Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Nuk mund të shitet për skrap një kryetar partie

by te Sheshi
30/06/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Nuk mund të shitet për skrap një kryetar partie

Humbja historike e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, e vënë përballë fitores historike të Partisë Socialiste në po këto zgjedhje, e bëjnë këtë datë politikisht historike po ashtu. Brenda të njëjtës ditë, disa ngjarje historike me kahje të kundërta në sferën politike shënuan fatin e ri të qeverisjes së vendit. Nga njëra anë Partia Socialiste kapi majën e vet të regjistruar ndonjëherë me 74 deputetë e vetme, dhe nga ana tjetër, Partia Demokratike, kapi fundin e vet të regjistruar ndonjëherë me 43 deputetë, së bashku me partitë aleate, tashmë pjesë e listës së PD-së. Një polarizim në ekstreme të politikës flet për një qëndrim të elektoratit i cili po në formë ekstreme vendosi t’i jepte ngjyrë rezultatit final të zgjedhjeve. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe në këtë florën dhe faunën tonë politike, ku egërsia dhe shqyerja e ndërsjelltë ka qenë prej kohësh karakteristika themelore e të bërit politike. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, ku konfliktualiteti kapte kulmin në fushatën zgjedhore, kësaj radhe konfliktualiteti e konsumoi qënien e vet përgjatë 90 ditëve të çadrës duke u pasuar më vonë me një shkrehje telendisëse elektorale e ushqyer edhe nga marrëveshja e 18 majit.

Ndërkohë që Edi Rama, si kryeministër i rikonfirmuar bindshëm tashmë, natyrshëm ia lejon vetes të festojë bashkë me votuesit e tij midis currilave të ujit që hidhen hopthi në sheshin e ri fringo të qendrës së Tiranës, Lulëzim Basha sapo ka filluar një udhëtim të gjatë me stresin si pasojë e çoroditjes, mpakjes, përçarjes dhe rrënimit që duket në horizontin e selisë blu. Një rezultat katastrofik i kësaj natyre sigurisht që do të përkthehej në këtë state of mind  jo vetëm të kryetarit, por i të gjithë ambjentit demokratik, nga maja e piramidës e deri tek anëtari i thjeshtë i partisë. Këto janë ato momente, po ashtu historike, ku shumë përkrahës, militantë, simpatizantë e ku e di se çfarë, jetojnë në mesin e një dyshimi mbi atë se çfarë domethënieje pati pasur të kaluarit e një pjese jo të vogël të jetës duke mbështetur një forcë politike, aq më tepër kur kjo mbështjete nuk vjen si rezultat i natyrshmërisë dhe ideologjisë, por pragmatizmit dhe interesit imediat.

Po ashtu, një ditë historike ishte 25 qershori edhe për LSI-në, PDIU-në dhe PSD-në. Historike për secilën prej tyre në mënyra të ndryshme. LSI, provoi në të njëjtën kohë shijen e bukur të rritjes nga 16 në 19 deputetë, dhe shijen e hidhur të të qënurit bosh, pa pushtet tashmë, një ndjenjë mes asaj kur edhe qesh edhe qan në të njëjtën kohë. Ndenjë kjo, e pazakontë për një parti e cila qe rehatuar aq shumë me kolltukun, sa që besohej nga të gjithë se nuk do të shkëputej kurrë prej tij. Një ditë historike edhe për PDIU-në, e cila tashmë nuk ia doli të nxirrte kryetarin e saj deputet dhe ku flamurin parlamentar të kësaj partie, do ta mbajnë disa persona kryesisht anonimë të cilët ideologjikisht janë aq të shpërndarë saqë filluan të shpallnin aleancën me pushtetin pa mbaruar akoma mirë numërimi i votave. E në fund, një ditë superhistorike për PSD-në, e cila doli nga muzeu prehistorik i politikës shqiptare dhe sot do të përfaqësohet në parlament as më shumë e as më pak por nga një njeri i cili ka bërë marrëveshje me këtë parti pak javë para fushatës elektorale. Një ditë historike për të gjitha partite, e përceptuar nga secila në mënyrën e vet.

E nëse për të gjitha partitë parlamentare historia elektorale duket se mbaroi me kaq, për Partinë Demokratike historia vazhdon me ditë të tjera historike që priten të shfaqen në horizontin e afërt, ku gara për kreun e ri të partisë sapo ka nisur me ngutin e atij që do të rregullojë disa punë të bëra si mos më keq. Kam qenë kritik i mënyrës se si Basha ekstremizoi, ndoshta pa nevojë, situatën politike në vend me anë të çadrës. Kam qenë po ashtu i bindur se i gjithë aksioni i tij politik, ka pas qenë bërë me bekimin dhe mentorimin e Berishës, duke parë ngjashmëritë e të kaluarës me natyrën dhe formën e çadrës.

Por ama, nga mënyra se si po rrjedhin ngjarjet në Partinë Demokratike, nga forma se si listat me demokratë po shfaqen në media me gjithë egersinë e tyre, nga mënyra dykuptimshme e prononcimeve të liderit historik të kësaj partie, Berisha, nga njerëzit që po linçojnë Lulëzim Bashën, të cilët në më të shumtën janë partizanë të liderit të vjetër të partisë, të lë të kuptosh se një proçes shitjeje ndaj Bashës sapo ka filluar. Nëse është kështu, atëhere këtu kemi të bëjmë me një problem të rëndë etik. Basha mbështeti linjën e ashpër gjatë tre muajve të çadrës deri në shpërfytyrim personal; në krah të tij nuk ka munguar rregullisht vetë Berisha, i cili fliste edhe për zbritje të komandove të cilët do ta kapnin Ramën e ta dëbonin nga dritaret e kryeministrisë. U fol për shpime gomash dhe tym që do të mbulonte vendin, etj. etj. Mos të harrojmë që në negociatat që Basha bënte me ndërkombëtarët, këshilltari dhe mentori i cili vuloste gjithçka, ishte vetë Berisha. Tani që punët shkuan si mos më keq, nuk është as etike, as njerëzore, të shitet për skrap njeriu më i besueshëm i vetë kryetarit të vjetër. Ka një dimension human në çdo situatë, i cili të udhëheq drejt përgjegjësive të përbashkëta. Ngjarjet që do të pasojnë brenda Partisë Demokratike deri me 22 korrik, datë e shpallur për zgjedhje për kryetarin e ri, pritet të jenë një telenovelë plot dinamika dhe plot hakmarrje. Nese Basha do të rikonfirmohet si kryetar i PD-së, atëherë mendoj se do të kemi nje epokë të re Basha, të pavarur, pasi të ketë “dizinfektuar” partinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Akuzat e forta të Topallit: Basha është katastrofa e PD-së, po manipulon zgjedhjet brenda partisë

Akuzat e forta të Topallit: Basha është katastrofa e PD-së, po manipulon zgjedhjet brenda partisë

Tre opinione mbi kërcënimin e Speciales mbi Kuvendin dhe Qeverinë e re të Kosovës

Tre opinione mbi kërcënimin e Speciales mbi Kuvendin dhe Qeverinë e re të Kosovës

Mustafa Nano promovon “Sandwich”-in, kritika Fishtës: A ishin shqiptarët më të mirë se fqinjët?

Mustafa Nano promovon “Sandwich”-in, kritika Fishtës: A ishin shqiptarët më të mirë se fqinjët?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni