Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Nga racizëm kulturor në racizëm politik e mediatik

by Te Sheshi
08/12/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Nga racizëm kulturor në racizëm politik e mediatik

Ajo që ne nuk jemi mësuar të dëgjojmë dhe të shohim akoma është mënyra se si paragjykimi religjioz të trajtohet si cenim i dinjitetit dhe i karakterit të njeriut. Aq shumë është  adoptuar lirshmëria në lidhje me shprehjen publike të këtij fenomeni në media e kudo, sa të mendosh ndryshe kthehet në herezi publike. Duke qenë se karakteristikat nënçmuese midis përkatësisë biologjike dhe asaj religjioze janë të njëjta, atëherë lind me të drejtë edhe pyetja: A mundet që paragjykimin religjioz ta konsiderojmë “racizëm kulturor”? Mendoj se edhe pse racizmi është i lidhur drejtpërdrejt me përkatësinë racore, termi “racizëm” ka hyrë tashmë si një formë e re dhe e ndarë nga koncepti tradicional i saj, duke nënkuptuar çdo lloj përçmimi dhe nënçmimi, pra, një model krahasimor i paketuar në një shprehje e cila i përshtatet përshkrimit të pabarazisë dhe padrejtësisë së çdo fushe. Në këtë kuptim, përçmimi i grupimeve bazuar në frikëra apo etiketime religjioze të pabaza përbën drejpërdrejt racizëm kulturor të adoptuar publikisht e mediatikisht, pa pikën e ndjenjës së fajit.

Mirëpo nismat mediatike, programet televizive, si dhe “talk show”-t e ndryshëm, nuk vetëndërgjegjësohen me faktin se “racizmi kulturor”, për shkak të mbështetjes të tij në kulturë dhe jo në racë, e bën procesin e shërimit të vet më të vështirë dhe më të gjatë në kohë, shpesh edhe të pamundur, për të mos thënë që në raste të veçanta e rrit si fenomen përkeqësues. Kështu, ky racizëm kulturor, ashtu si racizmi tradicional, që nuk pranon ngjyrën dhe përkatësinë biologjike të tjetrit, manifestohet në të njëjtën formë përmes mospranimit të praktikave kulturore të individëve apo grupimeve të caktuara. Në botë, kjo formë është e pranishme në ndasinë mes vendasve dhe të ardhurve në formën e emigrimit ekonomik, ndërsa në Shqipëri dhe në rajon, përfshirë edhe zhvillimet e fundit zgjedhore në Maqedoni, kjo formë e racizmit kulturor, që anatamenon kryesisht fenë e maxhorancës së shqiptarëve, nën frikën e islamizmit, kthehet pothuaj në racizëm politik e më vonë në racizëm mediatik, ku për shkak të besimit  të një grupimi politik apo të komuniteteve të tëra, në Maqedoni, për shembull, përjashtohen nga diskursi publik si fenomene jo “politikisht korrekte” dhe projektohen si entitete nën frikën islamofobike.  Atëherë, nëse është kështu, mund të arrijmë në përfundimin se islamofobia kulturore, politike dhe mediatike, ka si karakteristikë kryesore paaftësinë, në rastin më të mirë, dhe mosdëshirën, në rastin më të keq, të negociimit të ndryshueshmërive kulturore. Jo vetëm kaq, ajo ka edhe paaftësinë ose mosdëshirën në evidentimin e ngjashmërive kulturore, sepse premisa e saj ngrihet bazuar në homogjenizmin e “tjetrit” si i keq.

Kjo metodologji identike, e përdorur edhe në Shqipëri, në ndryshim nga ajo e ekstremit evropian, që bën thirrje për ta përjashtuar emigrantin (“tjetrin” kulturalisht) nga vendet përkatëse, i kërkon të njëjtit popull, muslimanëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të mos ikin fizikisht gjëkundi, por të emigrojnë shpirtërisht, politikisht dhe mediatikisht drejt të ashtuquajturave “vlera kulturore politikisht korrekte” në emër të integritetit shtetëror, e të mos ndërmarrin asnjë nismë, qoftë politike dhe mediatike, që nuk është në përputhje me konceptin që ata kanë për realitetin. E përsëritur dhe e shumëfishuar në shumë raste dhe mediume, kjo psikozë ndërton palën tjetër, si masë e panegociueshme, e refuzueshme dhe totalisht e padobishme në çdo rrethanë të së ardhmes. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një perde psikologjike, e, për më tepër, një “psychological warfare”, që shërben për të projektuar psikologjikisht reagimet e masës në llogoren e kundërt.

Në Maqedoni, ku popullsia muslimane ndodhet më në minorancë me atë maqedone, natyra e islamofobisë, kur ajo shfaqet në hapësirën publike, lidhet me përkatësinë etnike të shqiptarëve, dhe mesazhet e saj bashkohen me ato etnike, e ndodh ajo që islamofobia në Maqedoni e konsideron “tjetrin” të ndryshëm jo vetëm fetarisht, por edhe etnikisht. Pra, ka shfaqje të dyfishtë, të racizmit biologjik, bazuar në etninë, dhe të racizmit kulturor, bazuar në religjionin.  Domethënë, “tjetri” i rrezikshëm kulturalisht, më shumë se shqiptar-musliman, fillon të konsiderohet tashmë si musliman-shqiptar. Në këtë pikë, islamofobia edhe përmes përqeshjes dhe fyerjes, politike e mediatike, bazuar në  “racizmin kulturor”, bie ndesh me Ligjin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut.

Do të kuptoheshin deri diku aksionet e palës maqedone në Maqedoni, apo ato të palës serbe në Kosovë, për t’i ekzaltuar apo eksituar deri në kulminacion racizmat kulturore, politike e mediatike, ndaj shqiptarëve atje, por totalisht të vështirë për t’u kuptuar janë motivet e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, që bëhen zëdhënës, mirëmbajtës dhe restaurues të këtyre racizmave, duke u dhënë një tis gjoja shqiptar e kombëtar, me një gabim fatal të ndarjes së besimit nga kombi, që jo pak e ndihmon dhe e bën të buzëqeshë “tjetrin” andej Vardarit, apo andej Mitrovicës, i gëzuar për punën e (pa)paguar të kryer më së miri nga i njëjti soj e i njëjti gjak shqiptari. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Progresi i Shqipërisë/Kundërshti brenda partisë së Merkel, Patzelt argumenton pse është pro

Progresi i Shqipërisë/Kundërshti brenda partisë së Merkel, Patzelt argumenton pse është pro

Mick Jagger bëhet baba për herë të 8-të në moshën 73-vjeçare

Mick Jagger bëhet baba për herë të 8-të në moshën 73-vjeçare

Testi PISA: tutkunëri dhe në arsimin maqedonas, ja shkaqet…

Testi PISA: tutkunëri dhe në arsimin maqedonas, ja shkaqet...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni