Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Koncepti i së bukurës në mendimin filozofik musliman

by Te Sheshi
24/08/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Koncepti i së bukurës në mendimin filozofik musliman
6
SHARES

Në trajtimin që filozofët muslimanë i bënë së bukurës shihet ndikimi që ata kanë nga konceptet platonike, si dhe nga teoria e Plotinit mbi të bukurën e përkuptueshme apo të intelektueshme. Monizmi plotinian mbi joqenien si produkt i Qenies pa ndryshuar substancën e saj (Qenies), dhe lidhja e tyre përmes një vije ekzistimi, karshi dualizmit të Platonit për shqisoren dhe mbishqisoren, ishte koncept më afër filozofisë së Qenies si thelb dhe ekzistencë, në të njëjtën  kohë, të mendimit filozofik musliman. Filozofët muslimanë i avancuan më tej konceptet e së bukurës së përkuptueshme, si dhe ndryshimet me procesin e të ndijuarit të së bukurës.

Në filozofinë e muslimanëve, artet në përgjithësi nuk janë parë si caqe përfundimtare, si qëllim në vetvete brenda një rrethi të mbyllur, por si një dritare drejt pafundësisë brenda një konteksti intelektual. Ato (artet ) janë konsideruar si mjete për t’i përçuar të vërtetat, edhe filozofike, drejt perceptimit të masës, pra, përmes artit e vërteta filozofike thjeshtëzohej për një kapacitet më të kufizuar perceptimi.

Një ndër përfaqësuesit eminentë të filozofisë muslimane ishte edhe el-Farabiu, i cili në shtjellimin e gjerë filozofik të shumë çështjeve të ndryshme përfshiu edhe punimet e tij filozofike mbi të bukurën e intelektueshme, e këtë nocion të së bukurës e bashkëngjiti me emrat dhe atributet  e Qenies. Vepra e tij më e spikatur në këtë fushë ka qenë titulluar, “Qyteti virtuoz” (Al-Medina al-fadila). Nga perëndimorët është quajtur si babai i neoplatonizmit islam me gjuhë aristoteliane. Por ndryshimi i madh me Platonin qëndron në faktin se ai u jep një dimension teologjik koncepteve të tij filozofike, në ndryshim nga ai politik që ne hasim tek Platoni. Në qendër të argumentimit të el-Farabiut për të bukurën qëndron fakti se Zoti është më i bukuri për arsye se vetë ekzistenca e Tij është e përkryer, dhe çdo krijesë e Tij bëhet më e bukur sa më shumë që i afrohet perfeksionimit. Ndërsa burimin e bukurisë së Qenies (Zotit) ai e sheh tek thelbi i Tij, që është edhe ekzistencë në të njëjtën kohë, e cila ndryshon nga bukuria e krijesave, që është aksidentale dhe me cilësi trupore dhe të panjësuara me thelbin e tyre. Për këtë arsye, bukuria e Zotit (Qenies) i tejkalon të gjitha bukuritë e tjera, sepse është thelbësore në vetvete, dhe jo aksidentale. Për el-Farabiun, kënaqësia është në pritë të perceptimit apo kuptimit të së bukurës; kështu, kënaqësia rritet sa më shumë që rritet gama e perceptimit të së bukurës. Për këtë arsye, kënaqësia dhe e bukura janë të puqura me njëra-tjetrën. Ashtu si Zoti ishte më i bukuri i qenieve sepse dija dhe i dituri janë tërësisht në një, edhe kënaqësia e Tij, ashtu si e bukura, qëndron larg perceptimit tonë. Vetë këto shtjellime të Farabiut mbi të bukurën, mbi perceptimin dhe kënaqësinë, përbëjnë elemente estetike më vete.

Një tjetër kolos i mendimit filozofik të muslimanëve ishte edhe Ibn Sina, filozofia e të cilit bazohej tek realiteti dhe arsyeja, e cila nga ana e saj mund të perfeksionohej përmes shkallëve të të kuptuarit që të çonin tek e vërteta finale, tek Zoti. Për Ibn Sinën, imagjinata kishte rolin kryesor në përkuptim, ngase ai krahason dhe ndërton imazhe që hapin rrugë për tek universalja, tek intelekti i pastër i Qenies absolute. Ai  ndante thelbin me ekzistencën e gjërave, ku thelb konsideronte natyrën e gjërave, e cila qëndronte e ndarë nga realizimi apo ekzistenca fizike a mendore e tyre. Ky dallim i thelbit me ekzistencën ishte nocion për të gjitha gjërat, përveç Zotit, i cili konsiderohej si shkaku fillestar, e, për pasojë, thelb dhe ekzistencë në të njëjtën kohë. Vepra e tij, “Traktati mbi dashurinë”, është një trajtesë e zgjeruar mbi bukurinë e përkuptueshme dhe të kënaqësisë në të shijuarit e saj, e cila i përcakton konceptet e dashurisë dhe të bukurës mbi katër parime.

  • Në parimin e parë flitet mbi shpirtin si njësi e vetme substanciale (thelbësore), që përmbledh në vetvete fuqi të ndryshme ku puqen arsyeja dhe imagjinata.
  • Në parimin e dytë flitet për veprime njerëzore të cilat kanë atribute trupore dhe u afrohen më së shumti instikteve kafshërore. Në këto veprime përmenden ndjesia me anë të të prekurit, dëshirat, seksi, agresiviteti. Megjithëse këto tipare të veprimeve kafshërore, për Ibn Sinën, mund të administrohen nën presionin e logjikës njerëzore.
  • Në parimin e tretë flitet që e mira ndodhet në të gjitha paracaktimet e Zotit, në çfarëdo forme që ato na shfaqen.
  • Kurse formulimin e së bukurës tek Ibn Sina e e gjejmë në parimin e katërt të tij, ku ai e zbërthen atë në tre përbërës: rendi, përbërja dhe simetria.

Për Ibn Sinën, dashuria për të bukurën në instiktin kafshëror të shpirtit është më e prirur drejt natyrores, ndërsa në shpirtin racional dashuria për të bukurën është më e prirur për nga e  arsyeshmja. Pra, duke u bazuar mbi këto katër parime, Ibn Sina mbërrin në konkluzionin se  ndjenja estetike është e mbjellur në qeniet njerëzore si krijesa intelektuale. Prandaj, çdo gjë e bukur, përfshirë edhe formën e bukurisë njerëzore, zgjon tek njeriu instiktin estetik, që e vlerëson bukurinë në dy dimensione, të brendshme dhe të jashtme, sepse ndjenja estetike tashmë është e përkufizuar që në krijimin e atij vetë.

Kurse el-Gazaliu, një ndër filozofët, juristët dhe teologët më të mëdhenj muslimanë, qasjen e vet ndaj së bukurës e shpreh përmes librit të tij “Alkimia e lumturisë”, ku ai e kategorizon në tre lloje të bukurën.

  • Lloji i parë është e bukura e jashtme fizike, e cila përbën edhe nivelin më të ulët të së bukurës.
  • Lloji i dytë është e bukura morale, e cila thelbin e saj e ka tek karakteri i njeriut.
  • Ndërsa lloji i tretë i së bukurës është bukuria shpirtërore, e cila për Gazaliun është bukuria më sublime, për shkak të lidhjes direkte që ajo ka me Krijuesin e së bukurës.

Në të njëjtin libër, Gazaliu e ndan natyrën njerëzore në tre shkallë. Shkalla e parë përfshin natyrën kafshërore, shkalla e dytë natyrën djallëzore, dhe shkalla e tretë përfshin natyrën engjëllore të njeriut. Për Gazaliun, dy shkallët e para janë shkakësore, aksidentale, dhe shkalla e tretë e natyrës engjëllore të njeriut është thelbësore. Nëse arti fillon prej këtij niveli engjëllor, atëhere ai shkon drejt origjinës së tij, drejt më të Lartit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Italia goditet nga tërmeti: viktima e dëme materiale

Italia goditet nga tërmeti: viktima e dëme materiale

Australia lëviz çdo vit me nga shtatë centimetra

Australia lëviz çdo vit me nga shtatë centimetra

Roma bën harakiri ndaj Portos: dy kartona të kuq, tre gola të pësuar

Roma bën harakiri ndaj Portos: dy kartona të kuq, tre gola të pësuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni