Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Kriminelët e familjeve të veta

by Te Sheshi
06/02/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Kriminelët e familjeve të veta

Vatra familjare, nga streha më e sigurtë dhe më e paqtë, nga vendi i edukimit dhe prehjes individuale, papritmas mund të kthehet në një konak horrori me gra e vajza, fëmijë e pleq, të shtrirë në pellgje gjaku pasi një anëtar i familjes paskësh konstatuar se kësaj radhe e “vërteta” nuk qëndroka  nga ana e tij, dhe pastaj i penduar shpejt plotëson foton thriller  të familjes duke ia shkrepur edhe vetes. Krimi brenda familjes po i kalon fatkeqësisht caqet e rastësive dhe po kthehet në një traditë, në një “rrugëzgjidhje” zakonore. Ky fenomen është sa i dhimbshëm, po aq edhe i trishtë, sepse kjo e keqe po kthehet në rutinë. Nuk ka më raporte tëhuajsimi mes rrugës dhe gjirit të familjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për krimin. Bile shpesh makabriteti i krimit në familje është tipikisht më i shëmtuar se krimi i rrugës, çka do të thotë se intensiteti dhe “pasioni” kriminal që zë vend në raste të tilla i bashkangjitet aktit kriminal ordiner, duke prodhuar kështu tragjedi në zinxhir.

Kur një shoqëri e ka indeksin e krimit brenda familjes në parametra të lartë, atëherë mund të shqetësohemi vërtet, sepse bërthama sociale, që është familja, ka pësuar një rënie të lirë drejt shpërbërjes, dhe në të njëjtën kohë emeton një model të shëmtuar “zgjidhjesh”, që transmetohet nga përcjellësit socialë gati-gati në mënyrë instiktive. Trajtimi i familjes në një formë të çuditshme, ku, për sa u përket detyrimeve familjare, ka abstenime, ndërsa, për sa u përket të drejtave, ekskluziviteti shpesh qëndron vetëm si atribut i burrave patriarkë, të cilët “gjënë e gjallë” brenda familjes e konsiderojnë si pronë private, me të drejta ekskluzive kurbanbërjeje. Këtu, në këto raste, ligji nuk funksionon, instikti mbiinstitucional rrafshon realitetin, dhe uni procedon me plotësimin e urisë së vet të shëmtuar.

Ironia është se duke parë vrasësit apo vrasëset e familjarëve të vet, një kriminel ordiner rruge duket më i “moralshëm”. Përdhunime, linçime, varje, copëtime, groposje; të gjitha format më perverse të krimit duken se janë ekspozuar në një show progresiv në historitë e familjeve shqiptare, duke e pasuruar repertorin kriminologjik. Në këndvështrimin normal të një njeriu normal rezulton i pakuptimtë ushtrimi i akteve të tilla në mes njerëzve të cilët kanë ndarë një votër, që ndajnë ndjenjat me njëri-tjetrin. Transformimi në një armik patologjik i qenieve që kanë qenë pjesë e jotja, dhe për të cilat njeriu bën sakrificat më të mëdha, përbën një proces shumë kompleks psikologjik dhe ndjesor. Në trajtimet e shpeshta mediatike fenomeni është trajtuar thatë, pa analizë, dhe ka patur qëndrim me shprehjen standarde, “për motive të dobëta”, apo “për motive ekonomike”. Por shpeshtësia e ngjarjeve të tilla duhet të ndezë sinjalin e alarmit për administratorët e pushtetit, si dhe për shoqërinë tonë.

Kur fenomene të tilla ndodhin në mënyrë progresive dhe shthurin konstruktin tonë të dobët social, atëherë kthehet në primare nxjerrja e shkaqeve dhe, më pas, rindërtimi apo restaurimi i konceptit të familjes si garanci për stabilitet shoqëror. Ndër shkaqet kryesore të cilat udhëheqin drejt krimit në përgjithësi, dhe, specifikisht, atij të familjes në veçanti, është alkooli. Konsumi i tij deri në formën e një detyrimi zakonor pa masë, në çdo vend dhe për çdo rast, e transformon anëtarin e familjes në një përbindësh të armatosur tashmë me dyshime apo brejtje që ndërgjegjja ia kish furnizuar përditë, i paaftë të japë një gjykim të saktë dhe të mund të frenojë ndjenjat dhe emocionet, duke u kthyer në një makineri krimi jashtë kontrolli.

Shkak tjetër është koncepti i gabuar mbi familjen dhe marrëdhëniet bashkëshortore: trajtimi i bashkëshortësisë si marrëdhënie pronësie dhe mbiinstitucionale, jashtë kohezionit social. Ky trajtim i “plaçkës” shtëpiake, e gatshme për “përpunim” familjar kur të jetë nevoja, ka krijuar një mentalitet të ç’balancuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë bashkëshortore.

Boshllëku besimor, karakteristik për një pjesë të mirë të popullsisë tonë, si produkt postkomunist e postatesit, është një shkak tjetër thelbësor që i paraprin këtij fenomeni. Duke mos u mbrujtur me idealin religjioz, i cili ka karakteristikë të vetën frenimin nga e keqja dhe investimin për nga e mira, që buron në moralin e religjioneve nën postulatin frikë-bindje ndaj Zotit, manifestuar në ndërgjegjet e tyre përmes praktikave, anëtarët e  kësaj familjeje, në shterrim të këtij ideali, e kanë tepër të lehtë të prishin thurjen familjare dhe të avancojnë deri në eleminimin pjesor, por edhe tërësor, të saj.

Efekt tjetër negativ i cili e nxit këtë fenomen është edhe shtrirja e madhe e emigracionit në familjet shqiptare, sidomos në ato familje të ndara ku një prej bashkëshortëve ndodhet në emigracion. Kohëzgjatja e madhe e mungesës në bashkëshortësi krijon premisa për çarje të familjes dhe u jep rrugë të pafre jo vetëm thashethemeve, por vërtet edhe tradhtive familjare.

Krimet e shpeshta në familje që kanë tronditur shoqërinë shqiptare duhen marrë në konsideratë si shenja serioze të degradimit social e moral të shoqërisë tonë. Duhet që të dilet jashtë skemave të thata, dhe kjo çështje të mos lihet tashmë vetëm në dorë të OJQ-ve apo të disa publiciteteve mediatike, por duhet futur si program qeveritar, i cili të zbërthehet e detajohet me një rend shumëdimensional. Të përcaktohen masa dhe afate konkrete për të promovuar vlerat në shoqërinë tonë, dhe këto të jenë konsensuale për sa u përket planeve qeverisëse të forcave politike, duke garantuar që shtrirja kohore e tyre të çojë në ndoshta zgjidhjen jo tërësore të problemit, por të paktën në reduktimin e tij deri në raste të shkëputura sociale. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Zika “ante portas”: OBSH paralajmëron praninë e virusit në Malin e Zi

Zika “ante portas”: OBSH paralajmëron praninë e virusit në Malin e Zi

Federica Mogherini: Kemi nevojë për Turqinë në BE

Federica Mogherini: Kemi nevojë për Turqinë në BE

La Liga: Atletiko e Madridit rikthehet të fitojë sërish

La Liga: Atletiko e Madridit rikthehet të fitojë sërish

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni