Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Një popull meriton median që ka

by Te Sheshi
28/01/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Një popull meriton median që ka

Fuqia e vërtetë e masmedias qëndron në faktin se ato shpërndajnë pushtet dhe, në të njëjtën kohë, përcaktojnë prioritetin e burimeve të ndryshme të shoqërisë. Edward Baker, në punimin e tij, “Publiciteti dhe shtypi demokratik”, është i mendimit se natyra e publicitetit, për shkak të lidhjeve të pashkëputura me interesat, detyrimisht çon drejt konflikteve të interesave në shtypin e shkruar, që kanë pasojat e tyre në proceset demokratike. Për rrjedhojë, mediat janë më të prirura që të plotësojnë kërkesat e financuesve të publicitetit, e financuesve të vetë mediave, si dhe të grupimeve politike si përcaktues fondesh publicitare, sesa realisht të kënaqin, por edhe të jenë në sintoni me, interesat e lexuesve, dëgjuesve dhe shikuesve. Për këtë arsye, gjejmë në shumë vende ekzistencën e radiotelevizioneve publike, të cilët mundohen të ruajnë misionin që kanë ndaj publikut për t’i kënaqur preferencat e konsumatorit, sepse media jo vetëm që i kënaq ato, por edhe i formëson.

Prania e shumë mediave në formate të ndryshme, por edhe në numër të konsiderueshëm, ka ngritur vazhdimisht debatin nëse sasia e madhe e mediave ndikon në uljen e cilësisë së tyre. Perceptimi që media të lë sapo konsumatorët e saj bien në kontakt me të, është fakti se diversiteti i mediave në përgjithësi qëndron më së shumti tek forma e tyre, tek imazheria dhe koloriti, dhe shumë pak tek përmbajtja apo tek ideologjia. Ajo çka kriteri i së vërtetës kërkon, që e vërteta të zbulohet përmes investigimit, shumëburimësisë, është një parim që zbatohet pak ose aspak. Në vend të kësaj, ne hasim shpesh media të ndryshme që përmblidhen në pronësinë e një personi. Kjo sigurisht që nuk ndikon në konkurrueshmërinë si tipar themelor i rritjes cilësore, por më së shumti shërben për përmbushjen e interesave ekonomike përmes procesit të personalizimit të lajmit dhe burimeve të tij.

Tendenca e masmediave ka marrë një ngjyrim që karakterizohet në formë nga shkrirja në një stukturë e natyrave të ndryshme mediatike, si televizione, radio, gazeta, internet, ndonjëherë edhe telefoni. Kompani mediatike që shkrihen jo vetëm strukturalisht, por edhe ekonomikisht, në një njësi administrimi nën një pronar, ku media të ndryshme ofrojnë lajme nga i njëjti burim. Përqendrim i ofertës mediatike për konsumatorë të një rangu social të ngritur, duke lënë në plan të dytë shtresa sociale në nevojë. Po ashtu, dallueshmëria mes publicitetit, lajmit dhe zbavitjes po bëhet gjithmonë e më e paqartë, debatet po shumëfishohen, duke u përqendruar më së shumti në përplasje personash, dhe përplasja e ideve kalon në plan të dytë. Historitë mediatike përzgjidhen bazuar në kriterin e përfitueshmërisë më shumë se në bazë të prioritetit.

Shpesh është e vështirë që një vendimmarrje politike, apo edhe një aksion politik i një lideri të caktuar, të perceptohet saktë, ashtu siç duhet, nga masa. Për këtë arsye, e gjejmë masmedian të rendë drejt opinionit popullor, duke u ofruar konsumatorëve të tjerë mediatikë situata politike me zërin e bashkëqytetarit të tyre. Kjo sigurisht që tingëllon më afër të të kuptuarit masiv, por implikimet me konceptin e së drejtës demokratike fillojnë në momentin kur media, si pasojë e interesit trekëndor të sipërpërmendur, personalizon opinionin popullor, duke e ridimensionuar në formatin e vet preferencial. Për më tepër, mediat e karakterit komercial nuk janë të prirura ta gjurmojnë të vërtetën në kuptimin e plotë të fjalës. Shpesh ndërtojnë një realitet mbi bazën e provave të njëanshme, dhe kur koha sjell fakte të reja në kundërshti me ato që  media kishte raportuar, shpesh e gjejmë realitetin e ri të papasqyruar, në mënyrë që media respektive të mos humbë  reputacionin e vet mediatik. Mediatikisht është i pranishëm fakti që shpejtohet të nxirret fajtori përpara se një gjykatë të ketë dhënë vendimin e vet; për pasojë, një perceptim i gabuar pastaj mbi gjyqësorin, si hallkë e rëndësishme e sistemit demokratik, e ka pikërisht nisjen nga paragjykimi mediatik. Komercializim i tejskajshëm i shtypit të shkruar, i cili është i prirur drejt portretizimit të personazhit në faqe të parë, duke i dhënë hapësirë gjykimit emocional dhe instiktiv, dhe kjo e  gjitha në funksionit të shitjes. Skandali kthehet tashmë kriteri i qarkullimit të mediave në shoqëri, dhe  ngjarje e lajme që duhet vërtet të shqetësonin konsumatorin mediatik mbeten në suazat e informimit kalimtar. Strukturat ekonomike brenda mediave kanë tashmë kontrollin mbi krijimtarinë mediatike.

Ndërsa, për sa i përket rolit të mediave në konflikte, do të sillja në vëmendje Reilly Kitzinger-in, i cili shprehet se: “Media në mënyrë të paevitueshme luan një rol kyç në konflikt, sepse zgjedhja e burimeve ndikon në përcaktimin e rrezikut. Politikanët duhet të marrin një qëndrim për çfarëdo lloj problemi që media vendos në agjendën e saj. Vendimi i medias se kush do ta përcaktojë problematikën, apo nëse kjo problematikë do të përmendet apo jo, nuk i nënshtrohet një mënyre demokratike kontrolli.” Formatet e gatshme mediatike, gazetarët me profesionalizëm të ulët, e burimet joautoritative të lajmit, janë përcaktuese për degradimin e misionit të lajmit. Nëse një histori nuk përputhet me të ashtuquajturin format apo agjendë të paracaktuar mediatike, ajo thjesht nuk publikohet, edhe pse në të mund të qëndrojë e vërteta. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Keni dhimbje? Nuk jeni emocionalisht mirë? Ja çfarë duhet të prekni në dorë

Keni dhimbje? Nuk jeni emocionalisht mirë? Ja çfarë duhet të prekni në dorë

Ndryshojnë rolet: Berisha akuza Ramën se po pengon reformën në drejtësi, ky fundit mbron konçesionet

Ndryshojnë rolet: Berisha akuza Ramën se po pengon reformën në drejtësi, ky fundit mbron konçesionet

Nis kontrolli i listave zgjedhore në Maqedoni, opozita sërish e pakënaqur

Nis kontrolli i listave zgjedhore në Maqedoni, opozita sërish e pakënaqur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni