Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Qejf dhe tragjedi

by Te Sheshi
16/08/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Qejf dhe tragjedi

Ajo çfarë e bën të çuditshme eksperiencën shqiptare të pushimeve është simbioza mes dy të kundërtave, qejfit dhe tragjedisë. Si bashkudhëtare të konsoliduara tashmë tek ne, rritja e kërkesës për qejf rrit në mënyrë progresive edhe ngjarjet tragjike në rrugët tona. Kjo mund të rezultojë si një fakt që konstatohet edhe në vende të tjera, madje edhe në vende të standardizuara, por ajo që e bën tipike simbiozën shqiptare të qejfit dhe tragjedisë është një lloj bindjeje mbi pandashmërinë e njërës prej tjetrës, gati–gati një siguri që nëse njëra ndodh, tjetra është e paevitueshme. Kjo bindje më së shumti mendoj se vjen nga papërgjeshmëria, e cila shtrihet në dy nivele. Së pari, në nivelin institucional, shtetëror, dhe së dyti, në nivelin individual të qytetarit që përfshihet në periudhën e argëtimit veror.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, në raportin e Sigurisë Rrugore për vitin 2015, jep disa shifra që thjesht mund të quhen alarmante. Numri i vdekjeve në rrugë, sipas këtij raporti, arrin në 270 persona, numri i të plagosurve rëndë në aksidentet rrugore është në shifrën e 402 personave. Me një koeficient të personave të vrarë për çdo 10.000 mjete që arrin në 5.17, dhe me një koeficient personash të plagosur për çdo 10.000 mjete në 7.7 persona. Nga  viktimat e aksidenteve rrugore, 223 janë meshkuj dhe 47 femra, dhe nga të plagosurit, 324 janë meshkuj dhe 78 femra. Kurse më fatlumët, që konsiderohen të plagosurit lehtë, arrijnë në 2020 persona. Ndërsa totali i aksidenteve rrugore vetëm për vitin 2015 është në shifrën 1992.

Statistikat flasin me një gjuhë akuze drejtuar të dy niveleve të sipërpërmendura, atij institucional dhe atij individual. Menaxhimi i flukseve të automjeteve, faktorët rrethues të ambientit në rrugët nacionale, si dhe paketa e masave të sigurisë rrugore, janë drejtimet ku kryesisht institucionet tona, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, janë përqendruar për ta përballuar situatën. Por problemi nuk qëndron tek iniciativa, sesa tek realizimi i këtyre masave. Në shumë raste vërehet se ndërhyrjet nuk janë të plota, dhe shpesh, për shkak të procedurave korruptive, e ulin efikasitetin e produkteve dhe masave parandaluese në terren. Por më shqetësuese është psikologjia institucionale e papërgjegjshmërisë në lidhje me fatalitetin që e shoqëron marrjen e masave në parandalimin  e aksidenteve. Ky fatalitet, i cili, për hir të së vërtetës, haset në të gjithë psikologjinë e shtetbërjes tek ne, në fakt është një soj ekzekutimi paraprak që institucionalisht u bëhet qytetarëve që thjesht duan të kalojnë pushimet në trojet e veta.

Nëse dëgjon raportet e institucioneve drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë çështje, me siguri që një libërth me grafiqe dhe statistika pozitive në lidhje me investimet e mundshme në infrastrukturë të tundet para kamerave pa pushim. Është pikërisht kjo që po kritikojmë: të bërit e punëve për hir të të bërit të punëve, dhe jo për hir të zgjidhjes së situatës! Për sa kohë në rrugët tona gëlojnë makinat e shtypura dhe pellgjet e gjakut gjithandej, kjo tregon se situata nuk është drejt zgjidhjes së duhur, dhe ky është rezultati faktik mbi punën dhe përkushtimin e institucioneve përgjegjëse. Jeta e një qytetari të vetëm është përgjegjësi e shtetit si mbrojtës dhe garantues i kësaj të drejte, dhe nëse viktimat qytetare në rrugët tona dergjen në mënyrë të vazhdueshme vit pas viti, është përgjegjësia institucionale ajo që vihet nën akuzë ose për papërgjegjshmëri në marrjen e masave të duhura, ose për paaftësi për marrjen e masave të cilat rezultojnë efikase.

Niveli i dytë i përgjegjësisë së masakrave që ndodhin në rrugët tona është sigurisht ai individual, pra, përgjegjësia personale e qytetarëve drejtues të automjeteve në rrugët e Shqipërisë. Në këtë nivel shohim se ka një shtresëzim problemesh, të cilat fillojnë nga papërgjegjshmëria personale në dhënien kuptim jetës së një qenieje njerëzore dhe shenjtërisë së vet, në abuzimet me pijet alkoolike, dhe deri tek festivalet e vanitetit me gara shpejtësie. Ky cocktail problematik, me shije djegëse, i përgjegjësisë individuale të qytetarit në rrugët tona është akoma më i rëndë se niveli institucional i papërgjegjshmërisë.

Në kërkim të zgjidhjeve, secili prej nesh e ka të vështirë të mendojë se kjo zgjidhje vjen duke e konceptuar këtë situatë të ndarë, dhe jo komplekse. Në këtë kuptim, çdo zgjidhje e këtij problemi, tashmë rutinë tek ne, duhet të vijë nëse konceptohet si formë e bashkërenduar e faktorëve të formimit qytetar, institucional dhe socialo-fetar, të individëve pjesëtarë të kësaj shoqërie. Pra, zgjidhja në këtë rast, ashtu siç edhe rëndom ndodh me problematikat sociale, është ajo që vjen si rrjedhojë e një pune afatgjatë dhe të bashkërenduar, duke mos i shkëputur elementët nga njëri-tjetri, me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë sociale dhe njerëzore. Mirëpo, në një shtet ku ky trekëndësh qytetar-institucion-religjion shpesh projektohet në kundështi me vetveten, atëhere ai prodhon konflikt të pashmangshëm në konceptimin e boshtit të shoqërisë, i cili pastaj reflektohet në mijëra problematika, ku ndër të tjera shfaqet edhe ajo e aksidenteve rrugore. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën…

Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut merr pjesë në faljen e namazit të xhenazes për imamin e vrarë dhe shoqëruesin e tij

Kryebashkiaku i Nju Jorkut merr pjesë në faljen e namazit të xhenazes për imamin e vrarë dhe shoqëruesin e tij

Disa nga mënyrat se si të luftoni erën e keqe të gojës

Disa nga mënyrat se si të luftoni erën e keqe të gojës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni