Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Metaforat mekanike në arsim

by Te Sheshi
04/09/2016
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Metaforat mekanike në arsim

Në vitin 1747, filozofi francez Julien de La Mettrie pati deklaruar: “Le të vijmë në konkluzionin se njeriu është një makinë, dhe se i gjithë universi konsiston vetëm në një substancë të vetme (materie), e cila pëson modifikime të ndryshme.” Kështu, sot ato që kanë vlerë në shoqëritë njerëzore janë numrat dhe shifrat. Numra, shifra dhe përqindje në rritjen ekonomike, në arritjen e suksesit, në planet afatgjata dhe afatshkurtra; pra, numri është ai që përcakton sot njeriun. Ai, njeriu, është subjekt i matshëm përmes numrit (vlerësimit), dhe jo përmes thelbit të tij të brendshëm. Në lidhje me këtë, Matthew Fox ka nxjerrë në pah disa tipare të mënyrës së mekanizuar të pikëpamjeve mbi botën. Ai thotë se universi është parë si makinë, dhe e gjithë eksperienca e përjetimit të tij thjesht është sekularizuar. Nga kjo qasje ne tashmë e shohim botën vetëm si burim zhvatjeje të kapaciteteve natyrore, dhe jo si një mrekulli e krijimit që duhet ruajtur dhe respektuar. Materializmi shkencor dominon në të gjitha këndvështrimet zyrtare mbi realitetin.

Në këtë situatë ne mësohemi dhe na mësohet se jetojmë në epokën e informacionit, ku kompjuteri dhe smartfonët janë përcaktueset e pjesës më të madhe të aktivitetit tonë. Bota sot përjetohet prej nesh vetëm përmes dritares së televizionit, kompjuterit dhe smartfonëve. Kështu lidhja me natyrën, e cila e ushqen më së shumti shpirtin, humbet, duke i mekanizuar mendjen dhe veprimet e njeriut të sotëm modern. Jo vetëm kaq, por njeriu i sotëm ka humbur lidhjet me universin, imagjinata e tij është e rrënuar, kujtesa është reduktuar, dhe kapaciteti human ndodhet në minimalet historike të tij.

Metafora mekanike edhe në arsim

Tregu dhe tendenca e tij ka përcaktuar dhe po përcakton natyrën e mësimdhënies sot. Studentët gjatë procesit mësimor edukohen se si të jenë në përputhje me pritshmëritë e tregut. Shpesh ata (studentët) bien viktima edhe të politikave qeveritare të gabuara mbi arsimin. Shifrat dhe numrat përcaktojnë edhe renditjen e shkollave në nivel ndërkombëtar; shifra dhe numra që kanë të bëjnë me atë se sa sistemi arsimor lidhet me produktivitetin ekonomik, se si gara mes shtetetesh në ekonomi transformohet në garë mes shkollash në arsim, duke patur si bosht tregun dhe mekanizimin e tij. Studentëve u thuhet të memorizojnë tekste dhe literaturë që shpesh janë produkte ideologjike të shoqërive të mekanizuara dhe të industrializuara.

Këtë qasje të arsimit në modernitet e shohim më së miri në fjalët e Franklin Bobbit, profesor i Universitetit të Çikagos (1920) dhe i njohur si hartues i kurrikulave shkencore të arsimit, i cili mendonte se përmirësimi i sistemit arsimor bëhet nëse ai aplikon “parimin e menaxhimit shkencor”, teknikë që përdoret gjerësisht në industri. Bobbit argumentonte se, “arsimimi është një proces formësues, aq sa është edhe prodhimi i çeliqeve”. Ai e krahasonte procesin mësimor të ngjashëm me prodhimin e produkteve industriale. Në rastin e arsimit, produkti do të ishte mendja e studentit, së cilës i duhej dhënë formë sipas standardeve uniforme. Pra, uniformizim dhe standardizim i mendjes së studentëve.

Mirëpo, kush i përcakton këto standarde që duhen ndjekur nga studentët? Bobbit sugjeronte se këto standarde të arsimimit të ngriheshin nga bizneset dhe industria. Kështu, arsimi do të formësohej në bazë të kërkesave dhe nevojave të biznesit e industrisë. Sot shkollat amerikane, por edhe më gjerë, po e kthejnë drejtimin nga industria private dhe nga përgatitja e mendjes dhe veprimit drejt saj. Këtë e tregon më së miri dokumenti  i titulluar, “Kurrikula e Përbashkët”, në Kanada, i cili përbën edhe boshtin e hartimit të politikave të rezultateve në nivelin arsimor.

Testet shkollore injorojnë zhvillimin e personalitetit

Testet shkollore janë të përqendruara fatkeqësisht në një pjesë të kurrikulës, dhe lënë mënjanë gjënë më të rëndësishme, siç është zhvillimi personal dhe social i nxënësit. Kjo bën që informacioni i marrë nga testet të merret në mënyrë mekanike dhe të harrohet shumë shpejt nga nxënësit. Mësuesit i mbajnë nën presion të vazhdueshëm nxënësit, duke i testuar në këto dije të pjesshme pa hetuar në botën e brendshme të nxënësit, dhe kështu plani mësimor duket se realizohet, ndërkohë që dija e përftuar është dije që merret për hir të testit, jo për hir të dijes. Nxënësit dalëngadalë e marrin procesin mësimor si lojë, ku të kesh sukses perceptohet vetëm të kalosh testet, dhe më pas kjo dije ikanike nuk përbën boshtin e nxënësit, e kthehet në një dije të padobishme më vonë.

Shkrimtari Robert Sardello, në librin, “Facing the world with soul”(1992), e ka përshkruar në këtë mënyrë procesin e sotëm mësimor: “Arsimimi sot është kthyer në një institucion, qëllimi i të cilit në kohën moderne nuk është të krijojë kulturë, por të shfrytëzojë qenien njerëzore për llogari të forcave materialiste. Ky lloj arsimimi që kemi sot pa dyshim që e shkatërron shpirtin.”

Të mësuarit në formë të përshpirtshme

Nëse aplikohet një mësim i përshpirtshëm në shkollat tona, atëherë edhe procesi mësimor bëhet më i gjallëruar, duke përfshirë punën e brendshme të individëve me atë të jashtme të procesit mësimor. Ashtu siç thekson Matthew Fox: “Ne kemi nevojë për një investim të madh në talente dhe disiplinë në botët tona të brendshme.” Ky lloj arsimi i sotëm ka anashkaluar qëllimshëm botën e brendshme të studentëve dhe mësuesve. Për këtë duhet ndërtuar ose modifikuar drejt një kurrikulë që i angazhon palët në mësimdhënie dhe mësimmarrje drejt meditimit, punës me ndjenjat dhe idetë, shkrimet dhe imazherinë.

Lidhja me natyrën, dhe meditimi rreth saj, është një tjetër formë e cila çon drejt konkluzioneve mbi krijimin dhe mrekullitë e tij. Forma më e mirë e mësimit të shpirtit është meditimi dhe soditja, gjëra të cilat në sistemin tonë arsimor janë pothuajse të mohuara. Ndërkohë që në shkollat tona ne mësojmë se si të japim përgjigjet e duhura përmes analizave të ftohta, pa meditim dhe soditje. Duke i injoruar këto të fundit, ne kemi vrarë shpirtrat tanë. Ne mund të analizojmë, memorizojmë, mund t’i klasifikojmë me sukses gjërat në procesin mësimor, por ndërkohë që e bëjmë këtë e kemi detyruar shpirtin të fshihet në skutat e tij, pa e shoqëruar këtë proces me meditimin dhe soditjen ndaj këtyre analizave dhe klasifikimeve.

Në ditët e sotme imagjinata është shumë pak e zhvilluar për shkak të imazheve që na bombardojnë nga televizioni, facebook-u, revista, youtube-i, etj. Zhvillimi i imagjinatës është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e botës së brendshme të studentit. Një ndër mënyrat efikase të zhvillimit të imagjinatës së studentëve është që ata të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë atë që kanë lexuar dhe mësuar. Për shembull, nëse kanë mësuar mbi proceset natyrore dhe gjeografike, është e këshillueshme që ata symbyllur t’i imagjinojnë vendet dhe proceset natyrore, duke e pasuruar botën e tyre të brendshme me anë të kësaj imagjinate. Një mënyrë tjetër e zhvillimit të imagjinatës së studentëve është që ata të udhëtojnë me mendjen e tyre në hapësirë apo në vende të ndryshme të botës, e këtë udhëtim imagjinar ta shkruajnë në formën e një eseje, apo të një pikture. Kjo do të ndikojë në zbutjen e shpirtit të tyre.

Mësues të përshpirtshëm

Nuk mjafton që shpirti të aktivizohet vetëm tek njëra palë, që janë nxënësit, duhet që edhe mësimdhënia të jetë po aq e përshpirtshme. Kjo mund të realizohet nëse mësuesi e jep lëndën me shpirt në klasë; atëherë e gjithë lënda merr një lloj drite, e cila depërton shumë lehtë në zemrat e nxënësve. Ky lloj mësuesi e bën nxënësin ta ndjejë këtë të fundit, dhe për pasojë ta respektojë atë. Kjo sjell ndërgjegjësimin në klasë. Një mësues i përshpirtshëm sjell në një klasë dy gjëra: prezencën dhe përkujdesjen.

Prezenca ka të bëjë me interaktivitetin mësues-nxënës, që sjell ndërgjegjësim nga të dyja palët në klasë. Mësuesi bëhet më i ndërgjegjshëm për ndjenjat e nxënësve në klasë. Merr më shumë kohë me ta. Ndalet tek detajet e tyre. Kjo i bën nxënësit të ndihen më të lumtur dhe më të vlerësuar. Përkujdesja lidhet drejtpërdrejt me nevojat dhe interesin e studentit. Nëse mësuesi përkujdeset në klasë për nxënësit në çdo aspekt të jetës së tyre, atëherë ai zhvillon në klasë ndjenjën e komunitetit, që e pasuron shpirtërisht të gjithë procesin mësimor. Meditimi i mësuesit është një proces i rëndësishëm në ndriçimin e shpirtit dhe në fitimin e energjive të reja. Meditimi që vjen si praktikë personale, por që është i nevojshëm për t’iu kundërvënë qasjes mekanike të sistemit arsimor modern, që e ka vrarë shpirtin, ka shterur vitalitetin dhe ka inkurajuar dhunën në klasa. Presioni drejt arritjes së aspektit sasior të mësimdhënies dhe kalendarëve striktë e shtypin mendjen dhe shpirtin e nxënësve. Rikthimi i kënaqësisë së studimit, që është i lidhur drejtpërdrejt me gjendjen shpirtërore, realizohet duke evokuar sa të mundemi brenda sistemit tonë arsimor metoda dhe teknika të cilat i japin jetë shpirtit të studentit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Eliminatoret e Botërorit: Gjermania e Skocia fitojnë pa kokëçarje, Anglia e gjen golin në fund

Eliminatoret e Botërorit: Gjermania e Skocia fitojnë pa kokëçarje, Anglia e gjen golin në fund

2 gjëra të thjeshta kundër erës së keqe të gojës

2 gjëra të thjeshta kundër erës së keqe të gojës

Reforma në Drejtësi: zbulohet skema e Prokurorisë Speciale dhe milionat që SPAK do të marrë nga BE

Reforma në Drejtësi: zbulohet skema e Prokurorisë Speciale dhe milionat që SPAK do të marrë nga BE

TË FUNDIT

  • Të fundit

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni