Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Kur një suva bie në kokën e mësueses…

by te Sheshi
12/02/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Kur një suva bie në kokën e mësueses…

Dita u hap me një lajm që nuk kishte si të ishte ndryshe në një vend kontradiktor si ky i yni. Gjatë orës së mësimit, suvaja e tavanit të një shkolle të Tiranës ra mbi kokën e mësueses e cila po jepte mësim në një klasë të kësaj shkolle. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ana e stafit apo të nxënësve. Ato që lëndohen më së shumti në formë të vazhdueshme, janë ndjenjat tona të cilat të bombarduara përditë nga ngjarje ekstreme dhe nga bëma njerëzish veçanërisht të çuditshëm, janë kthyer tashmë në ndjenja të drunjta. Ky drunjësim ndjenjash kohët e fundit na shoqëron përditë teksa sodisim lajmet që na vijnë në formate dhe shpejtësi të ndryshme nga çfarëdo lloj aparati eletronik që na rrethon.

Është e disata suva që bie mbi kokat e nxënësve apo mësuesve të shkollave tona, duke na kujtuar në formë ciklike, ngjashëm me një timer, se shoqëria jonë akoma pluskon në të qënurit një parashoqëri ku respekti, dinjiteti si dhe amaneti janë për ne, akoma nocione që lexohen me ëndje dhe kërshëri, por që aspak nuk aktualizohen në praktikën e përditshme. Është krejt e lehtë tek mediat tona të gjesh kryebashkiakë të cilët nuk hezitojnë të dalin në formate përurimes shkollash, bile edhe më herët, që në kohën e ndërtimit të tyre, me kasketa në kokë, me plan-projekte përballë dhe me duar që i vërtisin lart e poshtë duke dhënë përshtypjen e një angazhimi maksimal për realizimin e tyre. Nuk është aspak e vështirë të gjesh së fundmi edhe kryebashkiakë që me rulin e bojës në dorë dalin duke punuar në ambientet e shkollave tona.

Këtu nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, njësimi i liderit me qytetarët dhe pjesëmarrja fizike në projekte komunitare, janë në vetvete vlera të cilat duhet të shoqërojnë një komunitet të civilizuar njerëzish. Ajo që nuk duket fare normale, është përdorimi i këtyre cilësive dhe virtyteve vetëm në formë sipërfaqësore, vetëm me kultin e imazhit dhe cekësisë tij. Pra, një vënie në skenë e cila nuk meriton duartrokitje kur sheh që jo shumë, por pak muaj më pas, në ato shkolla ku protagonzimi politik ka bërë kërdinë, nxënësit dhe stafi i tyre rrezikojnë jetën për shkak të paaftësisë dhe keqadministrimit të punimeve.

Një suva ra sot në kokën e mësueses së një shkolle pikërisht atëhere kur të gjithë, nxënës e prindër ndjehen më të sigurtë në ambientet e saj më shumë se askund tjetër. Të gjithë ne e denoncojmë përditë korrupsionin në shoqërinë tonë, por kur ai troket deri në dyert, muret e tavanet e një shkolle, kur shpirtngushtësia dhe grykësia arrijnë deri aty sa të përfitojnë në kurriz të sigurisë së nxënësve të saj, atëherë vërtet ky është një sinjal për t’u shqetësuar.

Kufinjtë tashmë nuk po njihen fare. Ironia e do që liderët politikë lokalë e jo vetëm, nuk harrojnë kurrë të vendosin kasketat mbi kokat e tyre, teksa shpalosin devocion për punët publike. Ata me anë të kasketës duan të japin edhe një mesazh mbi sigurinë në punët komunitetit. Jo vetëm kaq, por kasketa në kronikat televizive, e cila shpesh rri shtrëngueshëm në kokat e majme të politikanëve tanë, është edhe një sinjal se vendi ynë tashmë është një vend i standartizuar deri në atë masë sa nuk toleron as edhe “pakujdesi” të tilla.

Vërtet, standarti tek ne është vetëm në pjesën e dukshme, vetëm deri aty ku beteja për vëmendje mbaron, pastaj çdo gjë tjetër i kthehet vanitetit dhe reales së hidhur. Shumë prej nesh do të donim që ajo suva të kishte rënë në kokat e atyre që kanë projektuar këtë kaos dhe këtë “fake reality”, por ja që nuk është e thënë të jetë kështu. Lajmi nuk qe edhe aq shqetësues. Një shqiptar fitues i festivalit të San Remos kishte zënë të gjithë vëmendjen tonë harracake, ndërkohë që pluhuri në kokën e mësueses akoma është duke lënë gjurmë. Ndoshta faji është i stafit të shkollës që nuk vë kaskon para se të fillojë mësimin. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
PD vendos ta hetojë parlamentarisht Tahirin dhe partinë e tij: na katandisën në Kolumbi!

PD vendos ta hetojë parlamentarisht Tahirin dhe partinë e tij: na katandisën në Kolumbi!

Prodhohet tiramisuja rekord 267 metra

Prodhohet tiramisuja rekord 267 metra

Ankaraja “pickon” Uashingtonin: rruga ku ndodhet ambasada amerikane do të marrë emrin “Dega e Ullirit”

Ankaraja "pickon" Uashingtonin: rruga ku ndodhet ambasada amerikane do të marrë emrin “Dega e Ullirit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni