Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Rilindje pa rilindas

by Te Sheshi
26/02/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Rilindje pa rilindas

Qeveria Rama shfaqet në horizontin tonë politik me një mision idealist, i cili përkufizohet me sloganin “Rilindje”. Pra, me vetëdije ky përkufizim pranon se e gjithë ajo periudhë që shqiptarët kanë kaluar është materializimi i dështimit për të ndërtuar një shtet në funksion të qytetarit dhe dinjitetit të tij, ose i suksesit në ndërtimin e diktaturave apo regjimeve të mira, prandaj, për këtë arsye, duhet të rilindim në konceptin e shtetit dhe shtetbërjes. Rilindja, si përkufizim, kërkon kthim në një proces të lavdishëm që ka ndodhur kohë më parë, dhe rikthimi tek ai shihet si balsam për të shëruar plagët e shkaktuara gjatë një devijimi të mundshëm. Këtu duhet të ndalemi dhe të kërkojmë një sqarim, se nëse me rilindje konceptohet rikthimi te periudha shtetformuese shqiptare e pavarësisë, apo rikthimi tek periudha e ndërtimit të demokracisë shqiptare e fillimviteve ‘90?  Sepse edhe vetë këto periudha kanë kuptime dhe rrethana të ndryshme historike, ndaj edhe rikthimi në frymën e njërës prej këtyre periudhave,  bashkë me vlerat e tyre, mbart përmes historisë dhe problemet e të metat që kanë pasur. Në këtë kuptim, slogani “Rilindje” qëndron i mjegullt dhe i vakët në perceptimin tonë si pikë referuese drejt përmirësimit.

Shpesh jemi përpjekur përmes qasjeve të shumta opinioniste, apo edhe analitike, për të kuptuar se çfarë nuk shkon tek ne shqiptarët në marrëdhëniet tona me shtetbërjen. Kemi bërë të gjitha lëvizjet mekanike që mund të bëhen në këtë drejtim. Kemi ndërtuar strukturën e pushtetit bazuar në modelet më të mira perëndimore, kemi fotokopjuar ligjet më të mira dhe më avantgarde për çdo gjë e për gjithçka, dhe përsëri shtetbërja jonë ngelet një ëndërr. Të gjithë jemi dakort në një pikë, që pavarësisht ngrehinës strukturore dhe ligjore, problemi ynë është individi si  thelb i jetësimit të shtetbërjes.

Çfarë ka më rëndësi është se, në proceset rilindase përgjatë historisë njerëzore, faktori kyç ka qenë njeriu dhe botëvështrimi i tij për situatën. Pra, me pak fjalë, që të rilindësh duhet që në radhë të parë të kesh rilindas, sepse një proces i tillë as nuk do të kishte kuptim, as nuk do merrte udhë, nëse nuk do të kishte  burra e gra që me vizion e guxim ndërtojnë një fytyrë të re të historisë. Për këtë arsye, rilindasit janë figura që qëndrojnë më lart se konteksti kohor, janë jashtë utilitares dhe banales së përditshme, nuk janë peng i proceseve deformuese, por, përkundrazi, ndikojnë mbi sistemin me guximin dhe bindjen e tyre, të cilat në thelb janë vlera humane dhe sjellin përmirësimin e shoqërisë. Por gjatë tërë artikulimit politik të termit “Rilindje” nga Partia Socialiste, rilindja na është taksur si një realitet tashmë i mbyllur, kuptimin e së cilës e dinte vetëm ai që e solli në vëmendjen e të gjithëve, dhe se kush e me çfarë mënyre e metodologjie do ta realizonte, ngeli në më të shumtën e rasteve një fjalëkryq elektoral, i luhatur mes qindra emrave të supozuar, të cilët as stofin e as softin nuk e kishin, e nuk e kanë, të një rilindasi.

Tanimë arrijmë të kuptojmë se “Rilindja” socialiste është një proces i cili po aktualizohet pa asnjë rilindas dhe, aq më keq, pa ideal rilindjeje, sepse kjo e fundit fillon së pari me idealet. Në këtë kuptim, duke parë edhe prirjen e plotësimit të administratës së re publike, si dhe të dikastereve të ndryshme, nuk shihet ndonjë ndryshim i madh nga rutina e historisë sonë politike, për të mos thënë që shumë fenomene të kësaj natyre janë përsëritje bajate e metodave të vjetra të përpjekjeve tona shtetfomuese, të cilat shpesh kanë dështuar me sukses.

Meqë është e vështirë të kemi “Rilindje” me rilindas, atëherë mund të jetë mjaft e lehtë të kemi imazherinë e saj. Për këtë arsye, shohim përpjekje me të ardhur në pushtet të transformimit sipërfaqësor të gjërave, ngase gjëja më e lehtë për ta transformuar është fytyra publike e gjësë, e jo përbrendësia dhe shkakësia e gjërave në përgjithësi, dhe e individit në veçanti. Prandaj, në mungesë së rilindjes tonë të brendshme,  kemi parë rilindjen tonë të jashtme me makiazh institucional. Në fakt, gjëja më e lehtë për ne shqiptarët ka qenë transformimi i jashtëm. Kemi ndërruar veshjet tona, shtëpitë tona, makinat tona, etj., por pak kemi rilindur nga brenda. Në të njëjtën mënyrë do të përpiqemi si gjithmonë të rilindim politikisht së jashtmi, duke e shitur imazhin e rilindjes si rilindje të vërtetë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Ndërpritet seanca: Hidhet gaz lotsjellës edhe për Presidentin

Ndërpritet seanca: Hidhet gaz lotsjellës edhe për Presidentin

Muharremaj i AAK-së: Unë e hodha gazin

Muharremaj i AAK-së: Unë e hodha gazin

Prishtina zjen për Thaçin, serbët pushtojnë veriun e Kosovës për Vuçiqin

Prishtina zjen për Thaçin, serbët pushtojnë veriun e Kosovës për Vuçiqin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Thethi shkrin Policinë e Shkodrës

Thethi shkrin Policinë e Shkodrës

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni