Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Mirëqenie në funksion të mirëqenies

by Te Sheshi
04/11/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga  Redi SHEHU: Mirëqenie në funksion të mirëqenies

Eshtë bërë tashmë rutinë e përditshme të shohësh turravrapin kolektiv që i karakterizon shoqëritë e sotme postmoderne, veçanërisht shoqërinë shqiptare, si një kopje në tentativë të asaj globales. Një turravrap drejt destinacionit të mirëqenies, i cili përthyhet në të gjitha dimensionet dhe shtresat sociale e institucionale. Për këtë, e gjithë qenia e secilit, e gjithë qenia kolektive, është vënë në funksion të ndërtimit veçanërisht dhe posaçërisht të mirëqenies. Përveç kësaj të fundit nuk nevojitet asgjë tjetër, sepse mirëqenia do të përcaktojë gjithçka. Pra, me pak fjalë, mirëqenie në funksion të mirëqenies! Dhe këtu fillon gara për gjetjen e çfarëdolloj mekanizmi që prodhon mirëqenie; të çfarëdolloj mekanizmi të lehtë që prodhon mirëqenie, sepse ai i vështiri do të ishte tepër i vështirë për një shoqëri që e kërkon mirëqenien vetëm në funksion të mirëqenies.

E ku ka mekanizëm më të lehtë që prodhon mirëqenie sesa pushteti? Atëherë, një turravrap drejt pushtetit të çdo forme për të prodhuar mirëqenie, sepse mirëqenia na duhet, me të do ecim përpara, me qëllimin sublim për të prodhuar vazhdimisht vetëm mirëqenie në një botë ideale të mirëqenies së mirëqenies!

Kështu, në fund të hesapeve, me mënyrën se si ne e konceptojme ekzistencën tonë sot, reduktohemi në disa makineri njerëzore, në ca torno që prodhojnë vetëm detaje të mirëqenies, për të ndërtuar mirëqenien e madhe, e cila shumë shpejt do të ketë nevojë për përmirësime në rrugën e përqindjeve të rritje së mirëqenies, ku gara mes popujsh tashmë është kornizuar në disa presje dhjetore mbi mirëqenien, ku forca, e drejta dhe simpatia për popuj përcaktohen mbi këto përqindje të mirëqenies.

Ky është koncepti më primitiv dhe më imanent i ekzistencës së individit brenda vetes së vet dhe brenda të vërtetës së shoqërisë ku ai jeton. Ky kuptim i reduktuar i mirëqenies vetëm në kapacitetin ushqyes dhe në kapacitetin e industrisë së qejfit, të të ushqyerit dhe të qenurit i ushqyer, të të bërit dhe të ofrimit të qejfit, është thjeshtëzimi më banal i rolit dhe funksionimit të qenies njerëzore. Ajo që e dallon një qenie njerëzore nga të tjerat është kapaciteti për të pasur një apo më shumë ideale. Ndërkohë që qeniet jonjerëzore mundohen ta ndërtojnë mirëqenien e tyre ditore me anë të rritjes së aftësisë së gjuetisë. E gjithë rendja jonë drejt vetëm kërkimit të mirëqenies na afron tej mase me ato qenie që nuk kanë ideal, e që as sakrificë nuk dinë të kenë!

Një shoqëri pa ideal është së pari e kotësuar në ekzistencën e vet dhe, së dyti, është e atomizuar, për shkak të mungesës së një ideali që konvertohet në një qëllim të përbashkët, i cili mbledh mendjet dhe forcat e anëtarëve të shoqërisë dhe u jep kuptim përpjekjeve të përditshme përtej qëllimit të përmbushjes së instikteve.

Por një ideal i përbashkët ka nevojë për një moral të përbashkët për t’u sendërtuar, e jo, ashtu siç e përkufizon Hanah Arendt-i, për mungesën e një autoriteti moral. Problemi ynë është se duam të ndërtojmë mirëqenie duke vrarë autoritetin moral me të cilin një shoqëri i ndërton idealet e veta. Për rrjedhojë, e shohim ngjarjen tonë si një zhvillim drejt mirëqenies, por, në thelb, për shkak të mungesës së referencës së moralit, ai është një udhëtim drejt kaosit dhe shprishjes. Në këtë kuptim, ne as që do të ngrihemi si shoqëri, e as që do të përparojmë, nëse nuk e kemi të qartë idealin me të cilin do ta ndërtojmë atë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Siri: Ngjitja në pushtet e familjes Asad, si e personalizuan atë për katër dekada

Siri: Ngjitja në pushtet e familjes Asad, si e personalizuan atë për katër dekada

VIDEO/E mbani telefonin në xhep? Ja cilat janë pasojat që do të keni

VIDEO/E mbani telefonin në xhep? Ja cilat janë pasojat që do të keni

Gjaqet që po falen në Kosovë: Anton Çeta quhet sot Fatmir Latifi, “hoxha i pajtimit”

Gjaqet që po falen në Kosovë: Anton Çeta quhet sot Fatmir Latifi, “hoxha i pajtimit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni