktojnë natyrën e besimit. Toleranca është krenaria e Islamit dhe e faktuar gjatë kursit të historisë. Çdo gjë tjetër jashtë këtij kuti matës është abuziv dhe i devijuar. Një shtet bekashi mysliman i cili do lejojë atë që libri i shenjtë dhe tradita profetike ka ndaluar, e nxjerr automatikisht atë nga të qënurit islam dhe për pasojë nga të qënurit tolerant.

E katërta: paralelizimi i shtetit bektashi me Vatikanin është jo vetëm i pavend por dhe pa asnjë mundësi ngjashmërie. Vatikani në kursin e vet historik dy mijëvjeçar ka një vektor që shkon nga zgjerimi drejt reduktimit; nga shtrirja ndërkontinetale në histori si shtet në reduktimin në një minishtet me Paktet Laterane në 1929-tën. Vektori i kundërt ndodh me shtetin e synuar bektashi, i cili nga një bërthamë e vogël e copëzuar brenda disa shteteve dhe brenda një feje universale si Islami dhe pa qenë kurrë shtet, kërkon të zgjerohet drejt një shteti si qendër globale. Kjo bëhet vetëm nëse ke qëllime të dyshimta gjeopolitike.

E pesta: bektashinjtë, më shumë se kryeqendër botërore janë një qendër e cila tenton të jetë panshqiptare. Bektashinjtë nëpër botë nuk e njohin autoritetin e kryegjyshatës bektashiane të Shqipërisë, e për rrjedhojë bie edhe thelbi narrativ i krijimit të këtij shteti. Dashuria për vendin dhe kontributi ndaj tij nuk janë cilësi vetëm e bektashinjve, dhe për më tepër nuk janë kriter për t’u pajisur me të drejtën e formimit të një shtetit të ri.

Projekte të tilla të cilat mund të sjellin dëmtime të rënda të fibrës fetare dhe sociale në vend, janë tepër të rrezikshme në mjedisin e një shoqërie të lirë si ajo shqiptare. Shumë prej nesh kanë pikëpyetje të mëdha rreth këtij projekti, përgjigjen e të cilit më mirë se kudo tjetër mund ta gjejnë tek prezenca e hebrenjve dhe promovimi i tyre që i bëjnë Baba Mondit.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
E vërteta që s’guxon të thuhet në Ditën e Holokaustit

E vërteta që s’guxon të thuhet në Ditën e Holokaustit

A biseduan Papa Francesku me Baba Mondin mbi Vatikanin bektashi?

A biseduan Papa Francesku me Baba Mondin mbi Vatikanin bektashi?

Basha, klithje nga një arkivol mediatik: Jam gjallë!

Basha, klithje nga një arkivol mediatik: Jam gjallë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni